Këngëtarja e mirënjohur Mihrije Braha ka rrëfyer marrëdhënien me bashkëshortin e saj Naimin, gjatë qëndrimit të izoluar në shtëpi.
Në “Ftesë në 5”, ajo zbuloi se gjatë kësaj kohe pandemie, ka ndjekur një karantinë strikte, pra për rreth 49 ditë nuk ka dalë fare nga shtëpia. Ndër të tjera ajo zbuloi se dëshira e saj ishte që karantina ta kishte gjetur atë dhe bashkëshortin, në fillimet e dashurisë së tyre.
E pyetur se sa fëmijë do të bënin, nëse një gjë e tillë do të ishte e mundur, këngëtarja la të nënkuptuar që do të ishin “goxha”.
“Ka pasur momente kur thoshim me Naimin, që të mbylleshim kur ishim në ditët e para të dashurisë sonë. Pra ta kishim shtëpinë veç për vete”.
Sa fëmijë do të kishe bërë me Naimin, nëse do të ishte e mundur një gjë e tillë?
“Nuk e di. Këtu nuk e di çfarë mund të them”, tha me humor këngëtarja.