Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Dhuna në Kuvend/Përjashtohen 6 deputetët e opozitës dhe ministri Bushati

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Dhuna në Kuvend/Përjashtohen 6 deputetët e opozitës dhe ministri Bushati

Byroja e Kuvendit ka vendosur që të përjashtojë për 10 ditë nga punimet 6 deputetët e opozitës dhe ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati për dhunën sot në seancën plenare. Pas diskutimeve në mbledhje, vendimi u mor vetëm me praninë e deputetëve të shumicës, pasi opozita u largua.

Deputetët e opozitës që u përjashtuan për 10 ditë janë Edi Paloka, Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Ervin Salianji nga Partia Demokratike dhe Braimllarit e Mehmetajt nga LSI. Deputetët e opozitës hodhën miell, vezë dhe letra në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe ministrave në seancën e sotme.

Gjithashtu deputetët e LSI mbanin pankarta ofenduese ndaj Ramës. Ndërkohë që ministri Bushati u përjashtua, pasi pas sulmit të opozitës reagoi duke hedhur ujë në drejtim të deputetëve demokratë dhe të LSI. Edhe pse kërkoi falje, kryetari i Kuvendit Ruçi kërkoi përjashtimin e tij nga punimet e Kuvendit për 10 ditë dhe kërkesa u miratua në Byro pasditen e sotme.

Debatet në Byronë e Kuvendit
Paloka-Hysenit: Kam bërë burg për politikë, po kurrë për vjedhje pronash
Flamur Noka: Solla miell nga kuksianët e mia, sepse ata aq mundësi kishin, mbase Rama do miell tjetër
Ervin Salianji: Keni prova ose fakte që vërtetojnë demin tim? Kemi dëgjuar që vetëm mielli e sjell në vete, e futëm në kuvend. I kam futur tek e tek. 
Endrit Braimllari: Kryeministri ofendoi rëndë shqiptarët. Frazat e Ramës juve ju duken poezi por ato janë ofendimet më të rënda që i bëhen popullit. Shqiptarët janë provokuar nga Edi Rama duke i krahasuar me organ gjenital. Ky kryeministër e ka humbur te drejtën legjitime për të drejtuar tani cdo gjë i mbetet në dorë popullit. Ministri i Jashtëm është sjellë si një ordiner. Provokoi rendë opozitë duke i hedhur ujë

Deklaratat e deputetëve pas daljes nga Byroja e Kuvendit

Paloka: Populli do i japë një përgjigje të rëndë Ramës

Edi Paloka: Ne kërkuam përjashtimin e Ramës për ofendimet ndaj shqiptarëve. Sot në Kuvend erdhi njeriu, që Rama e vendosi në krye të trafikut. Komisioni Tahiri? Vijon punën derisa ti dalë në krye. Me një qeveri që mbron Tahirin dhe dënon qytetarët këto cështje nuk i zgjidh më parlamenti, që është privat i Ramës. Ajo që do i japin shqiptarët do të jetë shumë e rëndë. Unë i kam thënë pa mikrofon se do të jetë më guximtari, por po tregon që është jo vetëm trim dhe cub, por populli e urren, le ta mbajë dhe ti përgjigjet deri në fund.

Ervin Salianji: Shqipëria po zien dhe po vlon, nesër do të protestojnë fermerët

 Ervin Salianji: Droga e Kolumbisë po e shkatërron Shqipërinë, duhen kapur ata, dhe jo 11 të arrestuarit nga Kukësi. Vendimi për ne është i ditur, hyra për t’i thënë shokut Gramoz janë formale në një parlament ilegjitim, mund të marrë vendime për të na dënuar me vdekje, apo për të internuar në kampin e Tepelenës. Nëse do të ishte për Rucin dhe Ramën nuk do të ishim në parlament, por pas telave me gjemba. Shqipëria po zien dhe po vlon, nesër do të protestojnë fermerët.Ervin Salianji

Dhuna në Kuvend, Brahimllari: Opozita ka të drejtë që të bëjë ç’të dojë

Endrit Brahimllari: Para një jave nuk përjashtoi Ramën nga parlamenti edhe pse i trajtoi shqiptarët si organ gjenital, ne që jemi aty për t’i thënë që bërë gabim, përjashtohemi, ajo ç’ka është e rëndësishme është hera e dytë që ministri i Jashtëm sillet si një rrugaç, hedh shishen e ujit. Opozita është në të drejtën e saj që të bëjë ç’të dojë, pasi Rama provokoi. Populli nuk ndalet më në cdo cep të Tiranës dhe Shqipërisë. Parullat fyese në Kuvend? Ajo parullë nuk është asgjë para asaj që bëri Rama. Ndjesa e Bushatit? Është bërë e qartë për këtë qeveri, Rama provokon, del e kërkon falje, Bushati provokon dhe kërkon më pas falje….

Klevis Balliu: Qeveria të hapë veshët dhe të dëgjojnë

Klevis Balliu: E vetmja gjë që kërkon është rregullorja të jetë e njëjtë për të gjithë. Për Ramën nuk është marrë asnjë marrë, kjo është absurde. Nëse unë kam thyer rregulloren, i mirëpres masat, por rregullat duhet të jenë njëlloj për të gjithë. Ajo që ne bëmë ishte irritimi i qytetarëve pas arrestimit të 11 kukasianëve, që janë heronj dhe të dekorohen dhe jo arrestohen. Lufta do të jetë edhe jashtë edhe brenda parlamentit. Veza dhe mielli janë mjete demokratike. Ajo që nuk është parë kurrë është që një ministër të Jashtëm të qëllojë me ujë. Falja e Bushatit? E kërkoi edhe Rama po kuksianët janë në burg. Qeveria të hapë veshët dhe të dëgjojnë, taksat janë të pabaza.
Letra e Ruçit drejtuar Byrosë ku kerkon perjashtimin me 10 dite te Bushatit

Kërkesa për përjashtimin e deputetëve të opozitës

Tags: 6 deputetëtbushatidhunakuvendministriopozitësperjashtohen

TË LIDHURA

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor
Politikë

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

22:46 | 19/12/2025
Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro
Aktualitet

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

21:44 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!
Politikë

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Next Post
Video/Historia interesante, ja pse paraguaiani festoi me shqiponjë

Video/Historia interesante, ja pse paraguaiani festoi me shqiponjë

Dinaku Mark Zuckerberg: Bëjmë gabime ngaqë s’ka rregulla në internet

Zuckerberg shuan dyshimet: Facebook do jetë gjithmonë falas

Historiku i kacafytjeve/Nga Çizmja e Monikës te mielli i Flamur Nokës

Historiku i kacafytjeve/Nga Çizmja e Monikës te mielli i Flamur Nokës







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën
Bota

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën

by mirseda
08:26 | 20/12/2025
0

Negociatorët amerikanë do të takohen sot me zyrtarë rusë në Florida për bisedimet e fundit që synojnë...

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

22:46 | 19/12/2025
Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

22:23 | 19/12/2025
Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

21:44 | 19/12/2025
Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

21:11 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com