E enjte, 21 Janar, 2021
5 C
Tirana

Detaje nga skema e mashtrimit, sanitarja hiqej si tezja e pacientes me Covid

Gjykata e Tiranës caktoi paraditen e sotme masën e sigurisë “Arrest me burg” për Tire Alldervishin, sanitaren e spitalit “Shefqet Ndroqi” që u hoq si infermiere për të marrë rryshfet nga familjarët e një pacienteje me koronavirus. Sanitarja është përlotur nga vendimi që iu dha nga trupi gjykues.

Burime për “Report Tv” nga spitali thonë se sanitarja Alldervishi është hequr tek personeli i Sanatoriumit, sikur e kishte teze pacienten, që më pas fatkeqësisht humbi jetën.

Ngjarja e rëndë u denoncua në emisionin “Stop”, nga vetë vajza e gruas që ndërroi jetë nga Covid-19.

Vajza e një 55-vjeçareje, e cila humbi betejën me Covid pas 28 ditësh luftë me këtë sëmundje, është mashtruar nga sanitarja pasi kjo e fundit i është hequr si infermiere dhe është ofruar që në këmbim të vlerave monetare t’i kuronte të ëmën.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...