Deputeti shqiptar bëhet baba për herë të parë (FOTO)

Deputeti i opozitës së re në Kuvend, Halit Valteri është bërë baba për herë të parë. Këtë lajm të gëzueshëm e ka përcjellë vetë ai, me anë të një postimi në facebook.

Dje ka qenë një ditë e shënuar për deputetin, pasi familjes iu shtua vajza e vogël.

Deputeti e ka quajtur vajzën e tij Hera. “Mirëseerdhe engjëlli im”, ka shkruar Haliti bashkëngjitur një fotoje, e cila ka marrë urime pa fund.