Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Deklaratat e Ramës për aeroporte: Do t’i zërë fytin shqiptarëve me gënjeshtra

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Deklaratat e Ramës për aeroporte: Do t’i zërë fytin shqiptarëve me gënjeshtra

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili komentoi konferencën e kryeministrit Edi Rama ku u prezantua një sërë projektesh në infrastrukturë.

Në një deklaratë për mediat nga selia e LSI, Vasili renditi premtimet kryeministrit ndër vite për porte dhe aeroporte.

Sipas Vasilit, duke hedhur gënjeshtra të mëdha Rama mendon do t’i zërë fytin dhe do të hutojë shqiptarët.

DEKLARATA E PLOTE

Sot në një paravoli dhjetëra minutëshe Edi Rama u lëshua në batërdinë e gënjeshtrave të tij të përhershme. Në respekt jo të kryeministrit të vendit, i cili tashmë e ka marrë pozicionin e gënjeshtarit ordiner të të ashtuquajturit, i cili mendon se duke hedhur gënjeshtra të mëdha do t’i zërë fytin dhe do të hutojë shqiptarët.

Në respekt vetëm të qytetarëve shqiptarë do të tregojë sot as më shumë e as më pak se çfarë ka thënë e çfarë ka deklaruar ky mashtrues për këto aeroporte pafund imagjinarë, që u tregon njerëzve për orë të tëra si përrallat pranë zjarrit.

Për aeroportin e ri të Kukësit, aeroport i cili ju e dini që nuk punon. Në 31 tetor të vitit 2018, Edi Rama në Facebook me shumë dashuri, çfarë thoshte më 31 tetor: “Aeroporti i ri i Kukësit dhe një paralajmërim: mos përgojoni 3D se sot një vit në realitet do të jetë më i bukur se këtu, 31 tetor 2018.”

Pra aeroportin sipas këtij mashtruesi do ta kishim në 31 tetor të vitit 2019. Jemi në tetor të vitit 2020 dhe aeroporti nuk ka përfunduar e nuk përfundon në vitin 2020. Por çfarë ka thënë tjetër për aeroportin e Kukësit që gënjeshtarin ta zbërthejmë deri në fund.

Në kohën kur banorët me shumë të drejtë protestonin për taksën e rrugës së kombit në komunikimin e tij virtual nga zyra sepse kishte frikë ti takonte banorët. Pikërisht në prill të vitit 2018, fjalë për fjalë meqë dëgjoni këto deklarata, që do vinë do marrë ca demokratë do ti sjellë ca thoshte atëherë në prill. Aeroporti i Kukësit thotë Edi Rama do të hapet procedurat kanë filluar, jam shumë optimist thotë Edi Rama jo unë, që në këtë vjeshtë aeroporti do të fillojë të jetë operativ, jam shumë optimist që në festat e fund vitit kuksianët që do të vijnë nga jashtë do të vijnë përmes këtij aeroporti. Pra do të vinin kuksianët që punojnë jashtë vendit në festën e Vitit të Ri 2018 nga aeroporti i Kukësit. Sot jemi në tetor të 2020 dhe ju e dini që aeroport nuk ka gjëkundi, është thjesht dhe vetëm për t’u kuptuar sesa i pacipë është për gënjeshtrat e tij, po çfarë thoshte më tutje.

Ky aeroport i Kukësit i cili do mbaronte në tetor të vitit 2018 do të sjellë zhvillim dhe do të punësojë 12 mijë njerëz, aeroporti i Kukësit do të punësonte 12 mijë njerëz, 4 herë më shumë aeroporti i Kukësit sesa aeroporti Leonardo Da Vinçi i Fiumicinos në Romë, ku qarkullojnë mbi 40 milionë pasagjerë i cili ka 3377 punonjës. Ky i Kukësit sipas këtyre gënjeshtrave të Edi Ramës që s’ka cipë, binduni që nuk ka cipë. Shikojeni kur të dali në televizor e thoni, u doli gënjeshtari kemi rubrikën e gënjeshtrave ka qenë dhe një roman të Ismail Kadaresë. Pra do të punësonte 12 mijë ky aeroporti.

