E diel, 9 Gusht, 2020
34 C
Tirana

Dita Kombëtare e Drejtësisë të politikës

Më të lexuarat

Pronari i hotelit në Tushemisht nxjerr emrat e dy autorëve të atentateve

Pronari i hotel “Voloreka” në Pogradec, Jetmir Muçllari, ka dhënë emra konkretë se cilët beson ai se fshihen pas dy atentateve në hotelin e...

Pandemia në vend/ Pipero: E them me sinqeritet se jemi të lodhur

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero foli së fundmi për ngarkesën e madhe në spitalin e sëmundjeve infektive, si pasojë e koronavirusit. “E them me sinqeritet se...

Dy atentate në pak ditë në hotelin në Tushemisht, pamjet e kamerave nga atentati i parë

Pronari i hotelit në Tushemisht, Jetmir Muçllari, ku u regjistruan të shtëna me breshëri mëngjesin e sotëm, ka qenë në shënjestrën e një tjetër...

6 persona ndërrojnë jetë në Shqipëri! Ja sa raste të reja u regjistruan

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 persona në Shqipëri si pasojë e koronavirusit ndërsa...

U hodh me parashutë në Qafën e Llogarasë, 39-vjeçari përfundon në përrua

Një 39-vjeçar nga Tirana sot në Qafën e Llogarasë është hedhur me parashutë, mirëpo aventura nuk ka përfunduar mirë! Policia bën me dije se shtetasi...

Pandemia/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 124 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri ndërsa 4...

Ekzekutimi i 27-vjeçarit dyshohet të ketë qenë gjakmarrje, ja çfarë gjeti policia në vendngjarje

Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u regjistrua sot në Vaun e Dejës, ku një 27-vjeçar u gjet i pajetë...

“Objektivi i atentatit ishte djali im”/ Flet pronari i hotelit në Tushemisht

Pronari i hotelit në Tushemisht, Jetmir Muçllari, që iu bë atentat me armë zjarri dy herë brenda javës, ka dhënë një prononcim për mediat. Ai...

Pandemia/ Epidemiologu i njohur: Lajme të mira miqtë e mi

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka dhënë disa “lajme të mira” lidhur me pandeminë. Ai sqaron se virusi...

Pandemia/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 135 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri ndërsa ka...

Nga: Ervis Iljazaj

Dita e djeshme ishte Dita kombëtare e Drejtësisë për Shqipërinë, që nga koha kur më 10 maj 1913, qeveria e Ismail Qemalit dekretoi “Kanunin e Zhurisë”, si aktin e parë juridik për organizimin dhe funksionimin e sistemit juridik në shtetin e pavarur shqiptar.

Është fare e qartë se shqiptarët nuk kanë asnjë gjë për të festuar në këtë ditë në gjendjen ku ndodhet sot drejtësia shqiptare dhe shteti i së drejtës. Sepse nuk mund të festosh për drejtësinë kur vëndi gjendet tashmë prej vitesh pa Gjykatë Kushtutese, pa Gjykatë të Lartë, dhe me një pushtet gjyqsor që është tërësisht në tranzicion.

Por, për ta lënë mënjanë historinë absurde të  Reformës në Drejtësi, ka një problem edhe më të madh për shoqërinë shqiptare në këtë drejtim. Është raporti historik midis politikës dhe saj.

Politika dhe drejtësia duken si dy rrugë paralele që nuk takohen kurrë, duke na dhënë përshtypjen e një bashkëpunimi, që në shumë raste është më shumë iluzion sesa e vërtetë. Ashtu sikurse drejtësia nuk heziton të vendosë instrumentet e saj në shërbim të politikës, në të njëjtën mënyrë politika, në emër të mbrojtjes së lirisë dhe realizimit të drejtësisë arrin deri në eliminimin e kundërshtarit politik. Dy pushtete të ndryshme, që historikisht janë në përplasje me njëra-tjetrën, por në të njëjtën kohë pashmangshmërisht të lidhura po aq fort.

Mirëpo, realiteti shqiptar i këtyre viteve, është tërësisht në një drejtim. Në drejtim ku, këtë betejë historike midis drejtësisë dhe politikës, kjo e fundit, e ka fituar sa herë që ka patur një përplasje.

Jo vetëm kaq, por, në emër të saj, jep drejtësinë e munguar të tranzicioni shqiptar. Dhe paradoksi i politikës shqiptare është se, në vend që të japë zgjidhje politike, bën vendime gjyqsore publike. A thua se, ajo që presim prej saj është të na japë drejtësi. Të gjithë e dimë që “drejtësia” e politikës vetëm në emër të drejtësisë nuk flet.

