Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Deti s’mund të merret peng nga lavazhet e Himarës

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Koronavirusi/ Minxhozi: Kurba do shihet 10 ditë pas ‘ciklit të hapjes’

Nga: Skënder Minxhozi

Vendimi i qeverisë shqiptare për ta çuar në arbitrazh ndërkombëtar çeshtjen e kufirit detar me Greqinë, nuk ra si një rrufe në qiell të kthjellët. Edi Rama e ka filtruar prej kohësh në opinionin publik idenë se vendimin për kufirin detar me Greqinë duhet ta marrë një gjykatë ndërkombëtare, e jo bisedimet dypalëshe. Që do të thotë se të gjitha çeshtjet e nxehta që kanë të bëjnë me shelfin kontinental dhe zonat ekonomike, dot të jenë subjekt i një interpretimi të paanshëm. As grek, as shqiptar.

Natyrshëm, jo çdo gjë që shkëlqen është ar. Edhe kjo rrugë që kanë vendosur të ndjekin dy shtetet, ka risqet e saj, kryesisht për ne si shqiptarë. Pesha ndërkombëtare e Greqisë është më e madhe se e Shqipërisë, miqtë e saj në botë, në institucionet e organizmat ndërkombëtare janë më të shumtë se tanët. Edhe lobimi grek, të cilin ne e kemi pësuar mbi shpinë shumë e shumë herë në tre dekadat e fundit, është gjithashtu një faktor me peshë në këtë dosje që do të paraqitet në gjykatën ndërkombëtare.

Por nga ana tjetër e peshores, mbetej negociimi i drejtpërdrejtë me palën greke. Dhe këtu, kur rreshton faktorët negativë për palën shqiptare, kupton se mes dërgimit në gjykatë dhe zgjidhjes me një kompromis dypalësh, çeshtja e detit është një problem bilanci mes avantazheve dhe disavantazheve të njërës dhe tjetrës rrugë.

Të bisedosh direkt me grekët për detin do të thotë të rikthesh një precedent të njohur për të gjithë ne. E kemi parë çfarë ndodhi herën e fundit që e bëmë. Rezultati qe i qartë:  nëntë me zero në Gjykatën Kushtetuese kundër marrëveshjes Basha-Bakojanis, me një motivacion të rëndë, ku nuk mungonin aludimet për tentativa për shkeljen e tërësisë territoriale të vendit, pavarësisë tonë si shtet etjetj.

Kemi qenë negociatorë të keqinj me grekët dhjetë vjet më parë dhe mbetet e dyshimtë që të jemi bërë më të mirë në vitet e mëpasme. Jemi po ata, të paorganizuar, pa ekspertizën e duhur, pa njohjen e thellë të problemit dhe gjetjen e avantazheve të duhura në një proces të vështirë teknik me palën tjetër.

Sikur të mos mjaftojë kjo, bisedimet tona me Greqinë kanë qenë historikisht të pabarabarta, që nga fillimi i viteve ’90. E kjo për më shumë se një arsye. Kemi gjetur përballë rregullisht një palë që nuk ka ngurruar t’i përdorë emigrantët tanë ekonomikë si “peng”, sa herë ka qenë fjala për të gjetur një zgjidhje çfarëdo: për varrezat e ushtarëve grekë, për të drejtat e minoritetit etj. Në kujtesën tonë kolektive janë ende të gjalla imazhet e operacioneve ndëshkimore, me varganët e autobusëve mbushur me emigrantë të përzënë nga toka greke, për shkak të tensionit të rradhës në marrëdëhniet Tiranë-Athinë.

Kemi pasur përballë një shtet që e ka përdorur rregullisht kartën e presionit edhe në procesin e integrimit evropian. Sa herë që shteti ynë shembte një lavazh apo gomisteri të ndryshkur në zgëqet e Himarës a Dropullit, për të ndërtuar një rrugë a një shetitore, “tymi” dilte në Bruksel a Strasburg, ku diplomatët grekë bërtisnin në kupë të qiellit për shkeljen e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri. Duke klithur me të njëjtin intensitet në anën tjetër, edhe kur nga Tirana filtronte ndonjë kërkesë e ndrojtur që kishte brenda fjalën “Çamëri”!

Si mund të negociohet në pozita të barabarta me një palë të tillë? Si mund të gjendet një zgjidhje e kënaqshme mes dy shtetesh, ku njëri bën mot e jetë rolin e afendikoit, e tjetri kompleksohet rregullisht që të mbajë veshur përparësen e hyzmeqarit?

Me Greqinë duhet një palë e tretë në tryezën e bisedimeve për detin. Gjykatë, shtet, organizëm i huaj apo personalitet me emër botëror, kjo pak rëndësi ka. Eshtë një problem tejet delikat, që t’i lihet në dorë raportit të deformuar shqiptaro-grek, të mbarsur deri në fyt nga paragjykimet, problemet e panumërta historike dhe mungesa e besimit të ndërsjellë.

Nëse na lenë vetëm me ta në një tavolinë, dy janë rezultatet më të mundshme që duhet të presim: ose do të kompleksohemi nga presionet, ose do të firmosim me mendje të lehtë dhe naivitet diçka për të cilën nuk ka më as gomë fshirëse, as korrektor në njëqind vitet e ardhshme. Më mirë disa burra me mjekër dhe petk gjyqtari diku në Vendet e Ulëta, sesa një parodi patriotësh fals apo tregtarësh flamujsh, që do t’i mallkojmë në jetë të jetëve. Shihni Ahmet Zogun e kuptojeni përse bëhet fjalë…

Tags: edi ramaGreqiaqeveria shqiptareskender Minxhozi

TË LIDHURA

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Next Post
Vlorë/ I vihet flaka mjetit të punonjësit të Ujësjellësit

Vlorë/ I vihet flaka mjetit të punonjësit të Ujësjellësit

“Jam gjobitur për maskën”, Gjuzi: Harrojeni, s’do ta mbaj në ambiente të hapura

“Jam gjobitur për maskën”, Gjuzi: Harrojeni, s’do ta mbaj në ambiente të hapura

Ronela Hajati dhe Young Zerka i japin fund romancës

Ronela Hajati dhe Young Zerka i japin fund romancës







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Rama në Barcelonë, samiti i të majtës kundër ekstremit të djathtë
Aktualitet

Rama në Barcelonë, samiti i të majtës kundër ekstremit të djathtë

by mirseda
12:01 | 18/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama është duke marrë pjesë në samitin “Mbrojtja e Demokracisë” organizuar prej kryeministrit të Spanjës,...

Pogradec, digjet banesa në fshatin Starovë, dyshohet se zjarri nisi nga…

Pogradec, digjet banesa në fshatin Starovë, dyshohet se zjarri nisi nga…

11:59 | 18/04/2026
Irani rimbyll Ngushticën e Hormuzit për shkak të bllokadës amerikane

Irani rimbyll Ngushticën e Hormuzit për shkak të bllokadës amerikane

11:48 | 18/04/2026
“Më kërcënohet jeta”/ Durim Bami transferohet nga ‘313’-a drejt burgut të Fushë Krujës

“Më kërcënohet jeta”/ Durim Bami transferohet nga ‘313’-a drejt burgut të Fushë Krujës

11:32 | 18/04/2026
Zjarri në kompleksin “Arlis”/ Manastirliu takon familjet e prekura: Bonus qiraje dhe dëmshpërblim

Zjarri në kompleksin “Arlis”/ Manastirliu takon familjet e prekura: Bonus qiraje dhe dëmshpërblim

10:31 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com