Bota

Video/Bie kulla e ‘Notre Dame’, Trump: Veproni sa më shpejt!

               Publikuar në : 20:30 - 15/04/19 marsela

Zjarri masiv që ka pushtuar Katedralen e famshme ‘Notre Dame’, ka marrë vëmendjen e presidentit Trump. Në një reagim në Twitter, ai kërkon vënien nën kontroll të flakëve sa më shpejt, pasi zjarri po merr përmasa të mëdha.

“I trishtuar të shoh zjarrin masiv që ka pushtuar katedralen ‘Notre Dame’ në Paris. Ndoshta mund të përdoren depozitat që hedhin ujin në lartësi, për të vënë nën kontroll flakët. Duhet vepruar shpejt!”.

Detajet/Digjet Katedralja e ‘Notre-Dame’ në Paris (foto)

Tym i lartë shihet të dalë nga pjesa qendrore e objektit të kultit, aty ku ndodhen disa skela për një restaurim të objektit.

Video/Katedralja ‘Notre Dame’ në Paris përfshihet nga flakët

Katedralja përveç domethënies religjioze, është edhe një nga dëshmitë më të vyera të artit gotik në Evropë.

Presidenti francez Macron ka shtyrën fjalimin e tij të programuar në darkë, dhe po ndjek nga afër ngjarjen.

 

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT