E enjte, 5 Gusht, 2021
29.5 C
Tirana

Mustafa tregon ofertën për Albin Kurtin

Pas mbledhjes së kryesisë së partisë, ka folur para mediave i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Ky i fundit ka thënë se edhe nëse LVV nuk janë të pajtimit që të pranojnë kushtet e Lidhjes Demokratike, ata do të votojnë propozimet e tyre për të përmbyllur seancën konstituive, shkruan “Gazeta Express”.

“Ne sot e kemi një ditë të rëndësishme e kemi konstituimin e Kuvendit të Kosovës, unë e kisha mbledhjen e kryesisë së LDK-së, për të trajtuar përgatitet për Kuvend, ne mbesim edhe më tutje të përkushtuar që vendit t’i japim zgjidhje në këto momente, jemi të gatshëm që të ofrojmë zgjidhje edhe në të ardhmen”, ka thënë lideri i LVV-së.

Mustafa ka treguar se janë dakorduar në parim me LVV që ndarja e qeverisë të bëhet proporcionalisht, duke treguar për ofertën që kanë vënë në tavolinë të diskutimit me Albin Kurtin.

“LDK është dakorduar që qeveria të ndahet proporcionalisht, pesë ministri për LDK dhe për VV si partnerë kryesorë qeverisës kryeministri dhe një zëvendëskryeministër t’i takojë LVV dhe në asnjë rast nuk e kemi shtruar çështjet. Ndërkaq zëvendëskryeministri i parë dhe kryetari i kuvendit t’i takojë LDK-së.

LDK propozon kandidatin për president i cili plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret kushtetuese dhe ne besim pas asaj se pas zgjedhjes së presidentit që do të përkrahet nga VV asaj t’i ipet ose LVV të merr një ministri nga LDK dhe me këtë proporcioni në ministri të mbetet 6 me 4.

Ne kemi llogaritur se në të gjitha këto variante LVV do të ketë më shumë pozita sepse tani do të ketë 7 pozita qeveritare, dhe dy nënkryetarë të kuvendit, ndërkaq, më vonë kur do ta bënim zëvendësimin me president, ne do të mbesim me 7 pozita ndërkaq LVV do të ketë 10 pozita përfshirë ministrinë që do të bartet”, thotë ai.

Lexo edhe :   Kurti: Nuk kemi hequr dorë nga reciprociteti me Serbinë

Mustafa ka thënë se janë dakorduar në kryesi, që edhe pa marrëveshje t’i votojnë nominimet e VV-së për kryetar të Kuvendit.

Lexo edhe :   Kurti: Nuk kemi hequr dorë nga reciprociteti me Serbinë

“Nëse LVV nuk është gati për këtë marrëveshje dhe e sheh LDK si pengesë atëherë unë po deklaroj sot se LDK është e gatshme që të heqë dorë nga të gjitha pozitat duke ia lënë këto LVV pra LDK shpreh gatishmërinë që të votojë me çdo kusht 28 deputetë, shprehim gatishmërinë që të votojmë kryetarin e kuvendit, pa LDK-në, nëse ata nuk janë të gatshëm, ne jemi shumë të interesuar që çështja e qeverisë dhe çështja e institucioneve të zgjidhet”, ka thënë ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kishin kthyer shtëpinë në laborator dro*e, dy në pranga

Dy shtetas 32 dhe 33-vjeç janë vënë në pranga në sajë të operacionit të koduar "Baza", pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin marë me...

“Pasaporta e vaksinës”, një “teori konspirative” që po bëhet realitet

Një ditë më parë është konfirmuar zyrtarisht se New Yorku do të lejojë vetëm të vaksinuarit në bare, palestra e aktivitete argëtuese. Lajmi është...

Llogari bankare për të pastruar paratë, si e zbuloi FBI-ja 74-vjeçaren

S’janë të paktat rastet kur shtetasit e huaj strehohen në Shqipëri për t’iu shmangur drejtësisë në vendet ku janë rezident. Shtetasja amerikano-kanadeze, Lyda Harris,...

“Për lexim gjatë gushtit”

Nga: Skënder Minxhozi Ka qenë një kohë kur nxënësve ju jepej, gjatë pushimeve verore, një listë me libra për t’i lexuar. Atij brezi që e...

Kursi i këmbimit/Rritje e lehtë e euros, dollarit dhe paundit

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rritje e lehtë e euros, paundit britanik,  dollarit dhe frangës zvicerane. Më poshtë do të gjeni...