Dokumenti/ Ja fashat e orareve kur mund të lëvizin qytetarët në “Zonat e Gjelbërta”

Zbardhet urdhri i ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në lidhje me masat e marra në vendet e përcaktuara si “zona të gjelbërta”.

Brenda hartës së zonës së gjelbërt janë caktuar:

  • Qarku Dibër
  • Qarku Gjirokastër
  • Zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë, Finiq
  • Përrenjas
  • Pogradec
  • Librazhd
  • Bashkia Divjakë

Në lidhje me këto zona, Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar urdhrin për lëvizjen e qytetarëve, se në cilat orare duhen bërë këta lëvizje.

Në vendim thuhet se pensionistët do të lejohen të lëvizin lirisht nga ora 06:00 deri në 08:30, ndërsa gjatë kësaj kohe s’do lejohet të lëvizë asnjeri tjetër, përveç atyre që kanë leje për punë.

Ndërkohë pjesa tjetër e këmbësorëve dhe atyre që kanë makina private do të lejohen të qarkullojnë gjatë orarit 09:30 me 17:30.