Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Dhjetë librat më të censuruar në histori

4 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Dhjetë librat më të censuruar në histori

Një nga mënyrat për ta kufizuar lirinë e një populli është edhe censurimi i librave. Në shumë vende, liria e mendimit pengohet në këtë mënyrë. Si në lashtësi, ashtu edhe në kohërat më moderne, censura letrare ka prekur shumë vepra, duke vënë shpesh në rrezik edhe jetën e shkrimtarëve. Pavarësisht nëse arsyet janë politike, fetare apo të ndonjë natyre tjetër, është absurd fakti që edhe sot ka libra që nuk mund të lexohen në disa pjesë të botës. Ja cilët janë10 librat më të censuruar në histori:

“Dekameroni” i Xhovani Bokaçios

Ai u konsideruar si një vepër vulgare nga elita intelektuale e kohës së tij, dhe imorale nga autoritetet kishtare. Libri është një përmbledhje prej 100 tregimesh të vendosura në kohën kur Firence u godit nga Murtaja në shekullin XIII. Shtatë vajza dhe tre djem nga familje të pasura shkojnë në një vilë në fshat për të shmangur infektimin. Ata vendosin që secili të tregojë nga një histori çdo ditë për të kaluar kohën.

“Princi” i Nikolo Makiavelit

I ndaluar me urdhër të vetë kreut të Kishës, Papa Pali IV në vitin 1599, kjo vepër u shkrua në momentin më të errët të historisë së Italisë, kur fuqitë e huaja po garonin se kush duhej të dominonte qytet-shtetet italiane. Libri përmban njohuritë që kishte fituar Makiaveli gjatë 15 vite punë në administratën shtetërore. Duke gjurmuar profilin e princit ideal, autori analizon arsyet e veprimit njerëzor dhe ndan për herë të parë politikën nga morali.

“Origjina e specieve” nga Çarls Darvin

Teoria evolucionare binte ndesh me Zanafillën e botës sipas Bilblës. Kjo vepër e ndryshoi mënyrën sesi njeriu e sheh botën. Teoria e përzgjedhjes natyrore, e propozuar në këtë libër, është baza e biologjisë moderne evolucionare. Por prej shumë dekadash, ajo është bërë pjesë e sfondit tonë më të gjerë kulturor.

“I dashuri i zonjës Shaterlej” nga Dejvid Herbert Lorrenc

Pavarësisht se u botua në vitin 1928, libri u ndalua për 32 vjet, deri në vitin 1960, për shkak të skenave erotike dhe gjuhës vulgare. Lorenc tregon historinë e Koni Shaterlej, gruas së Konor, një burri me origjinë fisnike, që mbeti i paralizuar gjatë Luftës së Parë Botërore. Për këtë arsye, e reja është e detyruar të bëjë një jetë të trishtuar dhe monotone në fshatin e mjegullt anglez, derisa takon Melorsin, një rojtar simpatik që jeton në kasollen e fermës së tyre. Koni ri-zbulon dashurinë pasiononte dhe nis një marrëdhënie jashtëmartesore.

“Doktor Zhivago” nga Boris Pasternak

Dorëshkrimi u refuzua nga shumë botues në Bashkimin Sovjetik, pasi fliste me neveri mbi Revolucionit Bolshevik. Ai u botua për herë të parë në Itali, edhe pse KGB-ja u përpoq ta censuronte atë në mënyrë të tillë që botimi në vendet e huaja të ishte i pamundur. Romani tregon historinë aventureske të Juri Zhivagos, mjekut dhe poetit të ndarë mes dashurisë së dy grave dhe që ishte pjesëmarrës në Revolucionin e famshëm të Tetorit në Rusi.

“Ferma e kafshëve” nga Xhorxh Oruell

Satira e thellë e Oruell kundër totalitarizmit e vendosi këtë libër midis veprave më të famshme të shekullit XX. Të lodhura nga abuzimet e fermerit, kafshët e një ferme vendosin të rebelohen kundër njerëzve, dhe pasi dëbojnë pronarin, ato vendosin një rend të ri të bazuar tek barazia. Por shumë shpejt mes tyre shfaqet një klasë e re burokratësh, derrat, të cilët me dinakëri, lakmi dhe arrogancë arrijnë t’u imponohen kafshëve të tjera.

“Viti 1984”, Xhorxh Oruell

Po për arsye ideologjike libri u censurua për 40 vjet në Bashkimin Sovjetik. Një luftë shkatërruese, e ka ndarë planetin në tre superfuqi që luftojnë midis tyre, të sunduar nga regjimet totalitare:Oqeania, Euroazia dhe Estazia. Në të parën jeton Uinston, që jeton dhe punon si një njeri i zakonshëm. Ai duket se është i vetmi që e refuzon shoqërinë e dëshiruar nga Partia dhe filozofinë e imponuar prej saj, e cila nuk e lejon aq shumë dashurinë sa mendimin e lirë. Rebelimi i tij është i brendshëm, por me kalimin e kohës materializohet në veprime gjithnjë e më të rrezikshme.

