Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Dënimi i Valdrin Pjetrit, Prokuroria e Përgjithshme: Presim përgjigjie nga Italia

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Dënimi i Valdrin Pjetrit, Prokuroria e Përgjithshme: Presim përgjigjie nga Italia

Prokuroria e Përgjithshme ka dhënë informacione lidhur me verifikimet për Valdrin Pjetrin, në lidhje me dorëheqjen e tij pas akuzave të PD, se ai është i dënuar në Itali.

Prokuroria sqaron se që më 5 gusht, është regjistruar kërkesa e PD për të bërë verifikimin e Pjetrit, dhe më pas është vijuar me procedurën ligjore.

Më 6 gusht, Prokuroria ka marrë formularin e dekriminalizimit të dorëzuar nga Pjetri në KQZ, më pas i ka dërguar shkresa të gjitha institucioneve përkatëse të cilat kanë kthyer përgjigjie.

Njoftimi

Duke marrë shkas nga publikimet e fundit në media lidhur me procedurën e verifikimit të subjektit Valdrin Pjetri, ish – kandidat për Kryetar të Bashkisë Shkodër, ju informojmë në lidhje me veprimet e kryera prej Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe Verifikimit të Integritetit të Personave që Zgjidhen Emërohen ose Ushtrojnë Funksione Publike, deri ditën e sotme:

Në zbatim të ligjit Nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, më datë 05.08.2019, Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar kërkesën e administruar prej subjektit “Partia Demokratike” për verifikim të detajuar të subjektit Valdrin Pjetri dhe, në të njëjtën datë ka filluar procedura e verifikimit.

Më datë 06.08.2019, është administruar formulari i vetëdeklarimit të subjektit Valdrin Pjetri prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Më datë 06.08.2019, i është dërguar shkresa për verifikim Zyrës së Gjendjes Gjyqësore, Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, Drejtorisë së Policisë së Shtetit, organeve të prokurorisë (prokurorive pranë gjykatës së shkallës së parë, prokurorive pranë gjykatës së apelit, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda).

Më datë 06.08.2019, Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar pranë Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit, si dhe pranë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për verifikim të mëtejshëm nga autoritetet e drejtësisë italiane, duke iu kërkuar këtyre të fundit vënia në dispozicion e çdo lloji vendimi penal të dhënë nga gjykata, vendim për masa sigurimi personale apo vendime dëbimi, në emër të shtetasit Valdrin Pjetri.

Më datë 09.08.2019, shtetasit Valdrin Pjetri i është kërkuar të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike pranë Institutit të Policisë Shkencore.

Më datë 14.08.2019, Prokuroria e Përgjithshme ka përcjellë pranë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për ndihmë juridike për subjektin Valdrin Pjetri, duke bashkëngjitur të dhënat kriminale të dënimit penal në shtetin italian.

Më datë 14.08.2019, është dërguar shkresa pranë Departamentit të Administratës Publike për tërheqjen e Formularit të Vetëdeklarimit të subjektit Valdrin Pjetri, të depozituar më parë prej tij, si subjekt i ligjit Nr. 138/2015.

Më datë 16.08.2019, Departamenti i Administratës Publike ka paraqitur Formularin e Vetëdeklarimit të subjektit Valdrin Pjetri, të depozituar pranë saj me datën 02.05.2016.

Më datë 19.08.2019, Instituti i Policisë Shkencore ka dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme gjurmët daktiloskopike të  depozituara nga subjekti Valdrin Pjetri.

Më datë 19.08.2019, është dërguar shkresa pranë Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit, duke bashkëngjitur gjurmët daktiloskopike të depozituara nga subjekti i sipërcituar, pranë Institutit të Policisë Shkencore.

Ndërkohë, janë administruar nga Prokuroria e Përgjithshme:

Më datë 07.08.2019, përgjigja e Zyrës së Gjendjes Gjyqësore pranë Ministrisë së Drejtësisë për subjektin Valdrin Pjetri.

Më datë 13.08.2019 dhe datë 15.08.2019, përgjigja e Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me përcjelljen pranë autoriteteve italiane të drejtësisë të Kërkesës për Ndihmë Juridike për subjektin Valdrin Pjetri.

