Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Denoncoi rrëmbimin e fëmijës 3-vjeçar, siriani: Do ta paguash ti dhe… (VIDEO)

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Denoncoi rrëmbimin e fëmijës 3-vjeçar, siriani: Do ta paguash ti dhe… (VIDEO)

Në 16 Shtator emisioni “Stop” transmetoi rastin e qytetares Xhilda Leka. Ajo tregoi se ish-partneri i saj sirian i ka rrëmbyer të birin 3-vjeçar, Omarin, pas një bashkëjetese 4-vjeçare me babain e fëmijës në Libi e Turqi.

Në muajin Gusht të këtij viti, babai kërkoi të rrijë dy javë me të birin e nuk e ktheu më kurrë.

Pas transmetimit të emisionit, shtetasi sirian ka kërcënuar dhe fyer përmes telefonit Xhildën, duke i treguar se djalin e ka marrë në Angli.

Më pas Xhilda lidhet në telefon më partneren e ish-bashkëshortit, Selma, e cila i tregon se djali ka kaluar me të në 4 aeroporte, Tiranë, Prishtinë, Lubjanë e Londër.

Selma thotë se është detyruar edhe ta fshehë Omarin, për shkak të kontrolleve të policisë angleze.

Nga ana tjetër Stop ka vënë në lëvizje Scotland Yard dhe pritet vetëm një formalitet nga Ministria e Jashtme për të sjellë fëmijën në Shqipëri tek e ëma.

Por çfarë ndodhi pas transmetimit të rastit në Stop? Lajmi u transmetua edhe në disa kanale arabe, e kjo bëri që ish-bashkëshorti ta telefononte Xhildën duke e kërcënuar. Në bisedën e regjistruar gjuha e përdorur për shqiptarët, femrat shqiptare dhe mbi të gjitha Xhildën është skandaloze.

Xhilda-Alo!

Ajaj Aldandan-Pra unë qenkam një terrorist?!

Xhilda-Po, je!

Ajaj Aldandan-U ke treguar bisedat që bëmë bashkë ne WhatsApp e Messenger ne të dy?

Xhilda-Po, të gjitha!

Ajaj Aldandan-Ajo të besoi, por nuk mund të më bëjnë gjë këtu në Mbretërinë e Bashkuar.

Xhilda-Kush?

Ajaj Aldandan-Tani nuk është problem im, se ti ishe në televizion dhe ke dalë në të gjitha network-et Arabe e në Facebook.

Xhilda-Nuk më plas fare!

Ajaj Aldandan-Nuk të plas fare? Doje luftë?

Xhilda-I dije pasojat shpirt!

Ajaj Aldandan-I dija pasojat? Ti je ku..vë, u ke treguar bisedat, ku..vë!

Xhilda-Po!

Ajaj Aldandan-Në qoftë se unë sot rrah motrën tënde në punë dhe të shpjegoj, kush është terroristi. Jeni shqiptarë muti!

Xhilda-Po, po, po kështu ikën në burg, që po rreh motrën time.

Ajaj Aldandan-Mbylle atë mut goje ti dhe ajo motra jote trape! Ke thënë në televizor, që unë jam terrorist. Megjithatë, në qoftë se mendon se ke luajtur mirë, je futur në bela dhe do ta paguash!

Xhilda-Ok!

Ajaj Aldandan-Do ta paguash ti dhe të gjitha ku..vat shqiptare! Tani je e kënaqur, që dole në televizion?

Xhilda-Po, jam shumë e kënaqur!

Ajaj Aldandan-Shumë e kënaqur? Ti qaje si një ku..vë dhe do të qash për të gjithë jetën dhe do qash për të gjithë jetën..!

Xhilda-Si të thuash ti!

Ajaj Aldandan-Më dëgjo! Të betohem për shpirtin e motrës, do të bëj ta paguash për të gjithë jetën! Të betohem në Zot! Ishe si një qen, si një prostitutë në televizor, do të pendohesh përgjithmonë dhe ajo gruaja, që ka fol me ty (gazetarja) mund ta regjistrosh e të them, që erdha në Shqipëri, të kam marrë djalin, çfarë do më thuash? Ik pirdhu ti dhe gjithçka tjetër e Shqipërisë tënde të mutit!

Xhilda bisedoi me Selmën, partneren e Ajaj, e cila i tregoi të gjithë itinerarin që bëri bashkë me 3-vjeçarin, nga Shqipëria drejt Britanisë.

Xhilda-Zoti të faltë! Si shkove dhe e more Omarin?

Selma-Për atë Zot më beso! Më del shpirti vendit.

Xhilda-Nga ku e ke marrë atë ti? Nga aeroporti? E ke marrë atë nga aeroporti?

Selma-Po! Nga aeroporti, po!

Xhilda-Çfarë dite ka qenë, kur e ke kaluar atë? Çfarë dite ishte?

Selma-Për Zotin, nuk e di!

Xhilda-Më dëgjo! Ai e mori nga unë Omarin me datën 3 gusht edhe e ka kaluar nga Kosova me 4 gusht. Dakord?

Xhilda-Kur ke shkuar ti në Kosovë? Me 4 gusht?!

