E shtunë, 27 Shkurt, 2021
4 C
Tirana

“Do punojmë fuqishëm në konferencën e donatorëve”, Di Maio premtim shqiptarëve

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, shprehet se Shqipëria do të ketë gjithmonë mbështetjen e vendit të tij për rrugëtimin drejt BE-së.

Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me Ramën, Di Maio tha se Italia po këmbëngul për të përcaktuar një datë për thirrjen e konferencës së parë mbarëqeveritare.

Sipas ministrit, Italia është partneri i parë me Shqipërinë dhe vendi i parë për sipërmarrjet.

“Për mua qe një kënaqësi e madhe që pata një bisedë të frytshme me km Rama. Arsyeja kryesore për të cilën ndodhem këtu jo vetëm për të çuar më tej miqësinë historike por edhe për të shprehur mbështetjen tonë pas situatës së tërmetit, mbështetjen dhe për rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

Pata rastin të vizitoj dhe një kamp me çadra të ngritura nga emergjencat italiane në Vorë, mora pjesë në nënshkrimin e dhurimit të materialeve nga ana e mbrojtjes civile italiane.
I theksova kryeministrit mbështetjen e palëkundur të Italisë në rrugën evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Italia këmbëngul mbi nevojën e një vendimi pozitiv për të dyja vendet dhe për të përcaktuar dhe një datë për thirrjen e konferencës së parë mbarëqeveritare. I shpreha kryeministrit edhe urimin tonë dhe dëshirën tonë që të gjithë aktorët politikë të angazhohen në vendosjen e një klime që të mos komprometojë rrugëtimin evropian të Shqipërisë duke favorizuar uljen e tensioneve dhe çeljen e kanaleve të dialogut. Italia është partneri i parë me Shqipërinë dhe vendi i parë për sipërmarrjet”, tha ai.

Ministri Di Maio kërkoi një bashkërendim më të mirë të autoriteteve përkatëse të të dyja vendeve duke rritur fluksin e informacioneve dhe shkëmbimin e përvojës. Ai theksoi se kryeministri Conte do të bëjë të mundur ndihmesën që duhet t’i jepet Shqipërisë për t’iu kthyer normalitetit.

Lexo edhe :   Rama: Tatim fitimi dhe TVSH-ja zero për bizneset e vogla deri në vitin 2029

“Ka qenë një bisedë mjaft e frytshme. I theksova kryeministrit afërsinë dhe praninë e Italisë me Shqipërinë jo vetëm për anëtarësimin por edhe sa i përket çështjes së goditjes së pësuar nga tërmeti. BE do të bëjë më shumë. Ato burime që u vunë në dispozicion përbëjnë vetëm hapin e parë. Populli shqiptar nuk do të lihet vetëm.

Lexo edhe :   Rama: Tatim fitimi dhe TVSH-ja zero për bizneset e vogla deri në vitin 2029

Duhet të bindë dhe KE që t’i qëndrojë pranë popullit shqiptar. Do punojmë fuqishëm dhe në konferencën e donatorëve. Do vëmë në dispozicion teknikët tanë që të bëjmë një vlerësim paraprak të dëmeve që konferenca e donatorëve të ketë një kuadër të qarrtë të situatës”, deklaroi ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Studimi: Një dozë e vetme e vaksinës së Pfizerit ul transmetimin e virusit

Tre studime të reja britanike tregojnë se vaksina kundër COVID-19-s e kompanive Pfizer-BioNTech, e cila merret me dy doza, zvogëlon transmetimin e virusit pas...

Sa ndihmojnë vaksinat kineze për rritjen e influencës së Pekinit në Ballkan?

Në një kohë kur shumë vende kanë vështirësi për të siguruar doza të mjaftueshme vaksinash për koronavirusin, Kina ka shtuar përpjekjet për të shpërndarë...

Koronavirusi, Tomini: Dy fëmijë ndodhen në terapi intensive

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka folur për situatën me Covid-19 në spitalet që trajtojnë koronavirusin në vendin tonë. Në një lidhje direkte me...

Epidemiologu Alimehmeti: Të saktësohen sa teste e tampone bëhen në ditë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur për situtën e pandemisë në vendin tonë, ku është shprehur se është ende herët për të folur për një...

Rakacolli: Të hënën vijnë 15 mijë doza të vaksinës së Pfizer

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se të hënën do të vijnë në Shqipëri 15 mijë doza të vaksinës së Pfizer. Ajo tha në Report...