E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Dita e 3-të / Turma qëllon me gurë, policia lëshon ujë dhe gaz lotsjellës

Pavarësisht dorëheqjes së ministrit të brendshëm, Sandër Lleshaj dhunës policore dhe dhjetërave të shoqëruarve e të arrestuarve, protestat për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, kanë vijuar edhe sot në Tiranë.

Protestuesit u afruan tek kryeministria dhe në Bulevard dhe goditën policët me gurë dhe shashka, por u pritën me autobotin me ujë dhe me gazin lotsjellës.

Në momentin që ka nisur afrimi i protestuesve tek institucionet, policia ka nisur shpërndarjen e tyre.

Në këtë protestë të tretë, ata kërkojnë largimin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, edhe pse kryeministri Edi Rama e ka thënë shkurt dhe qartë që një gjë e tillë nuk do të ndodh, duke shtuar se akti i dorëheqjes së ministrit Lleshaj nuk duhet marrë si dobësi e Shtetit.

Paraditën e sotme, gjykata ka në burg efektivin e ”Shqiponjave”, Nevaldo Hajdaraj, i cili ekzekutoi më 8-dhjetorin, Klodian Rasha, në zonën e Laprakës në kryeqytet.
Gjatë seancës, ai u shfaq i përlotur dhe kërkoi praninë e familjarëve të 25-vjeçarit, për t’i kërkuar falje për veprimin e tij, dhe për të shprehur pendesën.
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...