Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Dialogu Kosovë-Serbi/ Wilson: Amerika të jetë pjesë e diskutimeve

8 vjet ago
in Të Gjitha
Dialogu Kosovë-Serbi/ Wilson: Amerika të jetë pjesë e diskutimeve

Këshilli i Atlantikut, një forum për çështjet ndërkombëtare, thotë se megjithëse Ballkani Perëndimor ka bërë përparim të konsiderueshëm në përpjekjet për t’u integruar në Bashkimin Evropian, në NATO dhe institucionet e tjera globale, ky përparim mund të jetë tani në rrezik.

Organizata ka ftuar ministrat e jashtëm të vendeve të rajonit dhe ekspertë të njohur nga të dyja anët e Atlantikut, për të parashtruar ide dhe propozime të reja rreth politikave që mund të ndiqen në Ballkan dhe për të nxitur një angazhim të ri amerikan në rajon.

Damon Wilson, zëvendës president ekzekutiv i Këshillit të Atlantikut, i tha shërbimit serb të Zërit të Amerikës se prirjet shqetësuese që janë vënë re kohët e fundit në rajon, si përpjekja për grusht shteti në Mal të Zi, mosfunksionimi i qeverisjes në Bosnje apo përparimi i ngadaltë në bisedimet Prishtinë-Beograd, tregojnë se ka ardhur koha për një angazhim të ri të Shteteve të Bashkuara në rajon.

“Ka ardhur koha që Shtetet e Bashkuara të riartikulojnë një vizion të qartë se rajoni i Ballkanit Perëndimor do të jetë pjesë e komunitetit transatlantik. Ky është vizioni ynë dhe kjo është strategjia që Shtetet e Bashkuara duhet të ndjekin në partneritet me Bashkimin Evropian”.

Zoti Wilson thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të luajnë një rol të veçantë për sigurinë në rajon duke dërguar një sinjal të fortë se prania amerikane e sigurisë është e qëndrueshme dhe e përhershme, sidomos pas ndërhyrjes aktive të Rusisë kohët e fundit në Ballkan.

“Kjo prani duhet të shkojë përtej KFOR-it për të projektuar ndikimin amerikan dhe për të thënë se ne jemi aty për të ndërtuar kapacitete qofshin këto në luftën kundër terrorizmit apo përgjigjen e shpejtë. Ashtu siç po shtojmë praninë tonë në Evropën Verilindore, të njëjtën gjë duhet të bëjmë në Evropën Juglindore”.

Këshilli i Atlantikut rekomandon kthimin e komandës amerikane në Bondsteel në një prani ushtarake të përhershme amerikane në Evropën Juglindore.

“Kjo komandë të ndërlidhet me disa forca të tjera në rajon, si në Rumani, Turqi apo Greqi për t’u bërë pjesë e ekuacionit për të patur forca të stacionuara në Ballkan. Kjo do të na lejojë për ndërtimin e kapaciteteve veçanësisht me Serbinë, Malin e Zi, Kroacinë dhe Shqipërinë”.

Këshilli i Atlantikut rekomandon gjithashtu që Shtetet e Bashkuara të jenë pjesë e një procesi që do të çojë në zgjidhjen e disa pengesave politike të cilat vazhdojnë të mbajnë të mbërthyera disa vende të rajonit, shkruan voa.

“Shtetet e Bashkuara duhet të shërbejnë si një ndërmjetës i ndershëm për të arritur përparim të vërtetë në frontin politik, qoftë në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, apo në ndihmën që Greqia dhe Maqedonia të bëhen vende aleate në të ardhmen. Ka një rol dhe një mundësi, duke patur parasysh disa ndryshime në terren, që diplomacia amerikane dhe BE-ja t’i japin shtytje bisedimeve në drejtimin e duhur për të hequr disa nga pengesat”.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse administrata amerikane duhet të jetë pjesë në bisedimet e dialogut Serbi-Kosovë zoti Wilson tha:

“Mendoj se është e logjikshme që Shtetet e Bashkuara të jenë pjesë e këtij procesi. Pikë së pari të dyja palët, Prishtina dhe Beogradi duhet të bien dakord për këtë. Bashkimi Evropian ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm për të ndërmjetësuar këtë proces. Por amerikanët nuk duhet të ulen jashtë dhomës së bisedimeve. Ne duhet të luajmë rolin tonë për të sjellë këtë proces në një përfundim konstruktiv. Mendoj se pjesëmarrja amerikane mund të luajë rol konstruktiv”.

Raporti me titull “Një stuhi që vjen? Formimi i një të ardhmeje në Ballkan në një epokë të pasigurisë” është rezultat i një pune mbi njëvjeçare që ka bërë kjo organizatë në bashkëpunim me Kongresin, Departamentin e Shtetit dhe administratën e presidentit Trump dhe do të parashtrohet në një konferencë që do të zhvillohet më 29 nëntor në mjediset e organizatës

Tags: AmerikaDialogue diskutimevekosovepjesëserbitë jetëWilson

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Dortmund fajëson Aubameyang dhe e nxjerr në shitje

Dortmund fajëson Aubameyang dhe e nxjerr në shitje

Gazetari paralajmëron: Dështon reforma në drejtësi nëse kryeprokurori zgjidhet vetëm nga PS

Gazetari paralajmëron: Dështon reforma në drejtësi nëse kryeprokurori zgjidhet vetëm nga PS

Duka: Panucci ka energjinë e duhur, Rashica dhe Gjimshiti…

Duka: Panucci ka energjinë e duhur, Rashica dhe Gjimshiti...

JU REKOMANDOJMË

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Masakër në Malin e Llogarasë, qëllohen me armë gjahu 22 kuaj të lirë. 4 prej tyre ngordhin, pjesa tjetër e frikësuar fshihet në pyll

Masakër në Malin e Llogarasë, qëllohen me armë gjahu 22 kuaj të lirë. 4 prej tyre ngordhin, pjesa tjetër e frikësuar fshihet në pyll

10:35 | 08/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Putin ndalet në rajonin e Lindjes së Largët të Rusisë para takimit në Alaskë
Bota

Putin ndalet në rajonin e Lindjes së Largët të Rusisë para takimit në Alaskë

by mirseda
14:04 | 15/08/2025
0

Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti të premten në qytetin rus të Magadanit në Lindjen e Largët, përpara...

BE kundër planit izraelit për Bregun Perëndimor, Kallas: Po shkelet ligji ndërkombëtar!

BE kundër planit izraelit për Bregun Perëndimor, Kallas: Po shkelet ligji ndërkombëtar!

13:20 | 15/08/2025
Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

13:09 | 15/08/2025
Presidenti i SHBA-së, Trump letër Begajt: Pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë

Presidenti i SHBA-së, Trump letër Begajt: Pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë

12:02 | 15/08/2025
Polumbarët nxjerrin një trup të pajetë nga kanioni i Gjinarit, çfarë thotë policia

Polumbarët nxjerrin një trup të pajetë nga kanioni i Gjinarit, çfarë thotë policia

11:14 | 15/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com