Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Dështon takimi i ekspertëve maqedono-bullgar për kontestet mes dy vendeve

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Dështon takimi i ekspertëve maqedono-bullgar për kontestet mes dy vendeve

Ekspertët e historisë të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë kanë zhvilluar të premten një takim online lidhur me kontestet për personalitetet nga e kaluara, dhe për çështje që lidhen me historinë, por takimi ka përfunduar pa asnjë marrëveshje konkrete.

Pala bullgare, sipas anëtarëve maqedonas të komisionit, ka refuzuar të nënshkruajë konkluzionet edhe të mbledhjeve të tjera për shkak të përdorimit në to të mbiemrit “maqedonas”, madje edhe para përdorimit të gjuhës.

“Kolegët bullgarë po përpiqen të imponojnë rrëfimin etno-kombëtar dhe ekskluziv bullgar si të vetmin që duhet të studiohet në librat shkollorë në Maqedoninë e Veriut. Shumica e ekipit bullgar në Komision nuk mendon se ky është sistemi arsimor i një vendi tjetër dhe se nuk mundet që një shtet t’i diktojë një shteti tjetër atë që do të mësohet në shkollat në Maqedoni (të Veriut)”, ka deklaruar bashkëkryetari maqedonas i Komisionit, Dragi Gjorgiev.

Dështimin e takimit e ka konfirmuar edhe bashkëkryetari bullgar i Komisionit, Angel Dimitrov.

“Rezultati i takimit të 11-të është zero. Ne nuk kemi bërë një hap të vetëm para. Një arsye për këtë, megjithëse duket teknike, është akoma politike. Kolegët tanë nga pala maqedonase refuzojnë të nënshkruajnë procesverbalin. Ata u përpoqën të vendosnin mbiemrin ‘maqedonas’ kudo, që nuk është në përputhje me praktikën e vendosur. Duke refuzuar të nënshkruajmë procesverbalin, puna jonë vihet në pikëpyetje, sepse pa një dokument mbi atë që u diskutua dhe cilat vendime u morën në mbledhjet tona, bëhet e pasigurt gjithçka tjetër”, ka deklaruar bashkëkryetari bullgar i Komisionit, Angel Dimitrov.

Paraprakisht kryeministri maqedonas Zoran Zaev kishe shprehur besimin se Komisioni do të arrijë sukses që shihej si mundësi e mirë për kapërcimin e dallimeve me Bullgarinë, e cila ka bllokuar kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Maqedonia e Veriut ka emëruar Vllado Buçkovskin, ish-kryeministër, si të dërguar të posaçëm për Bullgarinë. Buçkovski të premten është nisur për në Sofje në bisedime me zyrtarët bullgarë, por detaje nga kjo vizitë nuk janë dhënë.

Bullgaria konteston gjuhën dhe identitetin maqedonas, duke kërkuar nga autoritetet që të pranojnë se ato kanë rrënjë bullgare.

Zyrtarët maqedonas kanë thënë se për çështjet që kanë të bëjnë me identitetin nuk do të ketë negociata.

Opozita maqedonase ndërkohë tani disa ditë po organizon protesta kundër siç ka thënë “shitjes së interesave kombëtare e shtetërore” nga qeveria e kryeministrit Zoran Zaev. Ajo ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme./REL/

Tags: BullgarihistoriMaqedoni e Veriut

TË LIDHURA

‘Të duket vetja pasardhës i Platonit , por nuk je’, batuat e Ramës provokojnë mediat greke
Analizë

‘Të duket vetja pasardhës i Platonit , por nuk je’, batuat e Ramës provokojnë mediat greke

10:38 | 16/01/2026
Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat, refuzojnë takimin me kryeministrin grek
Rajoni

Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat, refuzojnë takimin me kryeministrin grek

10:58 | 13/01/2026
Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore
Rajoni

Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore

21:06 | 09/01/2026
Next Post
”Shqipëria doli më e fortë”/ Rama: Drejtimi i OSBE-së mision i përmbushur

''Shqipëria doli më e fortë''/ Rama: Drejtimi i OSBE-së mision i përmbushur

Macron kundër myslimanëve, Erdogan: Ai ka nevojë për trajtim psikiatrik

Macron i përgjigjet Erdoganit: Po i kufizon popullit turk liritë dhe të drejtat

Pandemia, Bill Gates: Katër deri në pesë muajt e ardhshëm, mjaft të zymtë

Pandemia, Bill Gates: Katër deri në pesë muajt e ardhshëm, mjaft të zymtë







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Kërkojnë rritje pagash, Kushtetusja shqyrton sot kërkesën e Unionit të gjyqtarëve
Aktualitet

Kërkojnë rritje pagash, Kushtetusja shqyrton sot kërkesën e Unionit të gjyqtarëve

by mirseda
11:33 | 20/01/2026
0

“Kushtetuesja” do të shqyrtojë këtë të martë kërkesën e Unionit të gjyqtarëve që ka të bëjë me...

E keni marrë zvarrë opozitën,Nis me debate mbledhja e Byrosë së Kuvendit, deputetët e PD dalin në fb

E keni marrë zvarrë opozitën,Nis me debate mbledhja e Byrosë së Kuvendit, deputetët e PD dalin në fb

11:24 | 20/01/2026
Byroja e Kuvendit shqyrton ankimin e PD-së, kërkohet prania e kamerave nga demokratët

Byroja e Kuvendit shqyrton ankimin e PD-së, kërkohet prania e kamerave nga demokratët

10:59 | 20/01/2026
Përjashtimet nga seancat/ PD kërkon mbledhje të hapur në Byronë e Kuvendit

Përjashtimet nga seancat/ PD kërkon mbledhje të hapur në Byronë e Kuvendit

10:56 | 20/01/2026
Korporatës “i mbeten pronat në derë”, shtyhet afati i aplikimeve për “Pallatin e Kongreseve”

Korporatës “i mbeten pronat në derë”, shtyhet afati i aplikimeve për “Pallatin e Kongreseve”

10:49 | 20/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com