E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Dhunoi biznesmenin në Nikël, gjykata lë në burg një nga autorët e dyshuar

Gjykata e Krujës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Saimir Kuçin. Ky i fundit është një nga personat, i cili akuzohet se bashkë me 6 të tjerë të kenë dhunuar dhe grabitur biznesmenin Nazmi Çangu në Nikël.

Grabitja e Nazmi Çangut ndodhi në orët e para të mëngjesit të 24 tetorit në Fushë-Krujë. Autorët që dyshohet se janë më shumë se dy, kanë hyrë nga pjesa e pasme e banesës duke prerë telat rrethues në dy vende të ndryshme.

Pasi kyçën në dy dhoma anëtarët e familjes, autorët dhunuan në mënyrë barbare biznesmenin Nazmi Çangu. Sipas tij, ata i morën një armë gjahu shotgan, bizhuteri e monedha floriri, si dhe para që kapnin vlerën e afro 120 mijë eurove.

Kuçi nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi është arrestuar edhe më parë për grabitjet dhe vjedhjen e disa kasafortave dhe bizneseve në Tiranë, dhe qytetet të tjera të vendit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Jam në Dubai, s’jam arratisur”/ Nipi i deputetit të PS-së: Ngjarje e stisur

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja konfirmon se nuk është arratisur, pasi akuzohet se së bashku me dy persona të tjerë, kanë...

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...

Jean Todt mbështet ndërtimin e automotoparkut në Elbasan

Më herët, kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe njoftoi se në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqipëri, për të mundësuar edhe zhvillimin...