Presidenti Ilir Meta ka komentuar publikimin e emrave të deputetëve, të cilët votuan dje pro ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Meta u shpreh se përgjegjësia është individuale dhe gjithsecili do të duhet të përgjigjet për veprimet e tij. Madje sipas tij, disa prej tyre do të bëhen shembull.
I ftuar në emisionin “Tempora”, presidenti tha se në Shqipëri është një situatë kaotike ku janë shkelur rregullat e lojës e Kushtetuta.
“Kjo do të thotë se deri tani në Shqipëri është krijuar kjo situatë që të gjithë në Shqipëri shkelin rregullat, të gjithë shkelin rregullat e lojës, të gjithë shkelin Kushtetutën e pastaj i bëjnë të gjithë bashkë e hajde fillojmë nga e para. Fillojnë pastaj e ca si ndërkombëtarë… Mendoj se përgjegjësitë janë individuale. Politikanët e vendit duhet të marrin përgjegjësi”, tha ndër të tjera Meta.
Sonila Meço: Janë blerë?
Ilir Meta: Për kë e bënë atë? Për Shqipërinë? Për listat e hapura? Ku i hapën listat?
Sonila Meço: Si do të përgjigjet, individualisht?
Ilir Meta: Kjo çështje i takon së ardhmes. Emrat e tyre janë atje. Sa herë do të ketë gjëra të tilla, do të publikohen emrat e tyre. Kështu do të fillojë përgjegjësia, disa do të bëhen shembull.
Ai shtoi më tej se do ta luftojë politikisht Ramën, në emër të shqiptarëve.
Meta: “Unë e kritikoj Ramën dhe do ta luftoj politikisht në emër të shqiptarëve. Edhe në parlamentin e ardhshëm, do të bëj një seancë me dyer të mbyllura. Pavarësisht se Rama ka gjithë pushtetet, ai punon natë e ditë për t’ia ngushtuar hapësirat opozitës. Atëherë opozita e ka të domosdoshme që të jetë shumë herë më e organizuar se sa Rama dhe junta e tij. Opozita për meritë të Ramës, që është më i urryeri në Shqipëri.
Çfarë interesi kishte Rama dhe pse nuk erdhi në dialog për zgjedhjet vendore? As opozitën nuk e përkraha për dy palë zgjedhje. Sepse Rama i ka shtyrë zgjedhjet në vitin 2007 me Olldashin. E tha edhe Bundestagu se pa opozitën në zgjedhje nuk çelen negociatat, pse nuk vjen kur të thërret presidenti? Edhe të shkuarit në zgjedhje pa opozitën ishte nga frika”.