Pandemia, Bill Gates: Katër deri në pesë muajt e ardhshëm, mjaft të zymtë

Miliarderi Bill Gates, ka folur në lidhje me përballimin e pandemisë në Amerikë. Gates ka paralajmëruar që pesë muajt e ardhshëm do të jenë mjaft të zymtë, në rast se shtrimet në spital dhe vdekjet nga Covid-19 nuk ndalojnë së rrituri.

Kjo është një situatë paradoksale sepse gjërat po përkeqësohen. Katër deri në pesë muajt e ardhshëm duken mjaft të zymtë”, tha ai.

Gates vuri në dukje se gjëja më me ndikim që njerëzit mund të bëjnë tani për të parandaluar rritjen e numrit të infektimeve është mbajtja e distancës dhe e maskave. Gjithashtu, duke folur për zhvillimin e vaksinës, ai tha se ka mundësi që të gjithë kandidatët të kenë sukses duke pasur parasysh normat e efikasitetit nga Moderna dhe Pfizer.

”Duket se pothuajse të gjitha vaksinat do të kenë sukses. Është shkencë e mrekullueshme, prodhim i shkëlqyeshëm industrial, bashkëpunim perfekt, edhe midis vendeve. Pra, e dini, kjo është një luftë, ne jemi të gjithë së bashku”, tha ai.

Që prej fillimit të pandemisë në SHBA, janë regjistruar mbi 14 milion të infektuar dhe kanë ndërruar jetë mbi 284 mijë pacientë.