Berisha ka folur për herë të parë në lidhje me deklaratën e Kreut të Shtetit, se kishte informacione që në 8 qershor mund të digjej Kuvendi. Berisha shprehet se raporti ka dalë nga SHISH, por shton se tjetër raport i kanë dërguar Ramës e tjetër Metës. Ndër të tjera, ish-kryeministri u shpreh i bindur se Presidenti Meta nuk mund të shpikë një raport të tillë. Ai sqaroi më tej se ky informacion i shkoi vetëm Presidentit, sepse SHISH kishte frikë mos dekonspirohej.
“Shërbimi Informativ i dërgon raport kryeministrit, dhe ia fsheh Presidentit. Shërbimi ka bërë raportin, të saktë dhe me korrektesë dhe i ka dërguar raport tjetër kryeministrit dhe raport tjetër Presidentit.
Në qoftë se oficeri dixhital e çon këtë lajm, e çon për t’ia bërë publike. I çojnë Presidentit se do të digjet Parlamenti, pavarësisht se më duket lajm i vjetër, por këtë nuk e çojnë që janë me qindra fshatra me parcela masive kanabisi. Atë raport për djegien e Parlamentit, besoj që Presidenti e ka raportin. Presidenti nuk mund të shpikë një raport të tillë”, tha ai në emisionin “Opinion”.