Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Doktor paditur e padashur, hodhëm në erë Shqipërinë

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Heshtja e çuditshme e Sali Berishës

Nga: Shpëtim Nazarko

Po lexoja Doktor Berishën sot, që shkruante për rrëzimin e diktaturës, dhe m’u rikujtua Profesori im i vjetër që më mësonte shahun. E pyeta një ditë kur isha rrotull 15 vjeç, me kureshtjen e një fëmije.

Profesor, pse lojërat tona nuk na dalin si të Fisherit a Kapablankës?

Profesori ishte bashkëvuajtës në Lushnjë, i internuar, kampion absolut shahu në kohën që e lanë… Nxënës i një prej fizikantëve më të mëdhenj të historisë Enriko Fermit, i laureuar me ar në Torino, ktheu kokën dhe më tha me gjysmë buzagazi dhe trishtimi të plotë.

Sepse janë të kalbura në bazë Shpëtim. Dhe prandaj nuk pjellin dot asgjë.

Kjo fjali e llahtarshme, që do më shoqërojë tërë jetën, më ka bërë shpesh të buzëqesh me trishtim, kur flasim për një përvjetor të tillë. Unë nuk e kam kritikuar asnjëherë rëndë Berishën, ashtu si bëj dhe me Ramën, apo të tjerë. Më del përpara fjalia e mësipërme, që më ndalon.

Tani çdo ditëzi, e di që në 1990 regjimi kishte mbaruar. Për t’i rënë shkurt mjafton një fjali. Në 1 janar 1991, regjimi që na jepte rrogat e 15-ditëshit, kishte vetëm 6 milionë dollarë në arkë. Kishte dy a tre vite që po harxhonte floririn e fundit, se kleringu nuk shkonte më. Kishte krijuar një borxh po dy a tre vitet e fundit para se të binte, gjysmë miliardi dollar. 150 milionë dollarët e fundit, i përpiu thatësira e atij viti të tmerrshëm.

E kisha të qartë këtë dhe i thashë një ditë doktorit nga fundi i shkurtit të vitit 1991. Më kishte marrë si tip ndihmësi.

Doktor! Është e qartë se ti do të jesh i pari. Po unë mendoj, të vesh t’i thuash Ramizit që të rrijë edhe nja dy vjet. Po u soll mirë, jepini dy dhoma e një kuzhinë në fund. Po u soll keq dhe mendon që është akoma në krye, shpjereni te 7 penxheret. Regjimi ka rënë, po ka ca probleme që do t’i vuajmë më shumë nga sa mendon…

Doktori më sheh i habitur. Ç’kuptim ka kjo, më pyeti?

Është e thjeshtë. Vendi rron me lekët e 15- ditëshit i thashë. Komunistët e zyrave nëpër rrethe ia kanë mbathur. Oborri i PD-së nuk ka vetëm militantë e të vuajtur, por shumë xhambazë të të gjitha llojeve, që e kuptojnë se ka mish për të ngrënë, si ato korbat që vijnë rrotull kufomave. E dinë më mirë që nuk ka më lekë. Hoxha u ka hequr pronat të gjithëve dhe nëse nuk ka lekë 15 ditëshin tjetër, do të fillojë një llahtari që nuk është parë e dëgjuar.

Dhe vazhdova

Në veriun nga jeni Ju, nuk ka njeri pronë dhe kooperativa dhe në kohën e Enverit, nuk u jepte lekë as për një bukë. Po Hoxha ishte kujdesur që një nga pjesëtarët e familjes ta mbante në minierë. Një familje tjetër e kishte në pyje. Një në hidrocentrale. Një në bimë medicinale. Këta mbajnë shtëpinë, se kanë rroga të mira për kohën.

Kur të mbyllen këto siç thotë Zoti Pashko, a Ju brenda ditës, ku do vejë kjo masë e madhe njerëzie? Pa pronë e pa punë?

Do arratiset nga sytë këmbët. Serbia nuk i lë. Do zënë Italinë, sa munden se ka det. Një pjesë Greqinë me tokë, po shumica do vijë në Tiranë. Po për të ardhur deri këtu duhen lekët e rrugës dhe të shtëpisë për të fjetur…Ku t’i gjejnë ?

Do presin pyjet, do shkatërrojnë e vjedhin miniera, e çka për të shitur për të ardhur këtu. Dhe nuk e kam të vështirë të shoh me sytë e mendjes një Tiranë, me 1 milionë njerëz në tre a katër vjet, të cilët ajo, do t’i duhen 50 vjet të tjera t’i tresë….

Ngjau ajo që ngjau.. Ramizi që e njihte më mirë se ne arkën e shtetit dhe si funksiononte sistemi, na e la në dorë, pa asnjë lloj revolucioni.

Nuk është sekret i madh të dish se një qeveri mund të bjerë dhe në 5 minuta. Me grusht shteti a me një bandë të armatosurish, po një mënyrë jetese do shumë të bjerë. Dhe prandaj isha për uljen e ngadaltë dhe jo për merakun për Ramizin që kishte kohë që kishte vdekur bashkë me sistemin…

Në thelb po vuajmë ato që thashë më lart dhe nuk ishin vështirë për tu parashikuar. Profesori i vjetër po më jepte leksion praktik.