Më tutje, ja çfarë thoshte për aeroportin e Vlorës, në 17 janar 2018 Edi Rama me gojën plotë thoshte kemi kërkesë zyrtare për aeroportin Kombëtar të Vlorës që deri në qershor hapej kantieri. Më 10 nëntor disa muaj më mbrapa deklaronte prapë vitin e ardhshëm do të nis ndërtimi i aeroportit, ai do të bëhet brenda mandatit, pra brenda mandatit mbaronte mandati i Vlorës, aeroporti i Vlorës nuk është gjëkundi.

Sot na thonë që kemi patur problem dhe na pengoi pandemia, po mirë po ky deklaroi se do ta hapte këtë brenda 2019, e di i madh dhe i vogël që pandemi nuk kishte në vitin 2019, ajo u shfaq në mars të 2020. Këta janë një bandë gënjeshtarësh të cilët janë të pacipë, ti dini ju të nderuar qytetarë se unë i di mirë. Po kur është i sinqertë? Është shumë i sinqertë, nuk ja hamë dot hakun, është i sinqertë kur derdh lek më lek për koncesionet dhe ka planifikuar që vitin tjetër të japi dhe shumëfishin e tyre.

Po është i sinqertë Edi Rama, kur jep miliona euro për incerenatorë, të cilët nuk ndërtohen fare, nuk ekzistojnë, por milionat i kanë gllabëruar. Kur ngre incerenatorë me fuqi 3 herë e ca më të mëdha sesa janë të gjithë nevojat e Shqipërisë e mbeturinat e Shqipërisë, duke qëndruar edhe ndesh, ballë për ballë në të kundërt të asaj që thotë Bashkimi Europian, që incerenatorët duhet të jenë zgjedhja e fundit në të gjithë mënyrën sesi trajtohen mbetjet. Pra ky i bën edhe 3 herë më të mëdha se nevojat e Shqipërisë, a thua se Shqipëria do të bëhet 10 milionë banorë.

Po për çfarë arsye? Sepse kishin në mend importin e mbeturinave, atë që firmosi në zyrë sa hyri në 2013, atë që zhbëri, sepse e zunë interesat e mafies së plehrave për fundi dhe e detyruan në këtë mënyrë.

Po përse është i sinqertë dhe përse u jep dhe qindarkën e fundit në kohë, që të mos ju mungojë oligarkëve? E bën sepse në të njëjtën kohë ky nuk ka para për të trajtuar çështjet e Covid-it. Nuk ka, dhe i detyron mjekët e u thotë: “Prini çarçafët e bëjini maska. Prini rrobat e bëni maska.” Maska, maska, maska, e është shumë i lumtur që imponon maskat. Çfarë ka bërë me maskat? Po maskat e kanë arritur një sukses, kanë rritur gjobat, por nuk kanë ulur numrin. Sepse numri dje arriti 301, më i madhi numër i të prekurve nga Covidi që në fillimet e pandemisë, e më i madhi pikërisht në javën kur janë vënë maskat. 1150%, 11 herë e gjysëm është rritur numri. Pra maskat arritën një rezultat të shkëlqyer, rritën gjobat, por nuk ulën numrin e të infektuarve.

Sigurisht nuk ka para për naftëtarët, jo nuk ka. Kompanive të naftës, 60 milion euro ua fal detyrimet dhe nuk ua merr, ndërsa pak para që duhen që gra të nderuara, gra që janë robtuar në punë, me një shëndet të dobët për shkak të një pune të rëndë që kanë përballuar gjithë jetën, që kanë të bëjnë vetëm më bukën e gojës së fëmijëve, për ta nuk ka. Nuk kam çelës magjik thotë, çelësin magjik unë e kam vetëm e vetëm për oligarkët. Për ata ka çelës magjik, ka para, nuk preken, paguhen incerenatorët edhe ndërkohë që njerëzit janë në grevë urie.

