Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Do të udhëtoj në Hagë për t’u intervistuar”, Thaçi bën publike datën

6 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, bën me dije se ditën e hënë, më datë 13 korrik, do të udhëtojë në Hagë për t’u intervistuar.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës.

Më lejoni të ndaj me ju se të hënën do të udhëtoj për në Hagë si i ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar.

Deri sa bashkëluftëtarët e mi dhe unë do të përballemi me dinjitet dhe integritet me drejtësinë ndërkombëtare, ju ftoj që të bashkuar t’i përballojmë sfidat me të cilat po përballet vendi”, shkruan ndër të tjera Thaçi.

Ky i fundit pohon gjithashtu se Kosova, edhe pse viktimë, ka bashkëpunuar me organet e drejtësisë për trajtimin e pretendimeve për krime lufte.

Postimi i tij i plotë: “Qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës,
Në këto dy dekadat e fundit shumë pjesëtarë të UÇK-së u ballafaquan me drejtësinë ndërkombëtare të UNMIK-ut, Tribunalit të Hagës për Ish-Jugosllavi, EULEX-it dhe me drejtësinë vendore.

Kosova, edhe pse viktimë, bashkëpunoi me organet e drejtësisë për trajtimin e pretendimeve për krime lufte. Në këto dy vitet e fundit shumë ish-bashkëluftëtarë janë intervistuar nga Dhomat e Specializuara, brenda dhe jashtë vendit.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Më lejoni të ndaj me ju se të hënën do të udhëtoj për në Hagë si i ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar.

Deri sa bashkëluftëtarët e mi dhe unë do të përballemi me dinjitet dhe integritet me drejtësinë ndërkombëtare, ju ftoj që të bashkuar t’i përballojmë sfidat me të cilat po përballet vendi.

Uniteti qytetar, bashkëjetesa ndëretnike, stabiliteti institucional dhe besimi në institucione janë të domosdoshme që Kosova ta jetësojë vizionin që të jetë pjesë e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe të ruajë miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ju faleminderit për përkrahjen tuaj!

Zoti e bekoftë Kosovën! HTH”.

Rikujtojmë se Zyra e Prokurorit të Specializuar para disa javësh ka dorëzuar një aktakuzë ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Në aktakuzën që Zyra e Prokurorit të Specializuar i paraqiti për shqyrtim Dhomave të Specializuara për Kosovën, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe disa persona të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje të paligjshme, zhdukje me detyrim të personave, përndjekje dhe tortura.

Tags: AkuzaHagëThaci

TË LIDHURA

Aktualitet

Rama nxjerr pamjet e Zvërnecit plot mbeturina: Duan ta mbajnë kështu, por projekti e kthen

09:03 | 04/06/2026
Aktualitet

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026
Rajoni

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026
Next Post

Kush është vajza e ish-ministrit të Mbrojtjes që propozon Cakaj për të zëvendësuar Hobdarin

VIDEO/ Rezultoi i infektuar një ditë më parë, Bolsonaro heq maskën para gazetarëve

Shtyhen për vitin tjetër lehtësitë për biznesin







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Kam kërkuar vlerësim të plotë të situatës”, Lamallari shkon te Trauma: Mjekët po bëjnë të pamundur

by mirseda
13:52 | 04/06/2026
0

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka vizituar policin e plagosur, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës....

Kërkesa për ndalimin e qarkullimit të patinave elektrike, GjK nuk e kalon për shqyrtim

13:45 | 04/06/2026

Ish-drejtori i Milanit në SPAK, Igli Tare merret nën hetim për akuzën e pastrimit të parave

13:42 | 04/06/2026

Bordi i Transparencën ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

13:30 | 04/06/2026

“Ku fillon drejtësia?” Gogu: Jo në sallën e gjyqit, por në Shkollën e Magjistraturës

12:50 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com