Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Dështimi i Albinit përballë botës së vjetër

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Dështimi i Albinit përballë botës së vjetër

Nga: Andi Bushati

Lajmi i keq që dha përmes një videomesazhi Albin Kurti, se në ditën e formimit të kuvendit të ri, Vetëvendosje dhe LDK do të shkojnë pa një marrëveshje, flet më shumë sesa për një dështim momental. Kuptimi i tij i vërtetë nuk është pamundësia për të krijuar një qeveri të përbashkët, por nënteksti se edhe nëse arrin të formohet, ajo do të mbahet peng nga forcat e errëta të politikës së vjetër.

Dhe kjo u pa qartë nga mënyra se si u zhvilluan bisedimet dhe se si u sollën palët përgjatë gjithë procesit, që para zgjedhjeve të 6 tetorit e deri në  dy muajt që vijuan pas tyre.

Nëse partia e Albin Kurtit u soll hapur dhe ndershëm që me propozimet për koalicionin para zgjedhor, nëse ajo veproi me dinjitet duke mos flirtuar (për të ulur rolin dhe peshën e LDK-së) për koalicione me partitë që ishin dënuar nga vota popullore, partneri tij Isa Mustafa nuk iu përgjigj me të njëjtën monedhë.

Loja e LDK-së qe gjatë gjithë kohës meskine, përllogaritëse, interesaxhie.

LDK nuk pranoi që para 6 tetorit, as koalicionin parazgjedhor dhe as ftesën bujare që një liste të përbashkët ti printe kandidatura e saj, Vjosa Osmani. Ajo u soll në mënyrën më absurde të mundshme edhe pas garës elektorale. Kur të gjithë e dinin rezultatin e tyre, Isa Mustafa adoptonte slloganin: “nuk fillojmë bisedime pa pasur certifikim zyrtar”. Por bisedimet jo vetëm u vonuan, por me zgjatjen e tyre u shmang dita ditës edhe ylli në ngritje i kësaj partie, ajo që i kishte siguruar maksimumin e votave, Vjosa Osmani. Në plan të parë dolën figura të ditëve të errëta, të qeverisjeve të përbashkëta me “klanin pronto”, duke mashtruar kështu zgjedhësit sipas motos, “me të tjera fytyra ju gënjejmë për të marrë votat dhe me të tera i’u grabisim vendimmarrjen”.

E gjithë kjo mëndësi shpërtheu edhe më e fortë në allishverishet për të folur më shumë sesa për programin, për poltronat dhe postet që do të kishte LDK në qeverinë e ardhshme. Insistimi për të mos pranuar një president konsensual, një figurë që e kapërcente pragun partiak, por për ta parë kreun e shtetit thjeshtë si një post pazari më shumë për LDK-në, e tregon më së miri këtë tendencë.

Pra, pas gjithë këtij kalvari në sy të publikut u pa qartë kontradikta themelore e mosmarrëveshjes mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës: i pari kërkonte një formulë për të zbatuar vullnetin transformues të qytetarëve në zgjedhjet e fillim tetorit, i dyti mendonte vetëm për bahçen e shtëpisë së tij.

Dhe e keqja e kësaj kontradikte nuk qëndron në faktin se ajo u bë pengesë për krijimin e një qeverie deri në afatin e caktuar. Kjo gjë zgjidhet kollaj, me një provë të re elektorale dhe me zgjedhje të reja.

Por dëmi më i madh që del në pah nga kjo sagë tre mujore, para dhe pas zgjedhore është se ai na parathotë edhe se çfarë do të ndodhë nëse kabineti i ri VV-LDK krijohet. Ajo do të jetë një qeverisje ndryshe nga sa paraqitet plot emfazë, dhe voluntarizëm në fjalimet lirike të Albin Kurtit. Sepse gjysma e saj do të jetë një riciklim i politikës së vjetër. Një transferim i interesave meskine me lojë postesh e emrash që kanë përfaqësuar qeveritë e kaluara. Një mendësi prej kani të ngushtë, që në të gjitha betejat e së nesërmes do të ishte i gatshëm të bashkëpunonte me oligarkët, me kapësit e shtetit dhe me mëkatarët e të djeshmes, vetëm për të ruajtur interesat e tij.

Në këtë kuptim, sido që të jetë versioni përfundimtar i bisedimeve, ne tashmë e kemi marrë mesazhin e parë: LDK e ka korruptuar vullnetin për ndryshim që treguan zgjedhësit në 6 tetor. Ajo i gënjeu ata me Vjosa Osmanin duke fshehur poshtë fustanit të saj mustaqet e Agim Veliut. E për këtë arsye ajo na tregoi edhe se me çfarë fytyre do të përfaqësohet në qeverinë e nesërme. Pra edhe nëse në rastin më të mire, ne do të arrijmë të kemi një kabinet Kurti, gjysma e tij do të jetë përfaqësuese e botës së vjetër. Pikërisht kjo qe dhurata më e hidhur e këtyre krishtlindjeve.

 

Tags: Albin KurtiLDKVetevendosje

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Guidë për hajdutët e politikës: si të fshihni paratë nga drejtësia amerikane 

Guidë për hajdutët e politikës: si të fshihni paratë nga drejtësia amerikane 

“Për shumë policë s’ka festë”, ‘ultimatumi’ i Lleshajt për festat

“Për shumë policë s’ka festë”, ‘ultimatumi’ i Lleshajt për festat

Mustafa tregon ofertën për Albin Kurtin

Mustafa tregon ofertën për Albin Kurtin







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026
Showbizz

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026

by mirseda
22:45 | 03/02/2026
0

Can Yaman është njoftuar si bashkëprezantues në Festivalin Sanremo 2026, ku do të zgjidhet përfaqësuesi i Italisë...

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

22:27 | 03/02/2026
Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

21:47 | 03/02/2026
Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

21:16 | 03/02/2026
Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

21:13 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com