Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Diplomatët perëndimorë, thirrje për formimin e shpejtë të qeverisë së Kosovës

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Diplomatët perëndimorë, thirrje për formimin e shpejtë të qeverisë së Kosovës

Diplomatët perëndimorë bënë thirrje të enjten për formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian, Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit dhe shefat e misioneve diplomatike të vendeve anëtare, thanë në një komunikatë të përbashkët se “zgjedhjet e përgjithshme të 6 tetorit i dhanë mundësinë popullit të Kosovës të ushtrojë të drejtën e vet demokratike për të votuar dhe zgjedhur udhëheqësit e vet dhe se ky është thelbi i procesit demokratik”.

Në komunikatë thuhet se “nevojitet një formim i shpejtë i qeverisë për të çuar përpara reformat për zhvillim ekonomik dhe shoqëror, sundim të ligjit, zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe dialogun me Beogradin të cilin e lehtëson Bashkimi Evropian. Këto procese janë në interes të Kosovës dhe popullit të saj dhe në përputhje me Kushtetutën dhe dëshirën e shprehur të votuesve”.

Ambasada amerikane në Prishtinë i bëri jehonë këtij qëndrimi duke theksuar se “qytetarët e Kosovës po presin me padurim për një qeveri që do të sjellë ndryshime pozitive.

Qëndrimin e mbështeti edhe ambasada britanike në Prishtinë.

Javën e ardhshme pritet të mbahet seanca konstituive e parlamentit të ri të Kosovës, por, lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, që dolën të parat në zgjedhje, ende po vazhdojnë përpjekjet për një marrëveshje për bashkëqeverisje. Me gjithë se u duk që të dyja subjektet do të nënshkruajnë marrëveshjen, ato vazhdojnë të jenë të ndara për çështjen e pozitave udhëheqëse. Lidhja Demokratike e Kosovës po kërkon që në kuadër të marrëveshjes për bashkëqeverisje të jetë edhe posti i presidentit të vendit dhe ai t’i takojë asaj në vitin 2021.

Lëvizja Vetëvendosje ndërkaq po kërkon që të zgjidhet njëherë qeveria ndërsa për pozitën e presidentit të diskutohet pas një viti kur edhe pritet të fillojnë procedurat për zgjedhjen e tij.

Dy deputetë gjermanë, Peter Bayer dhe Christian Shmidt, të cilët takuan të enjten udhëheqësit e të dy partive thanë se nuk është koha për zgjedhjen e presidentit të Kosovës por për krijimin e qeverisë së re.

Deputeti Peter Bayer tha se udhëheqësit e lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike e kuptojnë shumë mirë përgjegjësinë që kanë pas zgjedhjeve të 6 tetorit për të formuar një qeveri të qëndrueshme, shkruan “Voa”.

“Një gjë të cilën të gjithë duhet ta kuptojnë është se bisedimet për koalicionin kanë mbërritur në një pikë ku të gjithë që janë përfshirë duhet ta kuptojnë që nuk duhet të humbin kohë në hollësira teknike.

Është koha për të shikuar njëri tjetrin në sy dhe të kuptojnë që besimi është thelbi, mirëbesimi është thelbi. Nëse në të vërtetë ekziston ky vullnet politik që e kemi ndjerë në mes të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike për të formuar qeverinë për të mirën e qytetarëve të Kosovës, ju takon përgjegjësia për ta bërë atë”, tha ai.

Deputetët gjermanë thanë se nuk është qëllim dhe as mandat i tyre ndërhyrja në negociatat për koalicionin, por theksuan se është me rëndësi që Kosova të ketë qeveri të qëndrueshme dhe jo lojëra taktike.

Kosova ka përvojë të proceseve të gjata të negocimit të koalicioneve qeverisëse në të kaluarën. Vëzhguesit ndërkaq thonë se vendi ndodhet në një periudhë kur duhet përshpejtuar proceset për të shmangur zgjatjen e një boshllëku institucional që mund të ketë pasoja për të ardhmen.

Tags: diplomatëformimkosovethirrje

TË LIDHURA

Bastisje në burgun e Malandrinos, gjendet thikë në qelinë e kriminelit famëkeq shqiptar
Rajoni

Bastisje në burgun e Malandrinos, gjendet thikë në qelinë e kriminelit famëkeq shqiptar

10:09 | 13/03/2026
Analiza e REL: Arsyet pas përçarjes Osmani-Kurti
Rajoni

Analiza e REL: Arsyet pas përçarjes Osmani-Kurti

19:56 | 12/03/2026
Pakti Rama-Meloni, gjykata e Apelit të Romës vë në pikëpyetje ligjshmërinë e protokollit për kampet
Rajoni

Pakti Rama-Meloni, gjykata e Apelit të Romës vë në pikëpyetje ligjshmërinë e protokollit për kampet

12:50 | 12/03/2026
Next Post
S’kanë të ndalur të shtënat me armë, një i plagosur në Sauk

S’kanë të ndalur të shtënat me armë, një i plagosur në Sauk

Basha mbledh kryesinë e PD-së/ Zbulohen temat e “nxehta”

Basha mbledh kryesinë e PD-së/ Zbulohen temat e “nxehta”

Dokumenti/ ‘Krishtlindjet më 7 janar’, propozimi i deputetit të opozitës

Dokumenti/ 'Krishtlindjet më 7 janar', propozimi i deputetit të opozitës







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com