Nuk ka vend tjetër të dytë si Shqipëria, ku politika zhvillon seanca gjyqësore publike, me verdikte, me pretenca apo vendime të formës të prerë. Kohët e fundit, e gjithë beteja politike midis palëve është zhvilluar pikërisht mbi akuza dhe kundër akuza, apo për çështje që janë tërësisht të drejtësisë, por, që janë kthyer në mënyrë absurde në çështje të politikës.

Në fakt, uzurpimi i politikës nuk është vetëm në pushtetin gjyqësor, por në të gjithë shtetin shqiptar. Kështu që, depolitizimi i shtetit mbetet një nga sfidat më të mëdha të shoqërisë shqiptare.

Përtej partive politike nuk ekziston asgjë. Ato janë kthyer pothuajse në institucione fetare. Nga liderët e tyre presim mrekullitë që s’do të arrijnë kurrë. Vetë ata, kanë marrë rolin e një profeti ku duhet me patjetër të besojmë. Duhet të përqafohet pa kusht dogma e tyre, në të kundërtën je duke kryer një herezi e cila ndëshkohet rëndë.

Ky është regjimi që tashmë kemi vendosur. Një regjim partitokratik ku politika kontrollon gjithçka. Ajo jep drejtësi, nga ajo varet ekonomia, liria, individi e çdo gjë tjetër që ka të bëjë me jetët tona.

Lufta midis partive dhe institucioneve “të pavarura” shpeshherë na serviret si një e mirë që forcon ndarjen e pushteteve. Ky është një keqkuptim i madh që na është krijuar, sepse në të vërtetë ky është një konflikt midis pushteteve për interesa të mirëfilltë politikë dhe jo ndarje pushtetesh që forcon shtetin e së drejtës dhe liritë tona individuale.

Ekziston një moment shumë i rëndësishëm për të kuptuar nëse institucionet janë të pavarura apo jo në një shtet të caktuar, është pikërisht momenti kur politika është në krizë. Krizave politike në vendet me pushtete të ndara u japin zgjidhje organet e pavarura të cilat kanë pikërisht këtë si detyrën kryesore. Nëse partitë politike dhe sistemi politik funksionon në rregull, përtej “luftës” normale të ideve, atëherë institucionet e shtetit kthehen në zyra formale. Nëse jo, atëherë roli i tyre është thelbësor.

Në momentet që politika shqiptare është në krizë, dhe kjo ndodh jo rrallëherë, gjëja e parë që vërehet është sulmi politik që zhvillohet ndaj institucioneve. Presidentë të Republikës të akuzuar si të një pale politike apo të një tjetre, vendime gjyqësore si të njëanshme deri edhe në protesta ndaj tyre, janë bërë tashmë pjesë normale e ligjërimit politik. Kjo është një shenjë e qartë sesa pak besim kemi tek ato për faktin se pjesa më e madhe e tyre është kthyer si organ i një partie të caktuar. Jo vetëm që këto institucione nuk u japin zgjidhje krizave politike, por ato vetë kalojnë në krizë si pasojë e saj.

Në këtë kuptim, nuk ka ndonjë ndryshim të madh midis partisë-shtet në kohën e komunizmit dhe shtetit të partive që kemi krijuar sot. /Gazeta Liberale

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kthimi nga zonat bregdetare, Policia: Hiqen 34 patenta, gjobiten 154 shoferë

Policia e Shtetit bën me dije se prej orës 16:00 ka filluar kthimi nga zonat bregdetare, në drejtim të Tiranës dhe Morinës, i pushuesve...

Gati për aventurën e re, Pirlo: Jam i lumtur

Juventusi shkarkoi Maurizio Sarrin ditën e djeshme dhe nuk humbi shumë kohë për të zgjedhur pasuesin e tij. Drejtuesit e bardhezinjve vendosën t’i besonin Andrea...

Ndezi zjarr për të pastruar tokën, i merr flakë edhe banesa! Ndërron jetë i moshuari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bujkë, Bashkia Mat, ku një i moshuar ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit nga tymi. 79-vjeçari...

U hodh me parashutë në Qafën e Llogarasë, 39-vjeçari përfundon në përrua

Një 39-vjeçar nga Tirana sot në Qafën e Llogarasë është hedhur me parashutë, mirëpo aventura nuk ka përfunduar mirë! Policia bën me dije se shtetasi...

Mungon Marquez, në MotoGP triumfon i “panjohuri” Binder

Në mungesë të “gjigantit” Marc Marquez, ende i dëmtuar nga një aksident i rëndë, pilotë të tjerë mundohen të shijojnë triumfin në MotoGp. Në Republikën...