Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pse Lulzim Basha nuk e gënjeu sot Ilir Metën për orën!

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Alfred Peza

Për herë të parë në jetën e tij, Kryetari i PD nuk e ka gënjyer sot Ilir Metën, edhe për orën. Në 09.00, ashtu siç edhe ia kishte konfirmuar një ditë më parë, mbërriti për takimin e kërkuar nga Presidenti i Republikës. Nuk kishte fare rëndësi nëse takimi do të zgjaste vetëm 20 minuta. Sepse ata nuk kanë çfarë të flasin mes tyre në mëngjes, për gjëra që i kanë vendosur, shumë kohë më parë.

Takimi mes Ilir Metës dhe Lulzim Bashës duhej bërë thjeshtë për protokoll dhe për shfaqjen përpara kamerave. Sepse teatri absurd është nga ai lloj arti për politikën e rrugës, ku gjërat më të rëndësishme nuk shfaqen ditën në skenë, por ato janë vendosur natën në prapaskenë.
Për ta bërë edhe më të plotë shfaqjen e komedisë së zezë, Ilir Meta doli realisht sot në orën 05.00 në zyrë, duke u kujdesur që kamerat e mediave “të pavarura” prej tij, ta fiksonin historinë. Megjithëse Edi Rama një ditë më parë ia kishte thënë publikisht, se nuk do ti shkonte sot në zyrë, për tu bërë pjesë e farsës tragji-komike të njeriut që sot ndodhet në zyrën e Kreut të Shtetit.

Edi Rama përpara se të niste agjendën e ngjeshur të ditës së parafundit të fushatës për zgjedhjet e së dielës, ishte për not në një ambient pranë godinës së institucionit të Presidentit të Republikës. Si për të treguar se politika, vazhdon të jetë një sport interesant. Por Ilir Meta vazhdon të bëjë sikur nuk është i shqetësuar, as për shahun dhe as për notin politik. Sepse sa të ketë Tit Vasilin që i shkoi për “konsuletë serioze” pas Lul Bashës, nuk i duhet as shefi i mazhorancës legjitime të këtij vendi dhe as SHBA, OSBE/ODIHR dhe BE. Ndaj thonë se është i vendosur që të caktojë, një datë të re zgjedhjesh, për qejfin e hallit të tij të madh!

Kjo e Ilir Metës, nuk është një lojë që po nis sot. Përkundrazi. Thjeshtë ajo do të mbyllet më 30 Qershor. Sepse ka nisur herët. Qëkurse Ilir Meta hyri në atë zyrë dhe kuptoi se Reforma në Drejtësi ishte e pakthyeshme. Ai e konkludoi lojën e tij këtë javë, kur tha se nga institucioni i Presidentit të Republikës, do të fillojë ringritja e Republikës. Kjo gjuhë ezopike do të thotë se Ilir Meta ka vendosur që ti shkojë deri në fund të keqes. Pasi nisi procedura e shkarkimit të tij nga Parlamenti, me sa duket ai ka vendosur që kur të dalë nga ajo zyrë, të themelojë “Republikën e Re”. Republikën e Rrugës, brenda Republikës së Shqipërisë.

“Republika e Rrugës” do të ketë liderët e saj. Partitë e saj. Mediat. Analistët. Ndoshta datën e saj të zgjedhjeve. Por, asaj i mungon një gjë fare e vogël: Nuk ka shtet. Nuk ka institucione. Nuk ka legjitimitet. Nuk ka Kushtetutë. Nuk ka ligje. Nuk ka sovranitet. Nuk ka sovran. Nuk ka deputetë. Nuk ka kryepleq fshatrash. Nuk ka Njësi Administrative e administratë. Nuk ka Kryetar Bashkish dhe anëtarë këshillash bashkiakë. Ajo ka veç haxhiqamilët e saj. Ka Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe një çetë që i shkon pas.

Kjo Republikë shtrihet nga SHQUP-i e deri tek selia e LSI-së. Meqenëse çdo Republikë ka Presidentin e saj, sot u kuptua se nga 1 korriku e tutje, Ilir Meta do ta kryejë edhe këtë funksion. Nga 1 korriku e tutje, Ilir Meta do të jetë edhe kryetari “de facto” i Opozitës së Rrugës.
Këtë e ka kuptuar që sot edhe Lulzim Basha. Ndaj, ai nuk ka mundësi që ta gënjejë më atë, edhe për orën! Sepse Ilir Meta është tashmë, shefi real i tij.

 

Tags: bashaMetaZgjedhjet

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Rama thumbon Metën: Do e marrësh vesh të dielën, me qetësi e dashuri!

Reagon Balla: Ky 30 qershor do mbahet mend gjatë

“Me qetësi e dashuri”, Rama ironizoi Metën, vjen lëvizja e radhës e presidentit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Dy vëllezërit nga Laçi paraqiten në urgjencën e QSUT-së, njëri me plagë në këmbë nga arma …

by mirseda
10:54 | 05/06/2026
0

Më datë 05.06.2026, rreth orës 03:00, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, në spital, shtetasi K. Rr.(L.), banues...

Zbulohet skandali! Vrau me kallashnikov policin dhe plagosi kolegun e ti Perfitoi nga AZHBR…

10:24 | 05/06/2026

U vra në krye të detyrës, mbahen sot homazhet për “Dëshmorin e Atdheut” Enea Mekolli

09:25 | 05/06/2026

Rubio bisedë telefonike me presidentin bolivian: Premton mbështetje për vendin

09:23 | 05/06/2026

Rrëshqitja e dheut pas shirave të fundit rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët

09:20 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com