E hënë, 26 Tetor, 2020
14 C
Tirana

Dhunimi i fëmijës në çerdhe, administratori kërcënon gazetaren e “Stop” (VIDEO)

Më të lexuarat

Ish-kryebashkiaku i Lezhës: Si e refuzova ofertën joshëse për inceneratorët

Ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj shprehet kundër qasjes së qeverisë shqiptare për të zgjidhur problemin e mbetjeve përmes inceneratorëve. Ai solli përvojën e...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do garojë në zgjedhje

Deputetja Rudina Hajdari, do të garojë me një parti të re në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në ‘News 24’, Hajdari tha se partia e...

Vdes njeriu më i pasur në Korenë e Jugut, lideri i Samsung

Lideri i kompanisë Samsung, Lee Kun-Hee ka humbur jetën në moshën 78 vjeçare. Ai është personi që ka transformuar biznesin e vogël të themeluar nga...

Video bëhet virale/Kamerat kapin momentin kur Melania i shtyn dorën Presidentit

Tashmë publiku duket se është mësuar me momentet e sikletshme ndërmjet Donald Trump dhe Melania Trump. Të shumta kanë qenë rastet kur Zonja e Parë...

Prangosen dy persona në Rinas, tentuan të korruptonin punonjësin e Rinasit

Dy shqiptarë janë nisur drejt Rinasit dhe kanë tentuar që të korruptojnë punonjësit, por nuk ia ka dalë mbanë. Një prej tyre i ka dhënë...

Emisioni “Stop” ka ndjekur rastin e dhunimit të fëmijës në çerdhe. Gazetarja e emisionit “Stop” ka shkuar tek çerdhja “The future” për një intervistë me drejtoreshën e këtij institucioni, Arjanën, e cila refuzon të dalë para kamerës.

Ajo shprehet se nuk mund të dalë me kamera, pasi nuk lë dot fëmijët vetëm. Ajo shprehet se fëmija nuk është dhunuar, por ka pranuar incidentin dhe i ka kërkuar falje prindërve të djalit.

Gazetarja: Zonja Arjana?

Drejtoresha: Po!

Gazetarja: Mund të flasim nga aty ku je?

Drejtoresha: Patjetër! Nuk të refuzoj, por jo me kamera tashi të nxjerrësh fëmijët…

Gazetarja: Jo nuk nxjerr fëmijët, hajde këtu jashtë.

Drejtoresha: Po kto nuk më lënë kurrë!

Gazetarja: Po s’ke eduktaore ti, ti je titullare?

Drejtoresha: Është e pamundur!

Gazetarja: Po si është e pamundur, justifikim është kjo?

Drejtoresha: Jo, nuk është absolutisht! Të fikë zotëria kameran, po shumë mirë jam shumë dakord.

Gazetarja: Ka ardhur një ankesë për një fëmijë që është dhunuar tek çërdhja juaj.

Drejtoresha: Unë kam kamerat, fëmija s’është dhunuar!

Gazetarja: Kush e ka dhunuar pra, se i keni thënë nënës hajde merre se është dëmtuar. Juve ku ishit si staf?

Drejtoresha: Unë?

Gazetarja: Prap edhe kjo pjesë e neglizhencës është.

Drejtoresha: Unë e pranoj dhe i kam kërkuar shumë falje dhe s’e kam mohuar në asnjë moment!

Gazetarja: Nuk po të akuzoj.

Drejtoresha: Shife, shife, si bën fëmija!

Gazetarja:  Po mos e merr aty ti.

Drejtoresha: Nuk ikën n’bot!

Gazetarja:  Po ti ke 6 veta staf, po viktimizohesh tani.

Drejtoresha: Jo absolutisht!

Gazetarja: Po pse nuk del jashtë?

Drejtoresha: Nuk dal!

Gazetarja:  Po do dalesh se je titullare e institucionit. Është minimale.

Drejtoresha: Nuk kam bërë asnjë gjë!

Gazetarja: Është minimumi që mund të bësh. Nëna të paguan për fëmijën, kush e mban përgjegjësinë?  

Drejtoresha: E mbaj! Patjetër, unë e mbaj!

Gazetarja: Nuk po të akuzon njeri. Hajde dil jashtë.

Drejtoresha: Jo të lutem, jo!

Pas kësaj bisede me titullaren, gazetaren e emisionit “Stop” e kërcënon “i forti” i kopshtit, administratori.

Gazetarja: Ti je pronari i godinës, apo ia ke dhënë me qira?

Administratori: I institucionit.

Gazetarja: Më sqaro njëcikë, cfarë statusi? I institucionit?

Administratori: Po!

Gazetarja: Shumë bukur! Si quhesh?

Administratori: Pak rëndësi ka, si quhem!

Gazetarja: Po, jo unë po të flas. Unë nuk të konsideroj, nëse ti nuk prezantohesh sic duhet! Unë t’u prezantova, jam Odeta Gjevori, gazetare nga emisioni “Stop”.

Administratori: Po!

