E shtunë, 27 Shkurt, 2021
4 C
Tirana

Dokumenti/ ‘Krishtlindjet më 7 janar’, propozimi i deputetit të opozitës

Deputeti Vasil Sterjovski ka kërkuar shpalljen e 7 janarit si ditën e Krishtlindjeve. “Përmes këtij amendamenti, i propozoj Kuvendit shpalljen si festë zyrtare në Republikën e Shqipërisë së:

Datës 7 janar si dita e Krishtlindjeve sipas kalendarit Julian për pakicat kombëtare maqedonase, sërbe dhe malazeze të besimit ortodoks”, shkruhet në projektligjin e depozituar në Kuvend, në datën 16 dhjetor nga deputeti i opozitës.

Vasil Sterjovski erdhi deputet në Kuvend si pjesë e opozitës së re, nga listat e LSI-së, dhe përfaqëson minoritetin maqedonas në Korçë.

Ky është propozimi i dytë në lidhje me shpalljen e festave të reja zyrtare që vijnë nga deputetët e rinj që hynë në Kuvend pas lënies së mandateve nga PD dhe LSI. Ishte deputeti Myslim Murrizi, i cili kërkoi që 21 janari të shpallet festë kombëtare, në kujtim të 100 vjetorit të Kongresit të Lushnjës.

Propozimi i deputetit demokrat, Myslim Murrizi, për të shpallur 21 janarin ditën e mbajtjes së Kongresit të Lushnjës si festë kombëtare, është diskutuar edhe në Komisionin e Ligjeve. Madje ky propozim është shoqëruar me debate të forta.

“PS dhe PD shkojnë për dreka dhe darka për 21 janar në Lushnje. Ky propozim duhet të ishte bërë që në Parlamentin e parë pluralist, për ta shpallur festë kombëtare datën e mbajtjes së Kongresit të Lushnjës. Nuk kam ardhur këtu për të korrigjuar historinë. Kjo datë është para se të ndaheshim në komunistë dhe ballistë”, tha Murrizi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Studimi: Një dozë e vetme e vaksinës së Pfizerit ul transmetimin e virusit

Tre studime të reja britanike tregojnë se vaksina kundër COVID-19-s e kompanive Pfizer-BioNTech, e cila merret me dy doza, zvogëlon transmetimin e virusit pas...

Sa ndihmojnë vaksinat kineze për rritjen e influencës së Pekinit në Ballkan?

Në një kohë kur shumë vende kanë vështirësi për të siguruar doza të mjaftueshme vaksinash për koronavirusin, Kina ka shtuar përpjekjet për të shpërndarë...

Koronavirusi, Tomini: Dy fëmijë ndodhen në terapi intensive

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka folur për situatën me Covid-19 në spitalet që trajtojnë koronavirusin në vendin tonë. Në një lidhje direkte me...

Epidemiologu Alimehmeti: Të saktësohen sa teste e tampone bëhen në ditë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur për situtën e pandemisë në vendin tonë, ku është shprehur se është ende herët për të folur për një...

Rakacolli: Të hënën vijnë 15 mijë doza të vaksinës së Pfizer

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se të hënën do të vijnë në Shqipëri 15 mijë doza të vaksinës së Pfizer. Ajo tha në Report...