Mjeku i njohur Tritan Kalo, nuk ka të ndalur me mesazhet thumbuese. Ai kërkon të dijë nga qytetarët, nëse kanë reflektuar gjatë këtyre dy muajve gjatë izolimit, për shkak të pandemisë. Mjeku i ndan qytetarët në dy grupe, në ata që besojnë tek bluzat e bardha. Sikundër dhe grupi tjetër që është bërë njësh me akuzat që parashtrohen shpesh nga politikanët, lidhur me menaxhinim e situatës nga koronavirusi.
Mjaft i drejtëpërdrejtë në qëndrimin e tij, mjeku u ka treguar dy mundësitë që paraqiten në tavolinë. Ose do mendojmë për mirëqenien tonë, apo të brohorasim “rroftë partia” e të nesërmen të marrim rrugën e kurbetit.
Statusi
A kemi reflektuar ndopak si “il poppolo Albanese” gjatë këtyre dy muajve “QUARANTIN”…..Do fillojmë të mendojmë thelbësisht për ARDHMËRINË dhe MIRËQËNIEN TONË, apo do vijojmë të brohoraaim “Rroftë Partia”, e të nesërmen me trastë krahut të marim udhën e hidhur të theqafjes/gurbetit….Kurrë të mos i harojmë vargjet epope: “Koha është e Maskarenje, por ATDHEU i Shqiptarëve”. (Ali Asllani)….Është koha e juaj Populli im!!!