Gazetarja: Ti kush je?

Administratori: Du fletën, që keni….

Gazetarja: Çfarë flete do?

Administratori: Ankesën!

Gazetarja: Çfarë flete do, mo?

Administratori: Që keni ankesën, për cfarë keni ardhë?

Gazetarja: Ore seriozisht e ke ti, që po bën muhabet me mua në këtë formë?

Administratori: Du fletën, që keni ardhë!

Gazetarja: Ça flete do ti, mo?

Administratori: Për cfarë keni ardhë? Du një mandat!

Gazetarja: Çfarë mandati, mor?! Cfarë mandate, mor? S’jam polic, unë jam gazetar. Po pyes për problematikën, ka ardhur një shqetësim. Si emision “Stop”, kam të drejtën e informimit .Je kopsht i licensuar?

Administratori: Po,normal!

Gazetarja: Nenin 4, lexoje! “E drejta e Informimit Publik”, hyn Media. Kam të drejtë të pyes, cfarë ka ndodhur me rastin, sepse kam fotot e një fëmije 2 vjec, që është gërric dhe është masakruar brenda ambienteve të kopshtit. O zotëri, të lutem shikoje! Është normale kjo?

Edukatorja: E dimë moj, e dimë! Se këtu e kemi pasur!

Gazetarja: Po pse bëni sikur s’e dini, pra?!

Administratori: Po ti, kur ecën me makinë, mund të shtypësh një njeri. Çfarë do thuash?

Gazetarja: Është aksident!

Administratori: Aaaa…

Gazetarja: Është aksident! Është aksident! Mu mos m’bërtit ashtu, se po t’flas tamam!

Edukatorja: Po edhe kjo ishte incident!

Gazetarja: Se nuk më fut fare frikën! S’ta kam fare frikën as ty, dhe as një njeriu!

Administratori: Asnjë, as unë! Pse unë kë kam frikë?

Gazetarja: Ta kesh parasysh, kujdes kur flet me mu! Se po të drejtohem me respekt, nëqoftëse s’ke respekt, ik vazhdo!

Gazetarja: Çfarë qëndrimi keni për këtë rast? Se është skandal! Zonja, ka bërë edhe një denoncim tek Komisariati nr. 3, për kopshtin në fjalë. E ka sjellë fëmijën tamam, e ka marrë më datë 29 me të cjerra. Është cjerrë vetë, e ka cjerrë dikush tjetër, neglizhenca e stafit tuaj!

Administratori: Po!

Gazetarja: Qëndrimi juaj për këtë rast?

Administratori: Dhe ti nesër me makinë, shtyp një njeri…

Gazetarja: Mos u merr me makinën në rrugë, merru me situatën brenda! Largohu mos më dil si i fortë! Largohu mos m’ dil si i fortë, se ke dalë nga fillimi deri në fund! Të jetë për të fortë këtu, jam vetë e fortë!

Administratori: E di!

Gazetarja: Nuk e vras mendjen hiç! E kam marrë përsipër këtë temë!

Administratori: Kujdes!

Gazetarja: Nuk më fut frikën fare! Kujdesu për ato, që ke aty brenda!

Por fëmija e dëmtuar vazhdon të vuajë pasojat dhe tani është bërë asocial dhe ka nevojë për ndihmën e psikologut. Për këtë rast  CRCA, një organizatë që merret me të drejtave të fëmijë ka shprehur dëshirën që të ndihmojë fëmijën me një psikologe falas.

Marsela Lekli, psikologe shpjegon, se në të dy versionet, edhe nëse fëmija është dëmtuar vetë, edhe nëse e kanë dëmtuar të tjerët, fëmija ka presion nga faktorë të jashtëm, që kanë shkaktuar ankth dhe frikë./tvklan.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Do luajë ndaj Barcelonës në Champions? Ja çfarë ka bërë Ronaldo

Kristiano Ronaldo postoi  një foto në “Instagram” ku festonte: “Siiiii”. Për juventinët u duk sikur portugezi kishte marrë përgjigjen e tamponit negativ, pas infektimit me...

Paqartësi për vaksinën e Coronës

Vaksinë për Coronën që këtë vit? Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn e uli euforinë. Edhe nëse ka një vaksinë në fillim të vitit...

Biden: Trump mund të rizgjidhet president i SHBA-ve

Kandidati demokrat për president në SHBA, Joe Biden thotë se presidenti Donald Trump ende mund të fitojë zgjedhjet e vitit 2020. Biden e thotë këtë,...

Opozita bjelloruse shpall grevë kombëtare

Opozita bjelloruse bëri thirrje për grevë kombëtare të hënën, e fundit në një seri përpjekjesh për të larguar nga pushteti udhëheqësin Alexander Lukashenko, pas...

Mund ta fusin në kaos botën, çfarë nuk dini rreth stuhive diellore

Mbi 99 për qind e masës në të gjithë sistemin tonë diellor ekziston vetëm tek Dielli. Ai është mbi 100 herë më i madh...