Në Kaliforni më shumë se gjysmë milioni njerëz po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të zjarreve të përmasave të mëdha.
Sipas Departamentit të Pyjeve dhe Mbrojtjes, zjarri në Kaliforni ka përfshirë 10,000 hektarë tokë dhe është tejet i vështirë për t’u shuar. Një zëdhënëse e ‘California Fire’ tha se: “Zjarri po shkon drejt jugut për shkak të erërave të forta”.
“Kalifornia e Jugut do të shohë ditë të trishta ku era do të jetë shumë e fortë prej 55mph. Në disa prej zonave bregdetare erërat mund të arrijnë në 75 kilometra më vonë sot”, deklaroi Forecaster Marc Chenard.