Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Deri në 12 me të shtëpisë/Shqiptarët tregojnë ku do ta kalojnë natën e fundvitit

6 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant

Pavarësisht besimit fetar për shqiptarët nata e ndërrimit të viteve është një festë e veçantë. Një prej traditave kryesore që i ka shoqëruar për vite njerëzit, ka qenë mbledhja e familjes në shtëpi. Ku edhe përgatitet tavolina, ku nuk mungojnë bakllavaja. Ëmbëlsira tradicionale e Shqipërisë për darkën e 31 Dhjetorit. Ndërsa e nesërmja ka qenë dita e rezervuar për të afërmit dhe komshinjtë. Ku vizitojnë njëri-tjetrin dhe bëjnë urimet për një vit sa më të mbarë.

Por, duket se vitet e fundit këto tradita janë duke u venitur. Tashmë familjet janë duke gatuar ushqime sipas preferencave, duke iu larguar ushqimeve si përsheshi apo gjeli i detit. Madje shumë familje zgjedhin ta kalojnë natën e ndërrimit të viteve nëpër restorante. Ku zgjedhin nga larmishmëria e menysë, duke shmangur edhe lodhjen e përgatitjes së darkës. Por, për të kaluar disa orë shoqëruar edhe nga muzika apo argëtime të ndryshme.

Tirana Today pyeti qytetarët se ku do ta kalojnë natën e ndërrimit të viteve dhe sa mendojnë të shpenzojnë.

“Në shtëpi me familjen do ta kaloj darkën e ndërrimit të viteve. Çmimet tani janë pak të shtrenjta, sepse rriten gjatë festave më shumë se në ditë normale. Sidomos nëse do të dalësh nëpër restorante, apo lokale të ndryshme.”

“Besoj në shtëpi do ta kaloj. Si kryeqytet që është Tirana është shumë mirë. Kurse për çmimet unë mendoj se janë mesatare. As shumë të shtrenjta dhe as shumë të larta. Ndoshta për një natë nuk ia vlen të harxhosh shumë lekë, por prapë është një natë me e veçantë se të tjerat.”

“Janë goxha të shtrenjta çmimet gjatë periudhës së festave në restorante apo lokale. Prandaj më mirë jam me të shtëpisë, pranë familjes.”

“Mendoj se çmimet janë pak të kripura, por përsëri kjo është zgjedhje e njerëzve. Nëse ata mendojnë se ia vlen që të paguajnë shumë të larta. Sepse nuk do të paguhet vetëm ushqimi, por edhe argëtimi, shërbimi. Si edhe kënaqësia që ndjen kur ti je në një ambient me muzikë.”

Edhe pse pjesa më e madhe e qytetarëve shprehen se çmimet nëpër restorante apo lokalet e kryeqytetit janë të shtrenjta, sërish shumë prej tyre kanë vendosur ta presin 1 janarin jashtë shtëpisë.

“Deri në orën 12-të në shtëpi dhe pastaj jashtë. Tirana të ofron shumë mundësi për të dalë dhe për mendimin tim çmimet janë të arsyeshme.”

“Unë do ta kaloj ndërrimin e viteve jashtë, në Bllok. Ende nuk e kam vendosur sa do të shpenzoj, por besoj sa të kem në xhep. Jo vetëm natën e ndërrimit të viteve, por përgjithësisht jeta e natës është relativisht e shtrenjtë.”

“Mendoj të festojmë jashtë, por ende nuk e kemi vendosur se ku do të shkojmë. Çmimet përgjithësisht janë të larta, por të përballueshme.”

“Nuk janë çmime të shtrenjta, përkundrazi ka edhe goxha atmosferë. Dhe shpresojmë  që të jetë një vit i mbarë. Sepse sidomos tani nga fundi, ka qenë një vit goxha i vështirë.”/ TIRANA TODAY

Tags: kalojnënatën e fundvititshqiptaretshtëpisëtregojne

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Zbulohet plani i qeverisë që mund të shpëtojë 100 milionë euro nga Becchetti

Arrestohen dy të rinj nga Kukësi tek "Ura e Drinit të Zi", ja me çfarë u kapën

“Mega operacion”, Turqia arreston 70 anëtarë të dyshuar të ISIS brenda 24 orëve







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com