“Vargjet satanike” nga Salman Ruzhdi

Vepra konsiderohet si një fyerje e madhe nga bota islame. Shkrimtari jeton prej shumë vitesh me truproja, qëkur Ajatollah Khomeini, lideri i Iranit,shpalli në vitin 1989 dënimin e tij. Historia e përshkruar në libër ka të bëjë me një koktej të mrekullueshëm të realizmit dhe fantazisë, një histori magjike në të cilën dy udhëtarë, që i shpëtuan për mrekulli një aksidenti ajror, e shohin veten të shndërruar njëri në krijesë engjëllore dhe tjetri në një qenie djallëzore.

Duke qenë tashmë simbole të së Mirës dhe të Keqes, ata do të përballen me njëri-tjetrin në betejat më të vjetra dhe më të pashmangshme, një luftë totale e destinuar që të zgjasë përgjithmonë në kohë dhe hapësirë, nga fshatrat më të largëta indiane deri në Londrën e sotme.

“Lolita” nga Vladimir Nabokov

Në Francë “Lolita” u ndalua për 2 vjet me akuzën e pedofilisë. Humbert Humbert hyn në një lidhje me vajzën e bashkëjetueses së tij, Dolores Hejz, e njohur shkurt si Lolita, një 12-vjeçare rebele shumë simpatike. Kur gruaja vdes në një aksident, Humbert dhe vajza e vogël nisën të bredhin nëpër Shtetet e Bashkuara nga moteli në motel, të ndjekur nga një njeri misterioz. Kur vendosen në një qytet të vogël ku Humbert gjen punë, Lolita përpiqet qët’i shpëtojë kontrollit obsesiv të njerkut të saj xheloz. Nga frika se mos zbulohet marrëdhënia e tij me vajzën e mitur, Humbert vendos të largohet, por në një moment Lolita do të arrijë të arratiset me një burrë tjetër.

“Psikopati amerikan” nga Bret Istën Elis

Ky libër është ende sot i ndaluar në Australi. Patrik Bateman është i ri, i pashëm, dhe i pasur. Ai jeton në Manhatan, punon në Wall Street, dhe bashkë me kolegët Timoti, Dejvid, Paten dhe Kreun, frekuenton klubet më të njohura, palestrat më ekskluzive dhe tualetet ku konsumohet kokaina më e mirë në qytet. Por jeta e tij është e mbushur me detaje shumë shqetësuese, dhe kur në Nju Jork bie nata Patrik shndërrohet në një vrasës serial, të ftohtë, metodik, dhe të pamëshirshëm.

Burimi i lajmit: https://libreriamo.it/libri/10-libri-piu-censurati-della-storia/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: 10 libracensurimhistoriletersi

TË LIDHURA

Vendet më të sigurta në avion gjatë një aksidenti, sipas studimit
Kuriozitete

Vendet më të sigurta në avion gjatë një aksidenti, sipas studimit

21:12 | 12/06/2025
Akulli i Groenlandës shkrihet 17 herë më shpejt mes valës rekord të të nxehtit
Kuriozitete

Akulli i Groenlandës shkrihet 17 herë më shpejt mes valës rekord të të nxehtit

14:38 | 12/06/2025
Kukulla Labubu me madhësinë e njeriut shitet për më shumë se 150,000 dollarë
Ekonomi

Kukulla Labubu me madhësinë e njeriut shitet për më shumë se 150,000 dollarë

09:21 | 12/06/2025
Next Post
Shehaj flet para Kushtetueses: Të mendojmë për zgjedhjet lokale të vitit 2023

Shehaj: PD fiton vetëm nëse ikën Basha

Eksperti: Evgjeninë e kanë vrarë, u bë pjesë e një rituali

Foto/ Simboli i ngjashëm në trupin e Baxhos pikturohet pranë një gjimnazi

‘Shpërndaj drogë se paguhem mirë’/ Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Britani

'Shpërndaj drogë se paguhem mirë'/ Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Britani

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi
Bota

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi

by mirseda
23:03 | 12/06/2025
0

Një nga vullkanet më aktivë në botë, Kilauea, ka rifilluar me intensitet të lartë aktivitetin e tij...

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

22:59 | 12/06/2025
Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

22:57 | 12/06/2025
Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

22:54 | 12/06/2025
Gjesti nuk i reziston Kaderit, “shpërthejnë” fansat!

Gjesti nuk i reziston Kaderit, “shpërthejnë” fansat!

22:17 | 12/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com