E martë, 11 Gusht, 2020
20 C
Tirana

Dikur police, sot shofere autobusi. Selvia rrëfen historinë e saj të çuditshme

Më të lexuarat

“Pse or pse t’kem frikë”, Meta: Vargjet e Havzni Nelës edhe sot gjëmojnë

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ndarë me ndjekësit vargjet e poezisë së Havzni Nelës, që sipas tij edhe...

Kthimi nga zonat bregdetare, Policia: Hiqen 34 patenta, gjobiten 154 shoferë

Policia e Shtetit bën me dije se prej orës 16:00 ka filluar kthimi nga zonat bregdetare, në drejtim të Tiranës dhe Morinës, i pushuesve...

Rama: Me këtë lajm të mirë iu uroj një javë të mbarë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, bën me dije se sot nis puna për Tunelin e rrugës Delvinë-Kardhiq. Ky i fundit,...

Pandemia/ Epidemiologu i njohur: Lajme të mira miqtë e mi

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka dhënë disa “lajme të mira” lidhur me pandeminë. Ai sqaron se virusi...

Dalin emrat/ Kush ra sot në “rrjetën” e OFL-së

Kush ka rënë ditën e sotme në “rrjetën” e OFL-së? Raportohet se Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë pesë...

Bilanci/ Bie numri i rasteve të reja dhe viktimave në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit ka humbur jetën 1 person nga koronavirusi në vend. Nuk e ka...

Hidhet shorti për raundin e parë të “Champions League”, ja cili është kundërshtari i Tiranës

Është hedhur ditën e sotme shorti për raundin e parë të ndeshjeve të kampionatit “Champions League”. Tirana do të jetë përballë skuadrës gjeorgjiane, Dinamo e...

U hodh me parashutë në Qafën e Llogarasë, 39-vjeçari përfundon në përrua

Një 39-vjeçar nga Tirana sot në Qafën e Llogarasë është hedhur me parashutë, mirëpo aventura nuk ka përfunduar mirë! Policia bën me dije se shtetasi...

1000 tonë naftë në plazhin përrallor, katastrofë ekologjike

Mijëra vullnetarë janë në garë me kohën për të përmbajtur dëmet e shkaktuara nga rrjedhja e naftës në plazhet përrallore të ishullit Mauritius të...

6 persona ndërrojnë jetë në Shqipëri! Ja sa raste të reja u regjistruan

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 persona në Shqipëri si pasojë e koronavirusit ndërsa...

Selvia, nga police e Kosovës tani është shofere e autobusit në Gjermani, e vetmja femër shqiptare me një profesion të tillë në këtë shtet. Selvije Zekaj Maxhuni, për hir të dashurisë dhe për të ardhmen më të mirë edhe të dy djemve që  ka sot, la profesionin që e donte, la dhe vendlindjen Jabllanicë e Madhe të Pejës e shkoi në Gjermani, për të vazhduar jetën dhe punën me profesion të ri, të cilin nuk e kishte menduar kurrë.

Jeton me bashkëshortin dhe dy djemtë e saj në Bersenbrück të Republikës së Niedersachsen-it. Në intervistën për “Zërin e Qytetarit”, Selvija tregon shkurt për jetën dhe profesionin e saj ri.

Keni qenë për vite të tëra police në Kosovë. Pse e latë këtë profesion dhe shkuat në Gjermani?

Gjatë punës sime në Shërbimin Policor të Kosovës, u njoha dhe u dashurova me djalin me të cilin edhe jam e martuar. Pastaj bashkë, për një të ardhme më të mirë, vendosem që të dalim në Perëndim, konkretisht në Gjermani ku jetojmë dhe sot. Për hir të dashurisë dhe për një të ardhme më të mirë për ne dhe për ardhmërinë tonë, e ndërpreva punën në Shërbimin Policor të Kosovës, ku kam shërbyer gjashtë vjet rresht me shumë dëshirë dhe pasion për punën që bëja.

Jeni femra e parë shqiptare dhe e vetme që jeni shofere e autobusit në Gjermani. Si ia dolët?

Ndihem shumë e privilegjuar për punën që tani e bëj. Sigurisht që çdo profesion i ka dhe vështirësitë e veta. Vështirësi kisha dhe unë në fillim, por me mbështetjen e vazhdueshme të bashkëshortit tim, ia dola dhe tani jam këtu ku jam.

Lexo edhe :   Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sa të jep kënaqësi ky profesion?

Lexo edhe :   Parashikimi i motit për ditën e sotme

Jam shumë e lumtur me punën që bëj tani si shofere e autobusit dhe pas punës si police, dikur në Kosovë, e dua aq shumë tani këtë punë që bëj sa që nuk mund ta përshkruaj. Më sjell kaq shumë kënaqësi.

A e keni ëndërruar vetën ndonjëherë shofere e autobusit?

Jo kurrë! Asnjëherë. Nuk e mendoja veten as që do të jetoja në Perëndim. Ëndrra ime ishte të jetoja në vendin tim dhe ta kryeja me devotshmëri punën time si police e Kosovës, që e doja aq shumë.

Në çfarë linje e drejtoni autobusin?

Në linjën urbane, duke filluar nga ora shtatë e mëngjesit deri në orën pesë të pasdites.

A më mirë të jesh police apo drejtuese e autobusit?

Janë dy profesione të ndryshme, të cilat kanë përgjegjësi të mëdha. Secila në mënyrën e vet.

Ç’do t’i porosisnit femrat në Kosovë dhe jashtë saj?

Ju preferoj të gjitha femrave që kanë mundësi, të mos ngurrojnë, por të pajisen me lejen e autobusit sepse do të jenë shumë të lumtura.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shtëpia e Bardhë, e hapur për negociata me demokratët për paketën e ndihmave

Shtëpia e Bardhë njoftoi të hënën se është e hapur për negociata me demokratët e opozitës lidhur me paketën e ndihmave në përgjigje të...

Njihuni me vendin që nuk ka pasur asnjë transmetim të koronavirusit në 100 ditët e fundit

Zelanda e Re ka arritur një rezultat të admirueshëm në menaxhimin e situatës së pandemisë. Sipas autoriteteve vendase, prej më shumë se 100 ditësh...

Ministri kosovar i Shëndetësisë paralajmëron rimbyllje të vendit

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar se pjesë e masave të reja mund të jetë edhe mbyllja e vendit. Në një intervistë...

Kur hallet e Shkëlzenit, bëhen halle të opozitës

Nga Mero Baze Ka një hutim në radhët e një pjese të opozitës, pse gjithë bateritë e opozitës janë drejtuar mbi Ben Blushin. Fillimisht Lesi,...

​Liverpool prezanton mbrojtësin e ri grek

Futbollisti grek, Kostas Tsimikas, është mbrojtësi i ri i majtë i skuadrës së Liverpool. “Jam shumë i lumtur dhe krenar që kam ardhur në Liverpool....