E mërkurë, 20 Janar, 2021
9 C
Tirana

Tensione në protestë/ I riu qëllohet me grushte nga efektivët

Dita e tretë e protestës për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha është shoqëruar sërish me tensione midis protestuesve dhe forcave të policisë.

Teksa ishin grumbulluar tek Sheshi Skënderbej, ndaj të rinjve është hedhur gazlotsjellës, ndërsa një prej tyre është qëlluar me grushta nga policia.

Megjithatë, qytetari nuk bëri rezistencë dhe u shoqërua nga uniformat blu për në komisariat.

Të tjerë protestues u afruan tek kryeministria dhe në Bulevard dhe goditën policët me gurë e shashka, por u pritën me autobotin me ujë dhe me gazin lotsjellës.

Në këtë protestë të tretë, ata kërkojnë largimin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, edhe pse kryeministri Edi Rama e ka thënë shkurt dhe qartë që një gjë e tillë nuk do të ndodh, duke shtuar se akti i dorëheqjes së ministrit Lleshaj nuk duhet marrë si dobësi e Shtetit.

Paraditën e sotme, gjykata ka në burg efektivin e ”Shqiponjave”, Nevaldo Hajdaraj, i cili ekzekutoi më 8-dhjetorin, Klodian Rashë, në zonën e Laprakës në kryeqytet.
Gjatë seancës, ai u shfaq i përlotur dhe kërkoi praninë e familjarëve të 25-vjeçarit, për t’i kërkuar falje për veprimin e tij, dhe për të shprehur pendesën.
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Betimi i Bidenit dhe Harris/ Basha: Urime. Provuat që ndryshimi është i mundur

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Presidenin e SHBA-ve, Joe Biden i cili mori zyrtarisht detyrën ditën e sotme. Basha shpreh dëshirën e...

Pse preket Franca nga një fjalë?

Nga: Frrok Çupi Ambasada e Francës nuk e kishte me Edi Ramën. Ashtu sikurse vetë Rama mund të mos ‘e prekte’ Francën në këtë kohë...

Policia e Tiranës kërkon rifillimin e hetimeve për 21 Janarin

Policia e Tiranës ka kërkuar rihetimin e çështjes së 21-janarit. Vetëm një ditë para 10-vjetorit të vrasjes së katër personave dhe plagosjes së gjashtë...

Këstet e shtëpisë ia paguante babai/ Zbardhet pasuria e ish-ministrit Lleshaj

Sandër Lleshaj u zgjodh ministër i Brendshëm në kabinetin e kryeministrit Edi Rama në nëntor 2018 dhe u largua me dorëheqje në 10 dhjetor...

Meta uron Bidenin: Forcojmë marrëdhëniet midis dy vendeve

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar Presidenin e SHBA-ve, Joe Biden i cili mori zyrtarisht detyrën ditën e sotme. Meta shprehet i bindur se...