Flakët e zjarrit kanë ‘pushtuar’ Katedralen e famshme të ‘Notre-Dame’ në Paris. Pamjet tregojnë tymin e madh që del nga çatia e Katedrales. Sipas informacioneve të para, besohet që zjarri ka rënë në pjesën ku po bëhen restaurimet e objektit. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të këtij zjarri.
Vitin e shkuar, Kisha Katolike në Francë lëshoi një apel urgjent për fonde, për të shpëtuar Katedralen, që kishte nisur të rrënohej.
Një operacion masiv është ndërmarrë aktualisht për të shuar flakët, që nisën gjatë orëve të pasdites. Katedralja ‘Notre-Dame’, për Parisin dhe jo vetëm është më shumë sesa një Katedrale, pasi ajo prej vitesh është bërë simboli i Parisit.