Ish-kryeministri Sali Berisha vijon publikimin e denoncimeve nga më të ndryshme, kryesisht ndaj mazhorancës. Së fundmi, Berisha ka publikuar mesazhe ku flitet për blerja votash nga ana e Partisë Socialiste, pavarësisht braktisjes së zgjedhjeve nga ana e opozitës.
Një nga mesazh-dërguesit denoncon se Safet Gjici po bën super organizime për maturantët, të gjitha falas. Ndërsa në mesazhet e tjera denoncohet blerja e vota në Kashar, si dhe presioni që po u bëhen punonjësve në institucionet e shëndetësisë në Elbasan, të cilët duhet të japin emrat e tyre dhe të familjarëve që do të votojnë.
Mesazhet e publikuara nga Berisha:
Blerje masive votash per farsen moniste antidemokratike!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
Pershendetje zoti berisha deshiroj te jeni mire me shendet .
Nese jeni i interesuar te investigoni ne Bushtrice Kukes zoti Safet Gjici po ben super organizime per maturantet dhe cdo gje Gratis mjafton pjesemarrja dhe per gjenat tjera merret Safeti ahh sikur te isha une maturant i ketij viti por cfare ti bejsh !!!
mgjes .me fal per shqetesimin..por e kemi per detyre,ketu ne Kashar ka filluar te afrojne nga 50.mij lek te vjetera per cdo votues..respekte
Doja te ju informoja se sot me date 25 Qeshor 2019 ne te gjithe insuticionet e Shendetesise ne Elbasan jane shperndare formular per cdo punojes ne te cilen permbante hapsira boshe per te shkruajtur te dhenat e pjestareve te familjes se tyre qe do te votojne dhe do dorzohet ne drejtorit perkatese ku punojne . Per ta bere me te thjesht kte informacion , na u dhane ne forme kercenuese “vetekuptuese” .