Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Dita e 137 e protestës te “Unaza e Re”, Vasili bën paralajmërimin e rreptë për policinë

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Dita e 137 e protestës te “Unaza e Re”, Vasili bën paralajmërimin e rreptë për policinë

Ka nisur edhe sot protesta e banorëve të Unazës së Re, të cilët kundërshtojnë projektin e Unazës së Madhe, nga i cili rrezikojnë shembjen shtëpitë e tyre. Në ditën e 137 të protestës, banorët kanë bllokuar rrugën. Pavarësisht kërkesës së policisë së Tiranës që të vijojnë protestën në trotuar edhe sot ata kanë zgjedhur të bllokojnë rrugën.

Petrit Vasili ishte i pranishëm ditën e sotme në mbështetje të banorëve të Unazës së Re. Ai bëri një paralajmërim të fortë për forcat e shumta të policisë që janë shfaqur dy ditët e fundit gjatë protestës: “Në çdo sekondë që do të guxojnë të afrohen, e gjithë Tirana është sy pafjetur dhe do të jetë këtu bashkë me ta dhe do nxjerrë të tërë hajnat të shkojnë atje ku e kanë vendin.”

Fjala e plotë e Petrit Vasilit:

“Ju jeni burra dhe gra trima që jo thjesht keni mbrojtur pronën tuaj, por keni mbrojtur dhe dinjitetin tuaj dhe dinjitetin e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ju jeni përballur këto ditët e fundit me një polici që është kthyer në një bandë hajnash, me një polici që drejtohet nga një gjeneral tradhtar i popullit të tij, i cili ka zgjedhur të tradhtojë popullin dhe të bëj paqe me kryehajdutin e Shqipërisë që quhet Edi Rama.

Sot nga ky shesh ju japim fjalën të gjithë qytetarëve të Unazës së Re, por edhe një paralajmërim shumë të rreptë dhe shumë të hekurt për policinë. Në çdo sekondë që do të guxojnë të afrohen, e gjithë Tirana është sy pafjetur dhe do të jetë këtu bashkë me ta dhe do nxjerrë të tërë hajnat të shkojnë atje ku e kanë vendin. Këta kanë zgjedhur ta plaçkitin popullin, këta kanë zgjedhur që ta trembin popullin, ta plaçkitin popullin, ja ku e kanë përgjigjen. Asnjë nuk ka frikë nga ta, asnjë nuk pyet për ta, këta vetëm po e bëjnë më të zi fundin e tyre si qeveri. Koha e tyre për të ikur ka ardhur dhe ka kaluar. Koha e tyre ka mbaruar.

Janë kthyer më kufoma politike që qelben erë. Sot një qeveri, të cilën populli nuk e sheh dot me sy, gjënë e vetme që duhet të bëjë një sahat e më parë është të largohet. Meqenëse nuk do të largohet me të mirë, atëherë populli do ta largojë me pahir. Sepse ndryshe nuk kuptojnë. Këtu ka ngritur dorën dhe kanë guxuar të prekin, të arrestojnë dhe të ndalojnë njerëz të ndershëm që mbrojnë pronën e tyre dhe të ruajnë me policë, me forca të ndërhyrjes së shpejtë, me gardë e më të tjerë një tufë hajdutësh, të cilët edhe nesër do të kenë pafytyrësinë të shkojnë në parlament. Koha e kusarëve ka mbaruar, sot është koha e qytetarëve. Qytetarë të Unazës së Re na keni me vete ditë dhe natë. Ju jeni pa gjumë, edhe ne jemi pa gjumë. Ju vigjiloni mbi pronat, vetëm një fjalë e juaj dhe do të na keni në çdo orë të ditës dhe të natës. Jemi me ju.”

Tags: 137DitaparalajmëriminpolicinëprotestësrreptëUnaza e ReVasili

TË LIDHURA

Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë
Aktualitet

Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë

21:23 | 22/12/2025
Meta ndan foto nga protesta e opozitës: Numërimi mbrapsht ka filluar
Aktualitet

Meta ndan foto nga protesta e opozitës: Numërimi mbrapsht ka filluar

21:00 | 22/12/2025
“Kam 16 ditë këtu”/ Lapaj ironizon protestën e Berishës: Rama s’mundet me kapsolla.
Aktualitet

“Kam 16 ditë këtu”/ Lapaj ironizon protestën e Berishës: Rama s’mundet me kapsolla.

20:49 | 22/12/2025
Next Post
Uniformat e reja të Kombëtares, FSHF zgjedh modelë dhe jo futbollistët për prezantimin

Uniformat e reja të Kombëtares, FSHF zgjedh modelë dhe jo futbollistët për prezantimin

Këngëtarja shqiptare tregon punën e saj të parë: Kam qenë shitëse atletesh

Këngëtarja shqiptare tregon punën e saj të parë: Kam qenë shitëse atletesh

Femrat nuk i ‘mbajnë nervat’, grushte dhe shqelma në fushë (Video)

Femrat nuk i ‘mbajnë nervat’, grushte dhe shqelma në fushë (Video)







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

I rrethuar me para në avion privat, Jake Paul mburret edhe pas disfatës së rëndë
Showbizz

I rrethuar me para në avion privat, Jake Paul mburret edhe pas disfatës së rëndë

by mirseda
21:58 | 22/12/2025
0

Pas humbjes në ndeshjen e boksit ndaj Anthony Joshua, amerikani Jake Paul nuk ka “qëndruar duarkryq”. Paul...

Pse meshkujt priren të pëlqejnë dhe të dalin me femra më të reja në moshë?

Pse meshkujt priren të pëlqejnë dhe të dalin me femra më të reja në moshë?

21:55 | 22/12/2025
Inter në kërkim të një portieri

Inter në kërkim të një portieri

21:28 | 22/12/2025
Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë

Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë

21:23 | 22/12/2025
Meta ndan foto nga protesta e opozitës: Numërimi mbrapsht ka filluar

Meta ndan foto nga protesta e opozitës: Numërimi mbrapsht ka filluar

21:00 | 22/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com