Mëngjesin e sotëm shtatorja e ish-mbretit Zog I është gjetur e mbushur me parulla të shkruara me grafitë ofendues ndaj figurës së tij.
Nga fotot e siguruara nga ‘Gazeta Si’, shihet se në pjesën e pasme të shtatores, shkruhej “Spiun i serbit”, e ndërsa nuk kanë munguar edhe shkrimet e tjera si “Poshtë tradhtari i kombit” apo “Vendos Ismail Qemalin, Isa Boletinin, Bajram Currin”.
Shtatorja e ish-mbretit Ahmet Zogu u vendos shtatë vite më parë, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar. Qeveria Berisha asaj kohe do të niste vlerësimin e figurave, duke vendosur disa buste në sheshet kryesore të kryeqytetit si vlerësim për kontributin e tyre në pavarësinë e vendit dhe në krijimin e shtetit shqiptar.
Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike, përmes ish-deputetes Dhurata Çupi, e cila kërkoi respekt maksimal për figurën e mbretit Zog 1.