Selma-4, 5 ose 6…

Xhilda-Me 6 Gusht ti ke shkuar në Kosovë. Sa ditë ke qëndruar?

Selma-Me 6 Gusht ne kemi lënë Kosovën për në këtu.

Xhilda-Të dy ju?

Selma-Jo vetëm unë.

Xhilda-Vetëm ti dhe Omari?

Xhilda-Po pse s’erdhi Haxhaxhi me ju?

Selma-Sepse Omari mund ta thërriste atë në aeroport baba dhe s’donim të rrezikonim.

Xhilda-A.. ok! D.m.th, sa ditë mbas jush ka ardhur ai?

Selma-Jo! Ka marrë avionin tjetër dy orë pas nesh.

Xhilda-Më lër të të pyes diçka! Si munde ta kalosh Omarin nga aeroporti? Me çfarë pasaporte?

Selma-Me pasaportë italiane!

Xhilda-Pasaportë false?

Selma-Jo false! Fëmija italian me pasaportë angleze.

Xhilda-Me pasaportën tënde, apo dhe ti s’e kishe me emrin tënd?

Selma-Jo me pasaportën time. Por ato s’më kanë pyetur fare për certifikatë lindje ose prokurë nga babai.

Xhilda-Si ka mundësi? Pasaporta mbante mbiemrin tënd? Si ka mundësi?

Selma-S’më kanë pyetur fare!

Xhilda-E di pse? Sepse, kur unë jam kthyer nga Turqia për këtu, në të tre kufijtë më kanë kërkuar prokurë nga babai i fëmijës.

Ndërkohë, Stop kontaktoi me policinë angleze, e cila shkoi për kontroll në banesën e Ajaj dhe Selmës.

Selma-Nuk e di, pse erdhi policia në shtëpi? Unë e mora Omarin me shpejtësi dhe kam dalë fshehurazi nga shtëpia.

Xhilda-Ku po shkon me Omarin në mes të natës?

Selma-Po e fsheh Omarin. E di ti, që nëse policia e merr Omarin, as ti e as ai nuk e shohim më fëmijën. Ju nuk e dini, çfarë shtet muti është ky?

Xhilda-Po si e nxore Omarin nga shtëpia në sy të policëve?

Selma-Jo, pashë sirenat e policisë nga dritarja dhe kur e pashë, ishin tre makina policie në oborr, kështu që e mora Omarin e nxora me vrap jashtë.

Xhilda-Ku je tani? Në makinën e tij?

Selma-Jo jam ulur jashtë te parku, që është afër çerdhes së Omarit.

Xhilda-Ku do shkosh të flesh sonte?

Selma-Po shkoj te shtëpia ime. Jam vetëm duke pritur vëllain e tij, të më sjellë xhaketën dhe këpucët e Omarit.

Xhilda-Çfarë thanë policët edhe ku më ka parë mua ai në televizion?

Selma-Nuk e di as unë. Kur ke dalë në këtë emision ti?

Xhilda-Ky transmetim televizioni të betohem ka që një javë që ka dalë, para se të flisja me ty.

Në komunikimin që Stop pati me Scotland Yard, kjo e fundit tha se duhet një kërkesë nga policia shqiptare që autoritetet britanike të mund të ndërhyjnë, duke arrestuar sirianin dhe duke i kthyer nënës djalin 3-vjeçar./tvklan.al

 

Tags: femijaRrëmbimishqiptarjasiriani

TË LIDHURA

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel
Bota

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel

23:42 | 17/05/2025
SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore
Aktualitet

SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

22:42 | 17/05/2025
Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë, garë e ashpër në PS dhe PD
Aktualitet

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë, garë e ashpër në PS dhe PD

22:31 | 17/05/2025
Next Post
Ishte kundër çeljes së negociatave/ Reagon Rama: Macron bën politikë të…

Ishte kundër çeljes së negociatave/ Reagon Rama: Macron bën politikë të...

Grabitet banesa e biznesmenit, autorët marrin 20 milionë lekë

Grabitet banesa e biznesmenit, autorët marrin 20 milionë lekë

“Kalifornia e Jugut do të shohë ditë të trishta”

“Kalifornia e Jugut do të shohë ditë të trishta”

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel
Bota

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel

by mirseda
23:42 | 17/05/2025
0

Shqipëria sapo ka performuar në skenën gjigande të Eurovision Song Contest 2025, që shënon edicionin e 69-të...

Akuzat për dhunë dhe komunikimi me Gjestin, rrëfehet Jozi

Akuzat për dhunë dhe komunikimi me Gjestin, rrëfehet Jozi

22:57 | 17/05/2025
Post “BBV 4”, Gjesti flet për jetën e tij: Më mungon koha me Eglin

Post “BBV 4”, Gjesti flet për jetën e tij: Më mungon koha me Eglin

22:45 | 17/05/2025
SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

22:42 | 17/05/2025
Jozi flet për herë të parë pas incidentit me Gjestin, ka një mesazh për këngëtarin

Jozi flet për herë të parë pas incidentit me Gjestin, ka një mesazh për këngëtarin

22:40 | 17/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com