Ushqimi, është një nga nevojat themelore të njeriut për të mbijetuar. Në botë ekzistojnë lloje të ndryshme ushqimesh, që kanë shije dhe që sjellin përfitime të ndryshme për trupin e njeriut. Çdo vend, ka një specialitet të ushqimit të tij tradicional. Por gatimet e disa vendeve, janë më të famshme në të gjithë botën. Ja cilat janë 10 vendet kryesore:
- Tajlandë
Tajlanda ndodhet në qendër të Azisë Juglindore. Ajo është shumë e njohur për produktet e saj ushqimore. Gatimet e këtij vendi, janë të njohura dhe të dashura nga njerëzit në mbarë botën. Ushqimi tajlandez përmban disa produkte të veçanta, që gjenden në të gjitha restorantet tajlandeze nëpër botë. Gatimet tajlandeze përdorin pak erëza, çka preferohet shumë nga njerëzit që nuk e pëlqejnë ushqimin pikant.
- Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Ushqimet kryesore të këtij vendi, janë gatimet e shpejta (fast-food). Në SHBA ka shumë restorante të ushqimeve të shpejta si Burger King, McDonalds, KFC, Johnny Rockets. Këto kompani, kanë hapur shumë restorante në gati të gjitha vendet e botës. Por ushqimet e shpejta janë kryesisht të pashëndetshme. Kjo është arsyeja pse amerikanët janë në shumicë obezë, dhe përballen me probleme të mëdha shëndetësore. Njerëzit aty janë tërësisht të varur nga ushqimi i shpejtë.
- Kina
Kina është vendi me popullsinë më të madhe në botë, 1.35 miliardë njerëz. Ky vend njihet për kuzhinën e veçantë. Kinezët konsumojnë gatimet me sa më pak erëza, dhe me produkte kryesisht të ziera si perimet etj. Pjatat më të famshme kineze, preferohen në mbarë botën, dhe njerëzit janë në gjendje t’i gatuajnë ato edhe në shtëpitë e tyre si orizi kinez, ai msançurian etj.
- Japonia
Kultura e këtij kombi ishullor, është e ngjashme me atë të Kinës. Kuptimi i emrit “Japoni” është “Toka ku lind Dielli’. Japonezët preferojnë të hanë mishin e papërpunuar të kafshëve të ndryshme, diçka që nuk ndeshet shpesh në kulturat e shumë vendeve të tjera. Turistët nga bota, shijojnë gatimet e veçanta japoneze, veçanërisht prodhimet e detit, që konsumohen përgjithësisht të gjalla.
- Spanja
Spanja ka një kulturë dhe shije unike sa i përket ushqimit. Kuzhina spanjolle është kombinimi perfekt i kuzhinës nga vende të ndryshme. Kultura e Spanjës është historike. Spanjollët e konsumojnë shumë mishin e derrit, diçka që është e ndaluar në besimin Islam. Ndërkohë edhe gatime të tjera spanjolle nuk konsumohen nga ndonjë vend tjetër, pikërisht për shkak të kufizimeve fetare apo kulturore.
- Greqia
Kuzhina greke përmban disa përbërës kryesorë, që përdoren në fakt në të gjitha gatimet si limoni, vaji i ullirit, buka, barishtoret, vera etj. Grekët hanë të gjitha llojet e mishrave si të derrit, lepurit dhe qengjit, që nuk hahen nga disa njerëz në vende të tjera. Ushqimi i tyre shoqërohet gjithnjë me verë, dhe është zakonisht është më i shtrenjtë se ai i kuzhinave të tjera. Të gjitha gatimet, shoqërohen me salca të ndryshme.
- India
India është vend shumë i njohur për kulturën e saj të madhe. Ajo ka popullsinë e dytë më të madhe në botë, mbi 1.2 miliardë njerëz. India ka kulturë shumë të fortë, dhe disa njerëz aty janë vegjetarë apo shmangin edhe konsumin e vezëve. Përbërësit kryesore e tyre në kuzhinën indiane, janë bishtajoret dhe perimet.
- Franca
Franca praktikon ende stilet dhe metodat tradicionale të gatimit. Kuzhina franceze është shumë e frymëzuar nga ajo italiane. Prezantimi dhe garnitura e pjatave, janë shumë tërheqës për njerëzit në të gjithë botën. Ndaj restorantet franceze, janë ndër më të famshmet në botë.
- Meksika
Ushqimi meksikan, është i famshëm në botë. Ai ngjan shumë me ushqimin spanjoll. Produktet bazë të kuzhinës meksikane janë fasulet, specat, misri etj. Metodat e gatimit të meksikanëve janë të përziera, disa janë tejet tradicionale, ndërsa të tjerat janë fryt i tendencave më të fundit. Ushqimi i tyre është më së shumti pikant, por gjithsesi mbetet i dashur nga njerëzit në shumë vende të botës.
- Italia
Kuzhina italiane, është më e njohura në mbarë botën. Ajo është shumë historike, dhe shumë e zhvilluar për shkak të ndryshimeve sociale në vend. Shija e gatimeve, është e ngjashme me ato kineze, dhe janë po ashtu të ngjashëm në përbërës. Përbërësi kryesor i pjatave të tyre janë vera dhe djathi, që i shoqërojnë gjithmonë në të gjitha ushqimet e tyre./ TIRANA TODAY