Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, i futur si deputet nga listat e Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, është i njohur tashmë edhe për batutat pikante që lëshon në Kuvend. Siç duket, ai e ka të pamundur që të përballojë të gjithë këtë famë.
Deputeti njofton të gjithë miqtë e tij, se po e dëmtojnë duke i hapur shumë profile të rreme në rrjetin social Facebook. Kujtim Gjuzi ka publikuar në profilin e tij në Facebook, një bisedë me njërën prej faqeve që është hapur me emrin e tij, ku i kërkon ndër të tjera mbylljen e saj.
Statusi
Miq, faqe profili ne emrin Kujtim Gjuzi jane hapur shume, dhe po abuzojne me miqte, shoke dhe familjaret e mi! Ju lutem e vetmja faqe zyrtare eshte kjo qe po shkruaj dhe nr im 0682034007!
Çdo lajm tjeter eshte i rreme! Faqja ka filter dhe admininstrator!
Ju pershendes.