E premte, 15 Janar, 2021
9 C
Tirana

”Shqipëria doli më e fortë”/ Rama: Drejtimi i OSBE-së mision i përmbushur

Kryeministri Edi Rama, e quan mision të përmbushur presidencën e OSBE-së nga Shqipëria në vitin 2020.

Në rrjetet sociale ai ka shpërndarë disa foto nga fjala e tij, ku shkruan se pas drejtimit të OSBE-së Shqipëria del më e fortë dhe më e respektuar nga ndërkombëtarët.

“Mision i përmbushur prej ku Shqipëria del më e fortë dhe më e respektuar ndërkombëtarisht”, shkruan Rama.

FJALA E PLOTË:

“Ky duket se është këshilli më produktiv ministror kështu më anë thënë prej shumë vitesh e nuk shoh asnjë arsye pse mos ta përmend një gjë të tillë”, tha shefi i qeverisë teksa renditi dhe të gjitha krizat me të cilat u përball Shqipëria në kryesimin e OSBE. Shqipëria shihej si një demokraci e re që shpesh mund të trazohej e larg së pasuri fuqisë diplomatike të shumicës së anëtarëve këtu. Shanset ishin kundër nesh e në krye të vitit vendosa objektiva për të zbatuar angazhimet tona, për të bërë ndryshimin në terren e ndërtuar stabilitetin përmes dialogut.Qëllimet tona i vendosëm lart, sfiduam veten jo vetëm për të lënë mbresë e sjellë ndikim, e mbajtëm vetën me këmbë në tokë kur nisëm këtë aventurë sfiduese për një vend is yni.

Vetëm pak kohë pas nisjes sonë, ia behu pandemia e frikshme na u desh të punonim nga shtëpitë, të privuar nga mundësia e takimit sy me sy që është thelbësore për marrëveshjet.Megjithatë na u desh të vazhdonim të bënim këtë punë që nënkuptonte kaq shumë në historinë e marrëdhënieve tona me botën e jashtme. Ne ishim Koreja e Veriut e Evropës e krejt papritur në u desh të udhëhiqnim përmes një pandemie një organizatë të madhe. Shanset u përkeqësuan por ne ia dolëm e mundëm të shënojmë përparim, një progres aspak i dukshëm për të gjithë. Zbatuam mënyra të reja pune për OSBE, me një kalim të shpejtë për ti marrë vendimet online, s’duket si dicka për tu theksuar por më lini tu kuptoj që e kemi bërë këtë para OKB e të tjerëve e nuk është gjë e vogël besoj. Më pas erdhi Bjellorusia, papritur megastruktura me shumë reputacion BE e NATO u duken se ishin të padobishme pas barrikadës…kështuqë organizata jonë doli në pah si adresa e vetme për të trajtuar shqetësimin e jashtëzakonshëm për shkeljen e neveritshme të parimeve tona. Oferta jonë nuk u mor në konsideratë.

Ndërhyrja e Rusisë…ishte larg së qeni ideale por ishte më shumë se asgjë.Në këtë fazë gjithcka ishte kundër nesh krizë për  mbi krizë por ne nuk hoqëm dorë e nuk lamë asgjë të na ndalte në punën tonë. E morëm përsipër gjithcka, treguam ambicien e përgjegjësinë tonë e bëmë në mënyrë shqiptare, me këmbëngulje me ca karizëm ndoshta, mësuam gjatë punës por bëmë punën, kunsër të gjitha parashikimeve ia dolëm. Ky këshill është fundi ynë i lumtur, ka qenë fund i mirë më duhet të them dhe më duhet ta them qartë e fortë ishte sukses, por është larg së qeni suksesi im.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbytjet ‘mollë sherri’, Rama: Meta është në hall, se ndihmoj dot

Rama i ka kthyer përgjigje Metës sa i takon përmbytjeve. Kujtojmë këtu se presidenti Ilir Meta kërkoi reagim të shpejtë nga qeveria dhe jo...

Vetë e bëri vaksinën, Rama ua pret shkurt deputetëve

Kryeministri Rama deklaroi në konferencën me gazetarët se asnjë ministër, deputet dhe drejtor që nuk është mbi 75 vjeç, nuk do të jetë i...

Bien infektimet, Kosova lehtësohen masat anti-Covid

Gjatë ditëve të fundit është vënë re një situatë diku më e përmirësuar në Kosovë, si pasojë e koronavirusit vdekjeprurës. Teksa numri i të...

I dogjën makinën, ja kush ishte ‘shënjestra’

Një automjet tip "BMW X5" u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen 15 në Durrës, duke u djegur plotësisht në pjesën e...

Rama i sigurtë për fitoren, bën bilancin para zgjedhjeve

Në një konferencë për mediat, kryeministri Rama u ndal tek përmbytjet në vend, duke thënë që jemi përmisuar në krahasim me vitet e kaluara....