Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Dëshmitë/ Si u mbyll dosja e kryebashkiakut të Gramshit për vjedhje

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, W-Instant
Dëshmitë/ Si u mbyll dosja e kryebashkiakut të Gramshit për vjedhje

Të dhëna të reja të vijim të dosjes së kryetarit të Bashkisë Gramsh, Klodian Taçe, kanë dalë në dritë, lidhur me akuzat për vjedhje në vitin 2009. ‘Dosja.al’ ka bërë publik pjesën e fundit të materialit hetimor të vitit 2009, kur Klodian Taçe u përball me akuzën e një recepsionisteje e cila e akuzoi atë për vjedhjen e 68 mijë lekëve të reja. Taçe ka qenë nën hetim dhe këtë fakt e ka shmangur kur garoi për kryetar Bashkie.

Klodian Tace, i zgjedhuri i Partisë Socialiste në Gramsh, ka fshehur në formularin e dekriminalizimit; hetimin për vjedhje nga Prokuroria e Tiranës në vitin 2009. Ai rezulton i pafajshëm për akuzën në fjalë. Megjithatë ka qenë nën hetim, por këtë fakt e ka fshehur në formularin e dekriminalizimit.

Asokohe, kur Prokuroria e Tiranës regjistroi procedimin penal, u morën në pyetje të gjithë personazhet dhe dëshmitarët e vjedhjes. Dy prej tyre, mjeku i qendrës, Preng M., dhe kolegu i Taçes, Sokol V., u rreshtuan krah kryebashkiakut duke akuzuar direkt për vjedhjen recepsionisten, se ishte ajo që përvetësoi paratë. Ngjarja është shënuar më 27 shkurt 2009, ku shtetasja Ledina D., ka kallëzuar në Prokurori se rreth orës 16:00, në qendrën shëndetësore ku ajo punonte si recepsioniste, kanë shkuar dy teknikë kompjuterash, Sokol V., dhe Klodian Taçe, që tashmë është kryetar Bashkie në Gramsh.

Rrëfimi i Sokol V., kolegu i Klodian Taçes:

Pyetje: Ju zoti Sokol, a keni shkuar tek Arka ku ndodheshin paratë?

Përgjigje: Pyetjen e kuptova dhe dua të them se unë nuk kam shkuar te arka, se nuk pata punë atje por vetëm në laborator.

Pyetje: Ku e mësuat se ishin marrë lekët e xhiros në sirtar?

Përgjigje: Dua të them se unë kisha punën time dhe tek arka nuk kam shkuar. Atje ka shkuar shoku im Klodiani bashkë me punonjësen dhe aty mësova se Ledina i tha Klodianit për lekët që mungonin. Por më pas Klodiani i tha që unë nuk iki pa u sqaruar këtë punë dhe të njoftojmë edhe doktorin. Pasi ne punuam akoma në laborator. Më pas po e njëjta Ledina i tha Klodianit: Të më falësh që të akuzova sepse ishte më instiktive, nuk e mendova mirë që të akuzova. Aty ishin dhe dy laborante të tjera. Më pas mbaruam punë dhe u larguam por në darkë më merr Klodiani në telefon dhe më thotë që të shkojmë tek Komisariati në Kamëz, se na ka akuzuar dhe konkretisht Klodianin.

Rrëfimi i mjekut Preng M., punonjës tek qendra private ku u vodhën paratë

Unë jam konsulent i kësaj qendre që nga shtatori i vitit 2008 kur kjo qendër ka filluar të funksionojë në Babrru. Gjatë kësaj periudhe ne nuk kemi patur ndonjë problem.  Më datë 27.02.2009, rreth orës 16:30 unë kam qenë tek shtëpia në kohën kur ka ardhur shtetasja Ledina Doga dhe i fejuari i saj, emrin e të cilit nuk e di dhe më tha se i kishin vjedhur xhiron javore. Unë i thashë që të lajmëronte Policinë, Ledina më tha që tek qendra kishin shkuar dy inxhinierë për të rregulluar pajisjet dhe ajo akuzonte njërin prej tyre, i cili quhet Klodian Taçe. Unë e pyeta Ledinën se ku ishte Klodiani dhe pse nuk më lajmërove më parë dhe ajo tha se Klodiani me djalin tjetër kishin ikur nga klinika. Pas kësaj unë kam komunikuar me Policinë.

Mesa di unë, Ledina çdo ditë pasi mbyllej qendra shëndetësore, dorëzonte xhiron tek qendra kryesore në Tiranë dhe mesa di unë, Ledina ka qenë e rregulltë në dorëzimin e parave.

Teksa oficeri i Policisë Gjyqësore e pyet, mjeku shprehet se: Duke parë se Ledina ka njoftuar me vonesë dhe ajo nuk reagonte në të njëjtën mënyrë kur e pyesnim, si dhe Klodiani që akuzon Ledina është person i besueshëm nga ana jonë, unë mendoj se Ledinën nuk e kanë vjedhur por ajo i ka fshehur me qëllim për ti përvetësuar paratë.

Tags: Gramshhetimklodian tacevjedhje

TË LIDHURA

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit
Aktualitet

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria
Ekonomi

Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria

21:54 | 12/07/2025
Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

21:01 | 12/07/2025
Next Post
Pedagogia e Gjuhë-Letërsisë: Teza është përkthyer gabim, maturantët kanë të drejtë

Pedagogia e Gjuhë-Letërsisë: Teza është përkthyer gabim, maturantët kanë të drejtë

Vajza nuk mban dot lotët nga surpriza e të atit (VIDEO)

Vajza nuk mban dot lotët nga surpriza e të atit (VIDEO)

Sa rezistente është Shqipëria ndaj krizës së koronavirusit

Koronavirusi në Shqipëri/ Mesatarja ditore e kësaj jave, sa 3-fishi i 3 muajve të fundit

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com