E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Shoqata e Infermierëve: Të përlyerit në korrupsion duhet të bëhen shembuj

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë, ka reaguar në lidhje me skandalin e ndodhur tek Covid 2, ku një sanitare zhvati një qytetare duke u hequr si infermiere. Përmes kësaj taktike, sanitarja arriti që ti merrte qytetares që kishte të ëmën të shtruar në spital, një shumë të majme.

Me anë të një reagimi për mediat, shoqata thekson se ky nuk është rasti i parë. Po kështu apelojnë ndaj ministrisë dhe prokurorisë që të hetojë deri në fund në lidhje me këtë çështje.

Në letrën në fjalë thuhet se duhen hetuar të gjithë dosjet e personelit, sa të rregullt janë ligjërisht në ushtrimin e profesionit te tyre. Shoqata e Infermierëve ngrejnë shqetësimin se shumë infermierë e ushtrojnë profesionin në shkelje, duke mos plotësuar kriteret.

Reagimi i plotë:

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë e dënon aktin e korrupsionit të ndodhur në Spitalin “Shefqet Ndroqi” nen emrin e perdorur te Infermierit.

Duke qene se nuk është i pari rast qe persona te ndryshëm bëjnë akte te tilla dhe kudo njolloset emri i Infermiereve duhet te jene te dënueshëm.

Shoqata e Infermiereve i ben thirrje Ministrise se Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale, Prokurorise dhe çdo institucioni përgjegjës qe te hetoje rastin deri ne fund duke nxjerr te gjithe te perfshiret ne kete rast korruptiv me pasoje vdekjen e pacientes. Pavarësisht titujve dhe pozicioneve qe kane personat e perfshire perpara drejtesise dhe ligjit te gjithe duhet te jene te barabarte.

Gjithashtu duhen hetuar dhe te gjithe dosjet e personelit qe ushtron profesionin sa te rregullt jane ligjerisht ne ushtrimin e profesionit te tyre pasi prej kohesh kemi bere thirrje qe te verifikohe  dosjet e Infermiereve pasi nje numer i konsiderueshem e ushtrojne profesionin ne shkelje si: pa lejen e ushtrimit te profesionit ose pa kualifikimet e duhura,persona qe nuk plotesojne kriteret per te qene ne nje pozicion por per shkak te shume arsyeve ato jane ne ate pozicion dhe kane sjell demtim te sistemit.

Lexo edhe :   Detaje nga skema e mashtrimit, sanitarja hiqej si tezja e pacientes me Covid

Kerkojme nje hetim te drejte dhe transparent te gjithe personelit dhe punes se bere ne te gjithe spitalet covid dhe per te gjithe personat ne pozita drejtuese pasi asnje veprim i asnje personeli nuk behet pa vene ne dijeni shefin apo kryeinfermierin e cdo pavioni ku punon,kjo hedh hije dyshimi qe ne keto kohe fatkeqesisht nga heronje jane kthyer ne vrases te pacienteve.

Lexo edhe :   VIDEO/ Vaksinat anti-Covid ruhen me policë

Jo te gjithe duhen futur ne nje thes por te perlyerit ne keto lloj korrupsionesh qe kane pasoje jeten e pacientit duhen denuar dhe te behen shembuj per ne vazhdim.

Korrupsionin ne çfarëdo lloj forme nuk e justifikon as lodhja, as stresi, as pagat e ulta, asgje tjeter.

Duke shpresuar qe hetimet e kesaj ceshtje dhe e cdo denoncimi tjeter te bere si per humbjet e jeteve te pacienteve kohe me pare dhe e rasteve te korrupsionit te zbardhen deri ne fund.

Shoqata e Infermiereve distancohet nga cdo lloj rasti te tille ku profesionist jane te perfshire ne afera te tilla por qendron fort ne krah te cdo profesionisti te ndershem qe mundohen qe nen emrin e tyre apo te infermiereve te perbaltin figuren dhe punen e infermiereve qe ne cdo kohe jane te paret ne frontin e pare per tu sherbyer pacienteve dhe jo politikes,shefave,kordinatoreve,administratoreve apo kryeinfermiereve. Pasi betimi qe cdo profesionist ka bere eshte bere per ti sherbyer pacientit e askujt tjeter.

Shoqata e Infermiereve te Shqiperise.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...

Ne nuk jemi gati për Evropën pa Angela Merkelin

Nga: Mujtaba Rahman “Politico.eu” 2021 është viti kur Evropa do të duhet të mësojë që të jetojë pa Angela Merkelin. Kancelarja gjermane do të tërhiqet...

Rama do fërkojë duart, për sa kohë që opozitarët mbeten pragmatistë

Nga: Ben Andoni Do kishin një zë shumë më të besueshëm për publikun shqiptar nëse do të tregonin se konform programit dhe fizionomive, partitë e...

Vendim i papritur/ Një tjetër konkurrent i “Për’puthen” lë emisionin

Pavarësisht shikueshmërisë dhe suksesit në "Për'puthen", konkurrentët të pakënaqur marrin vendime për të lënë emisionin. Emini nga Kosova, ka marrë vendimin e papritur për tu...

Pse opozita e Albinit, është më pranë fitores se opozita e Lulzimit

Nga: Kreshnik Spahiu Kosova dhe Shqipëria janë në prag të zgjedhjeve parlamentare. Çifti Vjosa dhe Albini ndryshojnë shumë nga Monika dhe Lulzimi? Nëse në Kosovë fitorja e...