Një ngjarje e rëndë tronditi sot Tiranën. Skela u shemb nga një pallat në rikonstruksion, e për pasojë 4 punëtorë ranë nga disa metra lartësi. Fillimisht u raportua për një punëtor të vdekur, por më pas forcat zjarrfikëse nxorën edhe trupin e dytë të pajetë nga rrënojat e skelës.
Rëndohet bilanci/ Ndërron jetë punëtori i dytë që ra nga skela
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën e “Elbasanit”, teksa nga një ndërtesë në rikonstruksion është shkëputur një pjesë e skelës metalike.
Pas ngjarjes tragjike, policia ka shoqëruar administratorin e punimeve, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.