Foto Galeri

Detajet/ Bilanc tragjik nga shembja e skelës, dy punëtorë të vdekur (foto)

               Publikuar në : 17:02 - 16/08/19 M. S

Një ngjarje e rëndë tronditi sot Tiranën. Skela u shemb nga një pallat në rikonstruksion, e për pasojë 4 punëtorë ranë nga disa metra lartësi. Fillimisht u raportua për një punëtor të vdekur, por më pas forcat zjarrfikëse nxorën edhe trupin e dytë të pajetë nga rrënojat e skelës.

Rëndohet bilanci/ Ndërron jetë punëtori i dytë që ra nga skela

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën e “Elbasanit”, teksa nga një ndërtesë në rikonstruksion është shkëputur një pjesë e skelës metalike.

Pas ngjarjes tragjike, policia ka shoqëruar administratorin e punimeve, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT