E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Pse askush nuk duhet të habitet nga skandalet e politikanëve

Nga Joel Weinberger “Psychology Today”

Mediat tradicionale por edhe ato online i japin tani mundësi publikut të shohë fjalët dhe veprimet e politikanëve në një mënyrë që më parë ishte e pamundur. Kur një politikan ndryshon pikëpamje ose thotë gjëra kontradiktore, i rikujtohen ato që ka thënë më herët.

Kur një politikan përfshihet në sjellje jo-etike, apo që janë në kontradiktë të dukshme me vlerat dhe personalitetin e tij, ky akt ekspozohet në detaje. Dhe cili është rezultati i këtij kontrolli të shtuar mbi ta? Ne na serviren gjithnjë e më shumë raporte të sjelljeve hipokrite, dhe madje haptazi jo-etike nga ana e politikanëve kryesorë të një vendi.

Kjo sjellje duket në pamje të parë e pashpjegueshme, duke pasur parasysh faktin që politikanët e dinë se deklaratat e tyre mund të gjenden shumë shpejt në rrjet. Sjellja e rrezikshme është edhe më e pashpjegueshme, duke vënë në rrezik martesën, karrierën, madje edhe lirinë personale.

Po aq i çuditshëm është fakti që pasi kapen me presh në duart, ata bëjnë akoma më shumë gabime. Kur kapen në skandale të ndryshme, politikanët shpesh mundohen ta gënjejnë publikun dhe përpiqen të rekrutojnë miq dhe mbështetës për t’i mbrojtur ata. Ata zemërohen kur u zbulohen bëmat e tyre. Dhe thonë gjëra aq të pandjeshme që të pataksin.

Kur u akuzua se ishte baba i një fëmije jashtë martese, ndërsa gruaja e tij vuante nga kanceri, kandidati për president Xhon Eduard pretendoi në fillim se fëmija nuk ishte i tij, dhe u përpoq që atësinë t`a merrte një nga punonjësit e stafit të tij. Por kur në fund u vërtetua gjithçka, ai tha në një intervistë, se kur ishte në atë lidhje gruaja e kishte falur, a thua se kjo bënte diferencën.

Politikanët janë njerëz të arritur, inteligjentë, të sofistikuar. Ata duhet të dinë më shumë se të tjerët. Atëherë pse gabojnë kaq keq? Si mund të jenë kaq të papërgjegjshëm? A është kjo tipike për shumicën e politikanëve apo vetëm disa prej tyre?

A ndodh këto pasi politikanët kanë më shumë tundime dhe mundësi (dhe kanë më shumë publicitet) sesa shumica? Të dhënat psikologjike tregojnë se kjo nuk është një anomali e veçantë për disa politikanë devijantë. Të dhënat gjithashtu tregojnë se potenciali për këtë lloj sjellje nuk është shpërndarë në mënyrë të barabartë në popullatë.

Në fakt ka diçka në lidhje me politikanët që i bën ata më të predispozuar për sjellje skandaloze, qëi pengon ata të kontrollojnë veten, të kuptojnë hipokrizinë e deklaratave kontradiktore publike,apo të shqetësohen për mospërputhjen midis personalitetit të tyre publik dhe aktiviteteve të tyre private.

Ekzistojnë disa tipare të personalitetit që i dallojnë njerëz të tillë, dhe i pengojnë ata të mos kuptojnë efektin që ka tek të tjerët jo që ata kanë bërë, narcisizëm, motivimi për të pasur sa më shumë pushtet, prirjet për të marrë më shumë rreziqe përsipër dhe një vete e rreme.

Politikanët kanë më shumë të ngjarë se të tjerët që t’i shfaqin gjithë këto. Narcisizmi, karakterizohet nga një ndjenjë madhështie, dhe një nevojë e vazhdueshme për admirim, dhe mungesa e ndjeshmërisë i bën këta lloj njerëzisht jashtëzakonisht të përqendruar tek vetja.

Mungesa e ndjeshmërisë, mosrespektimi i të tjerëve, dhe nevoja e vazhdueshme për vëmendje, ndikojnë negativisht në marrëdhëniet e tyre ndër-personale. Ata janë njerëz me një motivim të madh për të pasur sa më shumë pushtet, dhe duan që të jenë në majë.

Ata vdesin për pak prestigj. Për shumë prej tyre, admirimi seksual është një plus i madh. Motivimi për pushtet, është pak a shumë një parakusht për të qenë politikan, pasi që të gjithë janë të shtyrë të kenë ndikim dhe të jenë në krye.

Marrja përsipër e rrezikut është thelbi i politikës. Ju i fitoni ose humbni një palë zgjedhje. Atletët marrin medalje argjendi dhe bronzi. Kjo në politikë thuajse nuk vlen, vendi i dytë i përket humbësit. Rreziqet e mëdha janë në ADN-në e politikanëve.

Politikanët duhet të jenë vazhdimisht të kujdesshëm me fjalët që përdorin. Një koment i rastësishëm mund të jetë i dëmshëm politikisht. Ata janë ekspertë në shmangien e pyetjeve, dhe i analizojnë me kujdes fjalët e tyre, në mënyrë që të mos ofendojnë kënd. Ata ndërtojnë një un të rremë publik për ta mbrojtur politikisht veten.

Dhe njerëz të tillë ndodhen natyrshëm nën një tendosje të jashtëzakonshme. Ata nuk mund kanë luksin të shfaqin emocione spontane. Emocioni që ata shfaqin është i menduar dhe pjesë e rolit. Për pasojë, mund të humbin busullën, dhe atë se kush apo çfarë janë.

Ata mund të ndjehen bosh brenda. Siç e shpjegon psikiatri i shquar Donald Uinikot, vetja e rreme mund të çojë në sjellje vetë-shkatërruese, që janë dukshëm të pashpjegueshme:“

Kur individë të tillë e shkatërrojnë veten e tyre në një mënyrë apo në një tjetër, në vend se të mbajnë premtimet, kjo pa dyshim që shkakton një tronditjeje tek ata që kanë krijuar shpresa të mëdha”.

Shënim: Joel Weinberger,është profesor i psikologjisë në Institutin e Psikologjisë Derner në Universitetin Adelfi, SHBA.

Burimi i lajmit: https://www.psychologytoday.com/intl/blog/the-unconscious/202012/why-no-one-should-be-surprised-politicians-scandals

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...