Gazetari i njohur Enton Abilekaj ka komentuar me nota të ashpra paketën e “Antishpifjes”.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e gazetarëve, Abilekaj tha se nëse kjo paketë kalon në Kuvend do të jemi të ngjashëm më Korenë e Veriut. Gazetari iu bën thirrje ambasadorëve që të ndërhyjnë në lidhje me këtë gjë, pasi sipas tij ata janë të vetmit që mund të ndërhyjnë.
“Nëse nuk do të kishim mediat do të shihnim se si njerëzit do t’i puthnin dorën kryeministrit. Pas këtij ligji do të shohin vetëm skena të tilla. Do të jemi të ngjashëm me Korenë e Veriut. Media po mundohen te përfaqësohen tek të gjithë shqiptarët. Rama ka aftësi të aktrojë dhe media nuk llogaritet. Kush do pasqyrojë realitetin se njerëzit nuk kanë ku të flenë?
Pas këtij ligji nuk do të kenë ku të flasin. Duhet të vëmë përpara përgjegjësisë qeverinë. Mbështetja duhet të jetë nga të gjithë njerëzit. Opozita nëse nuk ka media të lire nuk mund të jetë e lirë të shprehë shqetësimet e veta. Ujku nuk mund të zgjidhë problemet në këtë vend. Ne kemi gabimet tona sepse jemi në ballë të qeverisë.
Ne duhet të mendojmë si do të veprojmë pas kësaj. Të thërrasim ambasadorët si të vetmit faktorë që të ndalë këtë. Nuk është një problem për një grup gazetarësh por për një standard që nuk duhet të preket. Nuk mund të jemi vend kandidat në BE nëse nuk ka liri të shprehjes dhe këtë e sfidon Edi Rama që vendi i tij është vend anëtar në KiE”, tha ai.