Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, teksa është i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel dhe ka folur rreth kombëtares dhe ndryshimet që ka pësuar ajo pasi është larguar De Biasi. Duka është shprehur se vazhdon të ketë kontakte të mira me italianin që tashmë ka hyrë në historinë e futbollit shqiptarë. Por nuk kanë munguar edhe fjalët e mira për Panuccin dhe ekipin që ai është duke ndërtuar.
“Vazhdojmë të kemi komunikim të vazhdueshëm dhe para se të firmoste me Alaveshin, kam marrë një mendim nga ai. Gjatë ndeshjes me Turqinë kemi folur vazhdimisht në Whats App. I pëlqeu shumë ndeshja në Turqi, i pëlqeu loja dhe rezultati. De Biazi ka lënë gjurmë dhe do të mbetet në histori gjithmonë,-shprehet fillimisht Duka.
“E rëndësishme është që në çdo kompeticion hyn si garues real dhe me objektiv për t’u kualifikuar dhe jo si më parë për një humbje dinjitoze. I ka mundësitë reale për të shkuar në europian. Për të kaluar kurbën e vetëkënaqësisë, vendosëm se ekipi kishte nevojë për një figurë autoritare që mund ta ulë me këmbë në tokë. Një futbollist që ka fituar gjithçka dhe një emër që duhet ta kundërshtosh me vepra. Ka përvojë dhe staturë të madhe futbollistike. Energji shumë dhe ka çfarë i jep skuadrës për ta çuar më tej dhe për t’i thënë që ‘nuk është këtu stacioni i fundit dhe nuk duhet të kënaqemi vetëm me 2016’, por duhet të jemi pretendent real për çdo lloj kompeticioni. Me këtë moto ka punuar dhe këto janë objektivat e tij dhe të stafit,– shprehet Duka për Panuccin.
Duka ka sqaruar edhe situatën e largimit të Rashicës, që u largua nga kombëtarja shqiptare për tu bashkuar me Kosovën. Po ashtu ka një peng për Gjimshitin, pasi është lojtari më serioz dhe i impenjuar në skuadër.
“Rashica nuk u përfshi në listën e Kombëtares, dhe kjo ishte një zgjedhje e trajnerit. Përsa i përket largimit nga Kombëtarja, ky ishte një vendim i vetë lojtarit. Pengu im personal, është ndaj Gjimshitit, pasi i detyrohemi shumë moralisht atij. Nga dita e parë që erdhi tek Kombëtarja, ai ishte në formacion, dhe nuk u mor nga trajneri. Ndoshta ngaqë nuk ishte në formën e tij më të mirë në momentin e Europianit.”