Më datë 14.08.2019, përgjigja e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile në lidhje me gjeneralitetet e subjektit Valdrin Pjetri,

Më datë 16.08.2019, përgjigja e Drejtorisë së Policisë së Shtetit për subjektin Valdrin Pjetri nëse figuron i ndaluar/arrestuar për veprimtari kriminale.

Deri tani janë administruar përgjigjet e 23 prokurorive të rretheve gjyqësore/apele për subjektin Valdrin Pjetri në lidhje me kërkesën tonë për kallëzime/referime/procedime penale, ka qenë ose jo nën hetim, është caktuar ose jo ndonjë masë sigurimi, është dënuar ose jo, me vendim jopërfundimtar apo të formës së prerë për kryerjen e ndonjë vepre penale.

Jemi në pritje të përgjigjes nga autoritetet italiane të drejtësisë, si dhe të përgjigjes nga autoritetet policore italiane, të cilat janë vendimtare për marrjen e një vendimi.

 

Tags: akuzatPDProkuroriaValdrin Pjetri

TË LIDHURA

Ngritën rrjet me “shtëpi bari”, dënohen me 40 vite burg 7 shqiptarë në Britani
Aktualitet

Ngritën rrjet me “shtëpi bari”, dënohen me 40 vite burg 7 shqiptarë në Britani

22:29 | 25/09/2025
“U morën celularët e vartësve”/ Lala tregon si ra në “rrjetën” e SPAK kryebashkiaku i Kolonjës
Aktualitet

“U morën celularët e vartësve”/ Lala tregon si ra në “rrjetën” e SPAK kryebashkiaku i Kolonjës

22:18 | 25/09/2025
Aksident në Rrugën e Portit, automjeti përplas këmbësorin 71-vjeçar në Durrës
Aktualitet

Aksident në Rrugën e Portit, automjeti përplas këmbësorin 71-vjeçar në Durrës

21:59 | 25/09/2025
Next Post
“Surprizë” për Shqipërinë, 70 mijë francezë në “Stad de France”

“Surprizë” për Shqipërinë, 70 mijë francezë në “Stad de France”

Kryemadhi nuk ndalet: Aksioni do vijojë, shqiptarët nuk e duan Ramën!

Kryemadhi nuk ndalet: Aksioni do vijojë, shqiptarët nuk e duan Ramën!

Palmer përfaqësues për Ballkanin, Spiropali: Njohës i hollë i çështjeve shqiptare

Palmer përfaqësues për Ballkanin, Spiropali: Njohës i hollë i çështjeve shqiptare

JU REKOMANDOJMË

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

16:48 | 17/09/2025
“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

20:19 | 25/09/2025




TË FUNDIT

“Shkëlqyeshëm”, Trump e përshkruan pozitivisht vizitën e parë të Erdoganit në Shtëpinë e Bardhë pas gjashtë vitesh
Bota

“Shkëlqyeshëm”, Trump e përshkruan pozitivisht vizitën e parë të Erdoganit në Shtëpinë e Bardhë pas gjashtë vitesh

by mirseda
22:47 | 25/09/2025
0

Presidenti turk, Tayyip Erdogan, vizitoi Shtëpinë e Bardhë këtë pasdite për herë të parë pas gjashtë vitesh...

Ngritën rrjet me “shtëpi bari”, dënohen me 40 vite burg 7 shqiptarë në Britani

Ngritën rrjet me “shtëpi bari”, dënohen me 40 vite burg 7 shqiptarë në Britani

22:29 | 25/09/2025
“U morën celularët e vartësve”/ Lala tregon si ra në “rrjetën” e SPAK kryebashkiaku i Kolonjës

“U morën celularët e vartësve”/ Lala tregon si ra në “rrjetën” e SPAK kryebashkiaku i Kolonjës

22:18 | 25/09/2025
Izraeli vijon sulmet kundër rebelëve Houthi, 2 të vdekur dhe 48 të plagosur nga goditja e fundit në Jemen

Izraeli vijon sulmet kundër rebelëve Houthi, 2 të vdekur dhe 48 të plagosur nga goditja e fundit në Jemen

22:16 | 25/09/2025
Aksident në Rrugën e Portit, automjeti përplas këmbësorin 71-vjeçar në Durrës

Aksident në Rrugën e Portit, automjeti përplas këmbësorin 71-vjeçar në Durrës

21:59 | 25/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com