Tridhjetë vjet më pas jemi po në të njëjtën gjendje. Megjithëse ky shtet është i gjithi i privatizuar, pothuajse të gjithë pasanikët e tij, rrinë me sy e veshë te arka e shtetit….

Sepse nuk bëmë shtet. Nuk dhamë dot prona. Nuk i mbrojtëm dot pyjet dhe tokat. Dhe kemi bërë një bartërdi urbane që do dhe tridhjetë vjet të tjera ta riparojmë. Kavaja, një qytet që e kishte deputet Doktorin 20 e ca vjet, është një shembull tipik i asaj që ndodhi.

Një i huaj që e shoqëroja një ditë, duke hedhur sytë në drejtim të qytetit më tha pas një minute.

Nuk duhen më shumë se 5 sekonda të kuptohet, se Shqipëria është një shtet i falimentuar. Mjafton të shikoj këtë batërdi të shtëpive të Kavajës ta kuptojë.

Mund të kishte parë Kamzën, që më kujton çfarë thashë më lart. Të duket se je në mesjetë, apo ca më keq. Dhe njerëzia vuan pafundësisht. Kë rregulluam? Pronat? Ujërat? Tokën e punueshme? Infrastrukturën urbane?

Shoh vetëm militantë të dy kampeve. Një palë që mallkojnë komunistët e vjetër dhe të rinj. Një palë militantësh kanë filluar më keq se budallët të kërkojnë Enverin… Vendi i ngjan një çmendine, ku të tërë sillen vërdallë dhe nuk prodhojnë dot asgjë.

Po Shpëtim, më thotë Profesori im i vjetër nga varri. Do t’u ndodhte, se loja juaj ishte që në bazë e kalbur. Nuk dinit, a nuk donit është tjetër gjë.

Nuk është për t’u mburrur çfarë krijuam. Nëse do të flisja me ironi, do të kujtoja një ndodhi sa të vërtetë, aq edhe jo të tillë.

Tags: analizadoktorsali berishashpetim nazarko

TË LIDHURA

Gjashtë muaj në “arrest shtëpie”, lihet i lirë kryetari i Bashkisë Tropojë Rexh Byberi
Politikë

Gjashtë muaj në “arrest shtëpie”, lihet i lirë kryetari i Bashkisë Tropojë Rexh Byberi

10:16 | 01/08/2025
Makina përmbyset në anë të rrugës në Korçë-Ersekë! Dy personat që ishin në mjet dërgohen në spital
Aktualitet

Makina përmbyset në anë të rrugës në Korçë-Ersekë! Dy personat që ishin në mjet dërgohen në spital

10:14 | 01/08/2025
Ndezën zjarre në fshatrat Gosë e Madhe dhe Luz i Madh, identifikohen dhe procedohen penalisht 2 shtetas
Aktualitet

Ndezën zjarre në fshatrat Gosë e Madhe dhe Luz i Madh, identifikohen dhe procedohen penalisht 2 shtetas

10:12 | 01/08/2025
Next Post
Oferta franceze e Macron: Bllof apo një mundësi e re e sinqertë

Oferta franceze e Macron: Bllof apo një mundësi e re e sinqertë

Vendimi i Kolegjit/ Salianji: Nuk keni rrëzuar asgjë, vetëm Gjykata…

“Çështja e Babales”, Salianji paralajmëron publikimin e fakteve të reja

Psikologjia e bindjes/ Pse disa njerëz i binden rregullave, ndërsa të tjerët jo?

Psikologjia e bindjes/ Pse disa njerëz i binden rregullave, ndërsa të tjerët jo?

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Gjashtë muaj në “arrest shtëpie”, lihet i lirë kryetari i Bashkisë Tropojë Rexh Byberi
Politikë

Gjashtë muaj në “arrest shtëpie”, lihet i lirë kryetari i Bashkisë Tropojë Rexh Byberi

by mirseda
10:16 | 01/08/2025
0

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur lirimin nga masa e arrestit në...

Makina përmbyset në anë të rrugës në Korçë-Ersekë! Dy personat që ishin në mjet dërgohen në spital

Makina përmbyset në anë të rrugës në Korçë-Ersekë! Dy personat që ishin në mjet dërgohen në spital

10:14 | 01/08/2025
Ndezën zjarre në fshatrat Gosë e Madhe dhe Luz i Madh, identifikohen dhe procedohen penalisht 2 shtetas

Ndezën zjarre në fshatrat Gosë e Madhe dhe Luz i Madh, identifikohen dhe procedohen penalisht 2 shtetas

10:12 | 01/08/2025
Marrëdhënie me dhunë me të rritura në tentativë dhe vjedhje, vihen në pranga 2 persona në Lushnjë

Marrëdhënie me dhunë me të rritura në tentativë dhe vjedhje, vihen në pranga 2 persona në Lushnjë

10:09 | 01/08/2025
Konispoli shpallet Ansambël Historik, hap i rëndësishëm për trashëgiminë

Konispoli shpallet Ansambël Historik, hap i rëndësishëm për trashëgiminë

23:07 | 31/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com