Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Denoncimi/ E përdhunuara e Bisht-Pallës lihet në mes të katër rrugëve

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Denoncimi/ E përdhunuara e Bisht-Pallës lihet në mes të katër rrugëve

Fiks Fare risolli historinë e dhimbshme të minorenes që i mbijetoi trafikimit dhe dhunës seksuale në bazën ushtarake të Bisht Pallës në vitin 2003.

Paragjykimi dhe denigrimi që i ka bërë shteti dhe shoqëria, e ka lënë atë bashkë me të bijën 11 vjeçare në mes të katër rrugëve pa asnjë ndihmë. Pas një kalvari 10 vjeçar gjyqësor për të marr fëmijën e saj nga “Shtëpia e fëmijës”, sot kërkon ndihmë për të mbijetuar, pasi vajza është në një gjendje të rëndë psikologjike. Nëna dhe psikologët dyshojnë që gjatë kohës që fëmija ka qëndruar në një nga shtëpitë e fëmijëve është dhunuar, duke e lënë me pasoja psikologjike shumë të rënda.

Fundi i viti 2003 shënoi një ngjarje të rëndë për ushtrinë shqiptare. Një 16 vjeçare nga Vlora, ngriti akuza për përdhunim dhe trafikim me qëllim prostitucionin për disa ushtarë dhe oficerë të bazës ushtarake të Bisht Pallës. Ajo pretendonte se u mbajt për muaj më radhë në bazën ushtarake, ku përdhunohej sistematikisht madje dhe detyrohej të prostituonte brenda ambienteve te repartit. Policia dhe prokuroria në atë kohë pas hetimeve ndaluan 6 ushtarë, të cilët në bashkëpunim me persona të tjerë, u gjetën fajtorë për akuzat e ngritura. Por pavarësisht këtij hetimi, asokohe, prokuroria edhe pse e vërtetoi trafikimin nuk kërkoi për minorenen statusin e të trafikuarës.

Sot, pas 16 vjetësh , ajo e ka gjetur vetën në rrugë. Pa asnjë ndihmë e përkrahje. Por në këtë dhimbje dhe luftë për mbijetesë , përdore ka edhe vajzën e saj 11 vjeçare.

Xhoi, ashtu siç e thërrasin, pasi ky nuk është emri i saj i vërtet, tregon mes lotësh se shteti e ka lenë në harresë, dhe sot bashkë me vajzën ato janë në një gjendje tejet të mjeruar. Bredhin si cigane nga shtëpia në shtëpi, pasi edhe aty ku janë aktualisht rrezikojnë t’i nxjerrin jashtë për mos pagimin e qirasë. Ajo tregon se nuk punon dot pasi duhet të qëndrojë patjetër me vajzën. Vajza sot është 11 vjeç, shkon në shkollë, por ka probleme të rënda psikologjike. Madje pasi nëna e mori nga institucioni i fundit “ Shtëpia e Fëmijës”, pas një lufte 10 vjeçare nëpër gjyqe,

ka qëndruar me të për rreth 3 muaj pranë psikiatrisë së Tiranës. Ajo së bashku me psikologët hedhin akuza të forta, që vajzës në institucion mund t’i ketë ndodhur diçka që është katandisur në këtë gjendje. “Vajza ka frikë se mos kthehet në institucion, por ne e kemi mbyllur atë derë, aty e kthej vetëm e vdekur. Do të luftoj deri në pikën e fundit të gjakut për të zbuluar çfarë i ka ndodhur vajzës që është sot në këtë gjendje” shprehet Xhoi.

Të njëjtat dyshime hedh edhe Sevim Arbana, drejtuese e shoqatës “Në dobi të gruas shqiptare. Ajo tregon se e ka ndjekur rastin e Xhoit për vite me radhë, dhe janë munduar t’i rrijë sa më afër. Me shoqata të ndryshme janë munduar t’i gjejnë të ardhura për t’i paguar qiranë dhe për të përballuar jetën, por ka qenë gjithmonë e paragjykuar dhe e denigruar.

Xhoi është një vajzë e zgjuar që di katër gjuhë të huaja, ka disa diploma trajnimi, por sot është e papunë dhe pa shtëpi. Ajo duhet patjetër të kujdeset për vajzën pasi shteti për të nuk ka bërë asnjë gjë. As statusin e të trafikuar edhe pse i takonte ajo nuk e ka marrë asnjëherë. Në atë kohë prokuroria e çështjes nuk e kërkoi dhe sot Xhoi vuan pasojat e një historie që sipas Sevim Arbanës është një nga skandalet më të mëdha të dhunës seksuale dhe trafikimit të një vajze këto 30 vitet e fundit në vendin tonë. Sipas saj shteti duhet të kujtohet edhe njëherë pasi ajo ka nevojë për një punë, shtëpi mbi të gjitha për vajzën që kërkon aq shumë mbështetje psikologjike.

Bashkia e Tiranës sipas Arbanës ka qenë një nga institucionet që e ka ndihmuar me shumë Xhoin. Madje edhe pas referimit të këtij rasti nga Fiks Fare pranë Drejtorisë së Strehimit ata reaguan menjëherë duke i siguruar qiranë për dy muaj dhe duke e futur në procedurë të përshpejtuar për të marrë bonusin e strehimit.

Tags: Bisht-PallësdenoncimikaterLihetpërdhunuararrugëve

TË LIDHURA

“The New York Times”: Fatos Nano, fundi i një epoke kaosi
Aktualitet

“The New York Times”: Fatos Nano, fundi i një epoke kaosi

22:34 | 07/11/2025
GJKKO refuzon sekuestrimin e pasurive të Elvin Merlikës
Politikë

GJKKO refuzon sekuestrimin e pasurive të Elvin Merlikës

22:04 | 07/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj
Aktualitet

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Next Post
Trafikoi një vajzë nga Shkodra, Gjykata e Apelit konfirmon dënimin për Safet Bajrin

Trafikoi një vajzë nga Shkodra, Gjykata e Apelit konfirmon dënimin për Safet Bajrin

Letrat e Ramës për Bashën, Berisha: I shpalli luftë popullit

Letrat e Ramës për Bashën, Berisha: I shpalli luftë popullit

“Shpikje shqiptare”, Nano: Jam i shqetësuar që opozita dogji mandatet

“Shpikje shqiptare”, Nano: Jam i shqetësuar që opozita dogji mandatet







JU REKOMANDOJMË

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

21:26 | 01/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

“The New York Times”: Fatos Nano, fundi i një epoke kaosi
Aktualitet

“The New York Times”: Fatos Nano, fundi i një epoke kaosi

by mirseda
22:34 | 07/11/2025
0

Nga “The New York Times”/ Fatos Nano, një ish-kryeministër i Shqipërisë i cili udhëhoqi tranzicionin e vendit...

Einxhel Shkira do rikthehet në ekran?

Einxhel Shkira do rikthehet në ekran?

22:31 | 07/11/2025
GJKKO refuzon sekuestrimin e pasurive të Elvin Merlikës

GJKKO refuzon sekuestrimin e pasurive të Elvin Merlikës

22:04 | 07/11/2025
Peng izraeli tregon torturat dhe tentativën për ta konvertuar në Islam

Peng izraeli tregon torturat dhe tentativën për ta konvertuar në Islam

21:23 | 07/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com