Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Detaje/Kush është eksperti që i shtohet grupit të negociatorëve me Greqinë

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Një pasi Presidenti Ilir Meta i ka dhënë autorizimin ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushatit, për nisjen e negociatave me Greqinë për çështjen detare, mësohet se në grupin negociator është shtuar një ekspert tjetër.

Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se grupi negociator i Bushatit konfirmohet nga autorizimi i Metës, ku mbetet edhe Artur Meçollari, ndonëse u akuzua nga opozita si agjent i shërbimeve të huaja. Nga verifikimet e institucionit të Presidentit, akuzat e opozitës nuk u provuan.

Ndërkaq mësohet se në grupin negociator shtohet edhe profesor doktor Ksenofon Krisafi, ekspert i së drejtës ndër-kombëtare. Krisafi ka qenë në grupin negociator në marrëveshjen e detit me Italinë.

Përmes një njoftimi zyrtar, dje Meta teksa i jep plotfuqishmërinë Bushatit, i kërkon atij dhe institucioneve të tjera të përfshira në negociata, që të përmbushin përgjegjësitë e tyre në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në interes të ruajtjes dhe ushtrimit të sovranitetit territorial.

Lëvizja e Presidentit zhbllokon kështu bisedimet mes Tiranës dhe Athinës për një sërë çështjesh në diskutim, ndërsa Bushati ishte në pritje të plotfuqishmërisë për çështjen detare. Kujtojmë se dje Meta deklaroi në një intervistë për gazetën greke “To Vima”, se marrëveshja e re për kufirin detar nuk duhet të kalojë “vijën e kuqe”, duke u ndalur tek rrëzimi i marrëveshjes Berisha-Karamanlis në 2009.
Kush është Ksenofon Krisafi?

Prof. Ksenofon Krisafi është diplomuar si jurist në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike të Universitetit të Tiranës në vitin 1969. Ai ka fituar gradën shkencore «Doktor» në vitin 1993. Karrierën e tij të gjatë profesionale, Prof. Krisafi e ka filluar si punonjës shkencor në Sektorin Shkencor të Fakultetit të Shkencave Politike e Juridike të Universitetit të Tiranës, ku ka punuar për mëse 12 vjet.

Më pas, për gati 10 vjet deri në vitin 1993, ai do të atashohej pranë Ministrisë së Jashtme, fillimisht si përgjegjës i Byrosë Juridike, jurist e pastaj drejtor i Drejtorisë së Çështjeve Juridike e Konsullore dhe Traktateve Ndërkombëtare. Aktiviteti në Ministrinë e Jashtme do të vazhdonte më tej në vitet 1998-2002, me detyrën e ambasadorit dhe përfaqësuesit të përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë zyrave të OKB-së dhe të OBT-së në Gjenevë.

Gjatë veprimtarisë së tij në shërbimin diplomatik ka marrë pjesë në dhjetëra konferenca ndërkombëtare apo në takime dy e shumëpalëshe, me cilësinë e anëtarit apo kryetarit të delegacionit. Prof. Krisafi ka gjithashtu një veprimtari të zgjeruar pedagogjike e akademike. Që prej vitit 1971 e deri më sot ai është lektor i së drejtës ndërkombëtare publike në Fakultetin e Drejtësisë, në degën e Gazetarisë dhe në kurset pasuniversitare të Diplomacisë dhe të Tregtisë së Jashtme pranë Universitetit të Tiranës.

Veprimtaria kërkimore e studimore e tij regjistron një listë të pasur shkrimesh, artikujsh, studimesh, punimesh e kumtesash të paraqitura në konferenca e kolokiume shkencore kombëtare e ndërkombëtare, si dhe librash e tekstesh universitare. Kurikula e tij akademike kulmon me ngjitjen ne vitet 1997-1998 ne postin e dekanit te Fakultetit Juridik te Universitetit te Tiranës, marrjen e titullit “Profesor” në vitin 2004 dhe akordimin e titullit Doktor Honoris Causa nga Universiteti Sanctii Cirili i Maltës.

Ajo përfshin edhe një numër të konsiderueshëm leksionesh të dhëna në universitete të huaja si në Sorbonë (Paris), në Gjenevë, Universitetin La Sapienza të Romës, në universitetet e Barit, Sasarit, Foggias (Itali), në Universitetin Katolik të Luvenit (Belgjikë), Universitetin «Aristotelius» të Selanikut, Universitetin Pantion të Athinës, Universitetin e Upsalës (Suedi), në atë të Prishtinës etj…

Prof. Krisafi ka qenë i angazhuar në një sërë bordesh drejtuese të organizmave e institucioneve të ndryshme, si për shembull : anëtar i Këshillit Shkencor të Akademisë Diplomatike të MPJ (2005), anëtar i Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë të Këshillit të Europës (2005), anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Qendrës Ndëruniversitare për Kërkime në Evropën Lindore dhe Juglindore (2003), anëtar themelues dhe anëtar i Bordit Drejtues të Qendrës së Studimeve Ekonomike e Sociale (1998), si dhe anëtar i Komitetit Shqiptar të Helsinkit e i Bordit Drejtues të tij (1995-98), i Bordit Drejtues të Shoqatës «Për kulturë juridike» (1997-98), i Bordit Drejtues të Fondacionit «Integrimi urban» (1997-98) etj…

Në periudhën 2002-2005, ai ka punuar pranë Këshillit të Ministrave si Sekretar i Përgjithshëm e këshilltar diplomatik i Kryeministrit. Nga shtatori i vitit 2005 deri në tetor të vitit 2006 ka qenë anëtar dhe Drejtor Ekzekutiv i Komisionit të Letrave me Vlerë. Aktualisht është Profesor dhe Dekan i Fakultetit juridik në Universitetit Europian të Tiranës. Flet frëngjisht, anglisht, rusisht dhe italisht. Prof. Ksenofon Krisafi është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që prej muajit tetor të vitit 2004.

Tags: EkspertiështëGreqinëgrupitkushnegociatorëveshtohet

TË LIDHURA

Aktualitet

Protesta në Tiranë, humbet një fëmijë mes turmës, protestuesit ulen në gjunjë për ta gjetur.

19:20 | 05/06/2026
Kryesore

Rama ironizon protestuesit: Po dhashë dorëheqjen, si do t’i plotësoj 4 kërkesat e tjera?

19:12 | 05/06/2026
Aktualitet

“Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë”/ Nesër njoftohen 2 protesta, qytetarët: Nuk jemi përçarë!

18:47 | 05/06/2026
Next Post

Video/ Ethet e 17 Prillit, Rama me urgjencë në Bruksel. Takohet me Hahn

Majko në Parlamentin britanik, ja çfarë tha për shqiptarët

Video/ Incident tronditës, foshnja zvarritet në autostradë. Kamioni...







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta në Tiranë, humbet një fëmijë mes turmës, protestuesit ulen në gjunjë për ta gjetur.

by mirseda
19:20 | 05/06/2026
0

Para Kryeministrisë po mbahet protesta e gjashtë për projektin e Zvërnecit. Gjatë tubimit, personi që mbante megafonin...

Rama ironizon protestuesit: Po dhashë dorëheqjen, si do t’i plotësoj 4 kërkesat e tjera?

19:12 | 05/06/2026

“Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë”/ Nesër njoftohen 2 protesta, qytetarët: Nuk jemi përçarë!

18:47 | 05/06/2026

Rama qytetarit: Toka është e shitur, këtë çështje nuk e zgjidhni me mua

18:45 | 05/06/2026

Rama në Zvërnec: Nuk negocioj, ata që duan të më heqin do të presin gjatë

18:43 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com