Por sigurisht që për të gjitha këto situata nuk mund të ketë para dhe duhet ta kenë të qartë të gjithë shqiptarët, nga i pari te i fundit, që të drejtë që të thonë nuk e njohim mashtruesin Edi Rama nuk ka. Mashtrimet e tij janë aty, në çdo 4 vjeçar përpiqet të thotë mashtrimin gjigand të radhës, i cili nuk realizohet, nuk zbatohet kurrë, por shkon me idenë që këta janë ca njerëz që nuk kuptojnë e unë mund t’i gënjej. Sot jemi këtu, sot, nesër, pasnesër, ditën, natën, 24 orë për të demaskuar këtë bashkim negativ, të lig, të poshtër, tradhtar dhe anti atdhetar të gënjeshtrës, tradhtisë kombëtare dhe hajdutërisë shtetërore. Ju faleminderit të gjithëve!

Tags: aeroporteedi ramaPetrit Vasili

TË LIDHURA

Arrestohet 20-vjeçari që organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, kundërshtoi me forcë policinë gjatë shoqërimit
Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari që organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, kundërshtoi me forcë policinë gjatë shoqërimit

12:05 | 17/07/2025
Aksioni për sigurinë ushqimore, Tatimet: Në 3 ditë janë sekuestruar mbi 20 ton mall
Aktualitet

Aksioni për sigurinë ushqimore, Tatimet: Në 3 ditë janë sekuestruar mbi 20 ton mall

11:16 | 17/07/2025
Aksident në Durrës, 50-vjeçari me biçikletë përplaset nga makina nga një i ri dhe dërgohet në spital
Aktualitet

Aksident në Durrës, 50-vjeçari me biçikletë përplaset nga makina nga një i ri dhe dërgohet në spital

11:13 | 17/07/2025
Next Post
Maqedonia e Veriut me masa të reja kundër koron*virusit

Maqedonia e Veriut me masa të reja kundër koron*virusit

A do i kërkojë Metës të shpërndajë parlamentin? Ja si përgjigjet Basha

A do i kërkojë Metës të shpërndajë parlamentin? Ja si përgjigjet Basha

Rama: PD e bën ‘shtëpinë’ rrëmujë, PS vendos rregullin

Rama: PD e bën ‘shtëpinë’ rrëmujë, PS vendos rregullin

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Arrestohet 20-vjeçari që organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, kundërshtoi me forcë policinë gjatë shoqërimit
Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari që organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, kundërshtoi me forcë policinë gjatë shoqërimit

by mirseda
12:05 | 17/07/2025
0

Një 20-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Peqinit, pasi u kap duke ushtruar aktivitet të...

Aksioni për sigurinë ushqimore, Tatimet: Në 3 ditë janë sekuestruar mbi 20 ton mall

Aksioni për sigurinë ushqimore, Tatimet: Në 3 ditë janë sekuestruar mbi 20 ton mall

11:16 | 17/07/2025
Aksident në Durrës, 50-vjeçari me biçikletë përplaset nga makina nga një i ri dhe dërgohet në spital

Aksident në Durrës, 50-vjeçari me biçikletë përplaset nga makina nga një i ri dhe dërgohet në spital

11:13 | 17/07/2025
Vatra e zjarrit në Drenovë ende aktive/ 40 trupa të Forcave të Armatosura në terren, ndërhyhet edhe nga ajri me helikopterin Cougar

Vatra e zjarrit në Drenovë ende aktive/ 40 trupa të Forcave të Armatosura në terren, ndërhyhet edhe nga ajri me helikopterin Cougar

08:14 | 17/07/2025
Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:12 | 17/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com