Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Dielli do të ndriçojë për të gjithë shqiptarët!”, Meta del me mesazhin e fortë (VIDEO)

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Meta: Pala greke s’ka asnjë faj! Përgjegjësia e kryeministrit që është dhe Ministër i Jashtëm
Në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit, Kreu i Shtetit, Ilir Meta thotë se është momenti për të reflektuar mbi domosdoshmërinë për t’i dhënë frymëmarrje këtij sektori. Presidenti shprehet se populli shqiptar është i bekuar me det e brigje, male, alpe dhe bukuri natyrore mahnitëse. Sipas tij, Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik, por më së shumti të keqshfrytëzuar, të pazhvilluar dhe të fjetur. Në një mesazh të publikuar në faqen e tij në Facebook, që e shoqëron me një video ku kërkon mbrojtjen e Vjosës, presidenti Meta citon se duhet të kemi një plan konkret për pasuritë natyrore kombëtare, pasi sipas tij po keqshfrytëzohen nga koncensionarë. Sulmi i tij është ndaj qeverisë, kur thotë se turizmi nuk janë vetëm hotelet e luksit dhe resortet me 5 yje!
Statusi
E bekuar me det e brigje, male, alpe dhe bukuri natyrore mahnitëse, me një popull mikpritës e me vlera të spikatura kulturore, Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik, por më së shumti të keqshfrytëzuar, të pazhvilluar dhe të fjetur.
Një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë kombëtare e familjare, i goditur së fundmi dhe nga pasojat e rënda të COVID-19, meriton më shumë vëmendje për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave me pasuri natyrore të mrekullueshme dhe të gjithë Shqipërisë.
Turizmi nuk janë vetëm hotelet e luksit dhe resortet me 5 yje!
Turizëm në radhë të parë janë bujtinat mikpritëse familjare me gatime e prodhime bio në çdo stinë, që duhet të mbështeten nga shteti. Turizëm është trashëgimia e çmuar kulturore, janë muzetë, kalatë e parqet arkeologjike që meritojnë të promovohen, si dhe sa duhet.
Turizëm janë brigjet, malet e lumenjtë përrallorë, e të gjitha pasuritë natyrore kombëtare, që në vend të gjenerojnë të ardhura për familjet shqiptare, keqshfrytëzohen nga koncensionarë.
Ndaj sot, në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit është momenti për të reflektuar mbi domosdoshmërinë për t’i dhënë frymëmarrje këtij sektori jetik për ekonominë, nëpërmjet një plani konkret, të qartë dhe efikas, që do të frenonte edhe shpopullimin e vendit, duke rikthyer shpresën për zhvillim të qëndrueshëm dhe të ardhme të sigurtë në këtë vend të bekuar nga Zoti. Shqipëria nuk mund të ketë diell për disa! Dielli do të ndriçojë për të gjithë shqiptarët!
Tags: Metashqiperiturizmi

TË LIDHURA

“Me zemër në Prishtinë”, Presidenti Begaj “bekon” Kosovën para finales së madhe
Aktualitet

“Me zemër në Prishtinë”, Presidenti Begaj “bekon” Kosovën para finales së madhe

19:04 | 31/03/2026
Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën
Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën

18:34 | 31/03/2026
“Siguria kibernetike nuk është zgjedhje”/ Ambasada Amerikane: Themel për sovranitetin digjital
Aktualitet

“Siguria kibernetike nuk është zgjedhje”/ Ambasada Amerikane: Themel për sovranitetin digjital

18:23 | 31/03/2026
Next Post
U asfiksuan në gjumë/ Nëna dhe 2 fëmijët humbin jetën, vajza e vogël në spital

Tiranë/ Makina përplas 10-vjeçaren te bulevardi “Gjergj Fishta”

“Ajo është një grua me arritje të pashembullt”/ E zgjedhura e Trump-it për Gjykatën e Lartë, kundër martesave gay

"Ajo është një grua me arritje të pashembullt"/ E zgjedhura e Trump-it për Gjykatën e Lartë, kundër martesave gay

Gjiko nxjerr pamjet nga laboratori i drogës (FOTO)

Gjiko nxjerr pamjet nga laboratori i drogës (FOTO)







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

“Me zemër në Prishtinë”, Presidenti Begaj “bekon” Kosovën para finales së madhe
Aktualitet

“Me zemër në Prishtinë”, Presidenti Begaj “bekon” Kosovën para finales së madhe

by mirseda
19:04 | 31/03/2026
0

Kosova do të presë në shtëpi Turqinë, në finalen e Play off të Botërorit. Presidenti i Republikës...

“Dardani, Shkodra të ka në zemër”, atmosferë festive para Kosovë-Turqi

“Dardani, Shkodra të ka në zemër”, atmosferë festive para Kosovë-Turqi

18:50 | 31/03/2026
Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën

Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën

18:34 | 31/03/2026
“Siguria kibernetike nuk është zgjedhje”/ Ambasada Amerikane: Themel për sovranitetin digjital

“Siguria kibernetike nuk është zgjedhje”/ Ambasada Amerikane: Themel për sovranitetin digjital

18:23 | 31/03/2026
“Jemi me ju djema”/ Vjosa Osmani për Kosovë–Turqi: Simbol i guximit, me Dardanët gjithmonë!

“Jemi me ju djema”/ Vjosa Osmani për Kosovë–Turqi: Simbol i guximit, me Dardanët gjithmonë!

17:44 | 31/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com